24 Shtator 2021

Raport skandaloz që përpiqet ta dëmtojë imazhin e Kosovës

Shkruar Delfin Pllana

Raporti i prezantuar së fundi nga z.Dick Marty, politikan nga Zvicra dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, me akuza se UCK-ja dhe udhëheqësit e saj ishin përfshirë në trafikim me organe njerëzore është pjesë e një kampanje më të gjerë për ta njollosur imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për t’i penguar përpjekjet që Kosovarët i kanë ndërmarrë në dekadën e fundit për ta ndërtuar shtetin demokratik dhe funksional të Kosovës. Raporti është i mbështetur në përshkrime të pabazuara të cilit i mungojnë fakte.

Duhet të kihet në mend se Dick Marty njihet ndërkombëtarisht për qëndrimet e tij kundër ndërhyrjes së NATOs për të parandaluar gjenocidin që po ndodhte në Kosovë më 1999, dhe se po ashtu njihet si kundërshtues i pavarësisë së Kosovës.

Prezantimi i këtij raporti të fabrikuar e të pabazë për fakte joekzistuese dhe akuzat të cilat nuk janë konfirmuar nga drejtësia ndërkombëtare, në kohën kur Kosova po kalon në një periudhë të rëndësishme të shtet-ndërtimit me vizion drejt integrimeve Euro-atlantike, qartazi ka për qëllim ta njollos imazhin e Kosovës dhe të arriturat e saja pozitive.

Ky raport skandaloz është i drejtuar kundër qytetarëve të Kosovës të cilët kanë kaluar kohë të vështira në të kaluarën jo të largët, është i drejtuar kundër udhëheqësve të saj të cilët kanë punuar shumë në dekadën e fundit për ta rindërtuar Kosovën dhe për ta përgatitur për të ardhmen Euro-Atlantike, është i drejtuar kundër komunitetit ndërkombëtar i cili ka investuar shumë në Kosovë, por mbi të gjitha është i drejtuar kundër të ardhmes së Kosovës.

Akuzat e prezantuara në këtë raport janë hetuar disa herë nga institucione kredibile lokale dhe ndërkombëtare, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY), UNMIK-u dhe EULEX-i, dhe në të gjitha rastet rezultati i këtyre hetimeve dëshmon se këto akuza kanë qenë të pabaza. Hëpërhë, një raport i hartuar nga pesë ekspertë ndërkombëtar të ICTY më 2004 dëshmon se hetimet nuk kanë nxjerrë dëshmi përmbajtësore se krime janë kryer në vendet e supozuara të krimit.

Gjithashtu, z.Svetko Kovac, shefi i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Serbe, i tha medieve të Beogradit para disa ditësh se shërbimi që ai kryeson nuk posedon me fakte që do të mbështesnin akuzat për trafikim organesh të prezantuara në këtë raport. 

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë ftuar institucionet relevante ndërkombëtare që t’i hetojnë këto akuza dhe njëherë e përgjithmonë ta mbyllin këtë cështje.

Ky raport është shumë destruktiv dhe përpiqet që ta destabilizoj rajonin, në një kohë kur i tërë rajoni është duke bërë përpjekje maksimale që të lëviz përpara me reforma në vendosjen e rendit dhe ligjit, modernizimin e ekonomive dhe në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, me qëllim përfundimtar për t’u bërë pjesë e Unionit Europian. 

Si i tillë, ky raport duhet të dënohet ashpër nga bota demokratike.

Deri më sot Republika e Kosovës është e njohur nga vendet që përbëjnë 2/3 e ekonomisë globale, më shumë se 80% e vendeve anëtare të EU-së, mbi 70% e vendeve anëtare të Këshillit të Europës, 60% e vendeve anëtare të OSBE-së dhe një numri të konsiderueshëm të vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike dhe Ligës Arabe. 

Së fundi, GJND-ja rikonfirmoi ligjshmërinë dhe legjitimitetin e shtetit të Kosovës, duke konfirmuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën e aplikuar ndërkombëtare.

Sot Kosova përbën një shoqëri multietnike ku Kushtetuta e Kosovës është e bazuar në Propozimin Gjithpërfshirës për Statusin e Kosovës të Presidentit Ahtisari, i cili u jep minoriteteve, dhe në vecanti minoritetit Serb, nivel të lartë të mbrojtjes dhe të të drejtave, dhe diskriminim pozitiv.

Gjithashtu, janë vendosur mekanizma, të mbikëqyrur edhe nga prezenca ndërkombëtare në Kosovë, të cilat u mundësojnë atyre që t’i ushtrojnë liritë e tyre në kapacitete të plota. Institucionet e Kosovës kanë punuar shumë për t’i përshtatur ligjet me Acquis Communitaire dhe, gjithashtu, reforma të rëndësishme strukturore, institucionale dhe gjyqësore janë ndërmarrë së fundi.

(Autori është Zv.shef i misionit diplomatik të Kosovës në Hungari)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)