28 Mars 2024

Reagim publik në lidhje me zgjedhjen e Guvernatorit

Reagim publik në lidhje me zgjedhjen e Guvernatorit

Drejtuar: Kuvendit të Kosovës, institucioneve tjera përgjegjëse dhe publikut të gjerë

Shkruar nga: Xhevat Meha - kandidat për Guvernator

Zhvillimet e punës së Panelit Përzgjedhës dhe proceset e lidhura me këtë  janë përcjellë në cilësinë e kandidatit për Guvernator gjë që më ka mundësuar të jam në dijeni të disa dobësive dhe shkeljeve ligjore. Konsideroj që bërja publike e tyre është në dobi të punës së Kuvendit të Kosovës, të institucioneve tjera përgjegjëse për këto zhvillime si dhe publikut të gjerë.

DOBËSIT E MENEXHMENTIT TË LARTË TË BANKËS QËNDRORE TË KOSOVËS (“BQK”)

Afati ligjor – Në bazë të ligjit mbi BQK-në, Guvernatori i ri do të duhej të emërohej brenda 60 ditëve kalendarike nga mbetja e vendit të lirë. Kjo nuk është respektuar nga Bordi i BQK-së dhe është shkelje e ligjit.

Mungesa e profesionizmit – Bordi i BQK-së dhe Bordi Ekzekutiv janë të dominuar nga individë akademik gjë që është shkelje e ligjit. Ligji mbi BQK-në kërkon që për këto pozita individët të kanë së paku 10 vjet pune profesionale ose akademike. Kjo do të thotë që për këto pozita së pari duhet të konsiderohen individët me përvojë profesionale dhe vetëm pastaj ata me përvoja akademike. Shtesa “ose përvoja akademike” zbatohet si plotësim në vendet ku mund të ketë mungesë të përvojave profesionale. Në vendet ku ka individë të mjaftueshëm me përvoja profesionale zakonisht përcaktohen për përvoja profesionale.

Ndershmëria – Ligji mbi BQK-në kërkon që anëtarët e Bordeve (Bordi i BQK-së dhe Bordi Ekzekutiv i BQK-së) të janë të ndershëm. Individët që pranojnë të emërohen në kundërshtim të ligjit nuk mund të janë të ndershëm dhe përben shkelje të ligjit.

Përgjegjësitë e menexhmentit të lartë të BQK-së për aferat nën hetime – Mediat kanë publikuar  një numër të aferave që lidhen me menexhmentin e kaluar dhe të tanishëm të lartë të BQK-së. Është raportuar se duke u hetuar janë Kryetari i Bordit të BQK-së dhe UD-Guvernatori ekzistues që njëherit është edhe kandidat i propozuar  Kuvendit për Guvernator ekzistues. Prokuroria është duke punuar dhe do ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë.  Disa persona  që janë tani  anëtarë ekzistues të menexhmentit të lartë kanë qenë memexhment i lartë edhe në kohën e këtyre aferave. Këta janë dëshmuar si të dobët në punën e tyre me që në një mënyrë janë bashkëpjesëmarrës të praktikave jo të mira.

Menaxhment i dobët – Menexhmenti i lartë ekzistues është dëshmuar si i dobët dhe jo profesional dëshmitë në vazhdim:
i)    Veprimi i këtij menexhmenti ka qenë reaktivë dhe jo proaktivë. Kjogjë është dëshmuar me veprimet/mosveprimet rreth zëvendësimit të Guvernatorit, veprimet/mosveprimet ne lidhje me problemet rreth menexhmentit në Bankën për Biznes dhe institucionit mikrofinanciar KEP si dhe veprimet/mosveprimet në menaxhimin e sistemit financiar të përgjithshëm të Kosovës (kjo do të shkoqitet më poshtë).
ii)    Kush i njeh financat e di që menaxhimi i sistemit financiar të një vendi ka të bëjë me monitorimin dhe të kuptuarit e tendencave, kaheve, trendëve etj. të treguesve ekonomik dhe financiar dhe me mbajtjen e disa ekuilibrave në mes të këtyre treguesve. Për të mbajtur këta ekuilibra, duhet që këto tendenca, kahe, trende etj. të kuptohen herët (me kohë), dhe të merren vendime në kohën e duhur (as ma herët e as më vonë), me masën e duhur (as ma shumë e as më pak), dhe në segmentin e duhur (aty ku duhet e jo aty ku nuk duhet). Marrja e vendimit me vonesë rezulton me një menaxhim të dështuar, siç ishte rasti me krizën e fundit financiare dhe pranimin e gabimit nga Alan Greenspan – Drejtor i Federal Reserves.

