18 Tetor 2021

Recensioni për librin në dorëshkrim “Mëshira” I, II të Ibush Reçicës

Shkruar nga Ferid Agani

Të shkruash libër për mëshirën si njërën prej kategorive më fundamentale etike në periudhën post-deontike të neoliberalizmit dhe modernizmit global që aktualisht po e jetojmë, ka paraqitë sfidë dhe reflektim të veçantë gjeniun intelektual dhe emocional të shkrimtarit të mirënjohur Ibush Reçica ndaj trendëve dramatike të degradimit etik e moral me të cilin çdo ditë është duke u ballafaquar shoqëria jonë dhe lirisht mund të themi qytetërimi mbarëbotëror.

Në këtë kontekst socio-psikologjik libri “Mëshira” I, ll  vjen si freski falë përpjekjeve të suksesshme të autorit që të pasurojë sferën njohëse të lexuesit përkitazi me mëshirën si njërën prej vlerave të sfondit të ndërgjegjes që sipas teorisë psikodinamike të funksionimit psikik paraqet njërin prej themeleve mbi të cilin ndërtohet personaliteti i njeriut.

Në këtë vepër autori bënë përpjekje serioze që duke ndriçuar aspekte të ndryshme të konstruktit poliedrik etik e moral të mëshirës njerëzore, t’ia mundësoj lexuesit të kuptuarit e saj më të plotë e më të drejtë si njërit prej aspekteve më fisnike të sjelljes së njeriut me rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe cilësinë e marrëdhënieve ndërnjerëzore si bazë e kohezionit social.

Duke vënë theksin në mëshirën si njërën prej vlerave esenciale të korpusit etik të funksionimit të njeriut, libri na mundëson që duke e kuptuar atë në mënyrë gjithëpërfshirëse si mënyrë specifike të marrëdhënies së njeriut me të tjerët dhe veten, të synon baraspeshën e domosdoshme ndërmjet funksionimit konjitiv, emocional e shpirtëror, duke siguruar kështu mbështetje të qëndrueshme për sigurinë, vetëbesimin, vetërespektin e vetëvlerësimin e tij.

Sqarimi i detajuar i marrëdhënieve komplekse të mëshirës në dimensione të ndryshme të funksionimit socio-psikologjik e më të ngushtë psikik të njeriut përveç se i ofron lexuesit informata të mjaftueshme për rëndësinë e funksionimit të tij moral e etik si qenie shoqërore i ndihmon atij edhe për të tejkaluar hendekun artificial, të cilin filozofia e dy shekujve të fundit e krijoi ndërmjet etikës së mëshirës dhe etikës së drejtësisë e të vërtetës, hendekut ndërmjet aspektit njohës dhe aspektit shpirtëror të njeriut.

Insistimi i autorit në rëndësinë polivalente të mëshirës si vlerë etike e morale e njeriut dhe ndërlidhjen e saj me aspekte të ndryshme të funksionimit të tij konjitiv, emocional e social vë në spikamë rëndësinë e kësaj vlere të personalitetit për të parandaluar proceset shkatërrimtare të dehumanizimit të shoqërisë njerëzore si në aspektin global, ashtu edhe në atë nacional e individual, që po rezultojnë nga dita në ditë me dukuri negative si të sëmundjeve të vartësisë nga drogat, vartësisë nga alkooli, vartësisë nga lojërat e fatit, trafikimi i qenieve të gjalla, pedofilia, vrasjet, vetëvrasjet, kriminaliteti, korrupsioni individual e institucional e deri te dhuna në familje.   

Kjo vepër me argumentimin e saj të detajuar dhe bindës paraqet edhe kontribut për filozofinë bashkëkohore politike, duke e rikthyer këtë kategori të anashkaluar etike në qendër të mendimit dhe diskursit politik.

Vënia në spikamë e domosdoshmërisë së harmonisë ndërmjet mëshirës dhe drejtësisë në diskursin socio-politik paraqet kontribut substancial për përparimin e mëtutjeshëm të debatit të mirëfilltë, përkitazi me rëndësinë e jashtëzakonshme të vlerave humane e shpirtërore të shoqërisë sonë në jetën institucionale e politike dhe me këtë rikthimit të baraspeshës tani më të prishur ndërmjet drejtësisë së domosdoshme institucionale e shtetërore dhe vlerave inherente etike e morale brenda trupit tonë kombëtar si dhe popujve e shteteve me të cilët bashkëjetojmë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)