DOBËSIT E PANELIT PËRZGJEDHËS

Dobësitë e paraqitura më lartë të Bordit të BQK-së kanë prodhuar një Panel Përzgjedhës që punoi dobët, shkoqitur më poshtë.

Ndershmëria – Siç u përshkrua më lart, ndershmëria është obligim ligjor edhe për anëtarët e Panelit Përzgjedhës. Anëtarët e këtij Paneli u dëshmuan të pandershëm, arsyet në vazhdim. Në konferencën e parë dhe të vetme për shtyp të të datës 18 shkurt ky Panel, shfaqi si vijon: u  premtua transparenca e procesit, u shpallën kritere të përzgjedhjes, ku në mes tjerash ishte ndershmëria për të cilën do të konsultoheshin edhe agjensionet e pavarura, përgjigja në pyetjet e panelit intervistues, përvoja menaxheriale, njohja e gjuhës angleze si përparësi dhe mospërzgjedhja e kandidatit me “preferenca politike”. Asnjëra nga këto nuk dëshmua më vonë. Këto dobësi dhe dobësitë tjera të shkoqitura më poshtë dëshmojnë pandershmërinë. Nëse anëtarët e Panelit nuk japin dorëheqje, vazhdojnë me pandershmëri dhe kësisoj edhe shkelje të ligjit.

Trajtimi i paligjshëm i kandidatëve – Në bazë të nenit 38 të ligjit mbi BQK-në, Paneli ka qenë i detyruar që të gjithë kandidatët që kanë aplikuar dhe plotësojnë kërkesat e nenit 40 t’i ftoj në intervistë. Këtë të drejt u jep neni 40. Duhet sqaruar se ka dallim ne mes të versionit shqip dhe atij anglisht mirëpo versioni në anglisht sundon. Mos-thirrja e kandidatëve në intervistë është mohim i kësaj të drejte dhe shkelje e ligjit. Nëse ligji kërkon që të përzgjedhet kandidati më i mirë, eliminimi i një kandidati më të mirë gjithashtu është shkelje e ligjit. Përzgjedhja Kryetarit ekzistues të Bordit të BQK-së pa plotësuar kërkesat ligjore është po ashtu shkelje e ligjit. Fakti që janë ftuar për intervistë individë që janë nën hetime dëshmon që ose agjensionet e pavarura kanë dështuar në ofrimin e informatave ose Paneli i ka injoruar këto informata. Edhe kjo është shkelje e ligjit nga njëra nga këto palë.

Mungesa e profesionizmit tek kandidatët e përzgjedhur - Siç u shkoqit më lart, ligji kërkon përvojë profesionale. Përvojë profesionale është puna me standarde të caktuara profesionale (për të siguruar cilësinë) dhe të një kodi etik (për të siguruar ndershmërinë), zbatimi i të cilave mbikëqyret nga një institucion i pavarur profesional. Kandidatët ekzistues kanë zero ditë përvojë të tillë profesionale kurse autori i këtij shkrimi ka 15 vjet përvojë pune profesionale nga të cilat 5 vite punë e drejtpërdrejt me sistemin financiar të Mbretërisë së Bashkuar. Trajtimi i tillë i kandidatëve është shkelje ligjore.

Mungesa e pavarësisë – Puna e Panelit dëshmoi mungesën e pavarësisë. Të qenit i pavarur në gjykim dhe veprime është një nga parimet themelore të punës profesionale, punë e cila kërkohet me ligjin mbi BQK-në. Kandidatër e përzgjedhur për intervistim dhe kandidatët e dërguar në Kuvend janë ekskluzivisht individë të lidhur me BQK-në ose partitë politike,të tjerët  janë eliminuar plotësisht. Kjo dëshmon për varësinë e anëtarëve të Panelit nga lidhjet me institucionin ku punojnë dhe partitë politike.

Profili i kandidatëve të dërguar në Kuvend  – Njëri nga kandidatët është i preferuar i politikës dhe tjetri është nga menexhmenti i lartë ekzistues i BQK-së.
Duhet që të kuptohet drejt termi “preferenca politike”! Politika dhe njerëzit e politikës kanë preokupime dhe angazhime për të mirën e publikut, njëjtë sikur roli dhe funksioni i BQK-së. Ky term nuk i referohet kësaj pjese të politikës por pjesës së politikës që preokupim dhe angazhim i ka të mirat personale dhe grupore. Pse Guvernatori nuk duhet të jetë me “preferenca politike”? Sepse shkelet ligji, arsyet në vazhdim. Ligji përcakton se BQK është bankë, agjent fiskal dhe këshilltar i qeverisë. Kandidati që ka “preferenca politike” funksionalisht është pjesë e qeverisë/dorë e qeverisë dhe kështu e shndërron BQK-në në qeveria vet.

Kandidati nga menexhmenti i lartë ekzistues i BQK-së bart të gjitha dobësitë e paraqitura në këtë shkrim në lidhje me menexhmentin e lartë ekzistues të BQK-së.

Mungesa e transparencës – Edhe pse u premtua, nuk u dëshmua asnjë transparencë në punën e Panelit. Autori i këtij shkrimi nuk ka marrë asnjë njoftim në lidhje me aplikimin e tij edhe pse edhe me shkrim e ka kërkuar këtë. Tani krejt në fund dhe jo më herët, mediat raportuan se dy kandidatët e mbetur paskan edhe poena. Kurrë nuk është bërë publike se cilët matës kanë prodhuar poena që kanë eliminuar kandidatët tjerë dhe favorizuar këta të fundit. Matësit do të duhej të ishin objektiv (të matshëm) dhe jo subjektivë (të pamatshëm), kështu kërkon profesionalizmi. E pastërta bërtet “më shihni” kurse e papastërta bërtet “mos më shihni”.

Mungesa e debatit profesional – Gjatë periudhës mbi dymujore të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka patur asnjë debat profesional mbi konceptet, pikëpamjet dhe programin që bartin kandidatët. I tërë debati është kufizuar në procedurat ligjore të këtij procesi. Autori i këtij shkrimi së bashku me aplikacionin ka dorëzuar edhe program konkret (shih në www.luani.net) si kandidat për Guvernator mirëpo nuk i është dhënë rasti ta diskutoj.

DOBËSIT E SISTEMIT EKZISTUES FINANCIAR TË KOSOVËS

Për nevoja të këtij shkrimi, këtu do të shkoqitet vetëm dobësia qenësore për sistemin ekzistues financiar të Kosovës që është ofrimi i kushteve tepër të pafavorshme të kreditimit të ekonomisë. Norma mesatare e kamatave në qershor 2010 ishte 14.4% ku kreditë për biznes kishin kamatën 16.7% kurse shkalla e kredive të këqija ishte vetem 4.5%. Disa arsyetime se kjo shkallë e kamatave është për shkak të mos-funksionimit të shtetit ligjor nuk qëndron. Në bazë të një raporti studimor të Bankës Botërore, indeksi i sundimit të ligjit në Kosovë është i njëjtë me atë të Shqipërisë në -0.5. Shkalla mesatare e kamatave në kredi në Shqipëri në 2010 është në rreth 14.5% kurse shkalla e kredive jo-performuese (Non-Performin Loans) është në rreth 15%. Rezultatet e disa analizave tregojnë se kamatat në kreditë për biznes, nën rrethanat ekzistuese të Kosovës, pa rrezikuar sistemin financiar, do të duhej të ishin deri në 5% më të ulëta.

P.S. Ftohen institucionet përkatëse që në bazë të këtyre të informatave publike, të ndërmarrin procedurat ligjore dhe të tjera në bazë të kompetencave që kanë.

Autori është Kontabilist i Çertifikuar dhe Revizor i Licensuar nga Mbretëria e Bashkaur. Më tepër të dhëna mund të gjenden në www.luani.net
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)