26 Prill 2024

Ramazani shans për tregtarët

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Duke ua bërë për hajr Muajin e bekur Ramazan konsumatorëve - besimtarë të fesë islame dhe duke i shprehur komplimente të sinqerta konsumatorëve – besimtarë të religjioneve tjera për urimet, mirëkuptimin dhe përkrahjen tradicionale, do t i qasem çështjes së sigurisë së artikujve ushqimor, më shumë nga aspekti i respektimit të ndjenjave fetare, duke dashur t i marr në mbrojtje konsumatorët - besimtarë islamë të cilët, në këtë muaj Ramazani po përpqien të dëshmojnë devotshmërinë ndaj Krijuesit, ndaj All llahut xh.sh.

Dikur kishte esnafë të cilët në ushtrimin e biznesit udhëhiqeshin  nga kultura, kodeksi, etika ose nga normat e të bërit biznes; Udhëhiqeshin nga rrespekti për Krijuesin, Zotin, All llahun ja Perëndinë; Ia kishin frikën Ligjit ose Gjyqit; Por, ia kishin frikën edhe marres, turpit…” mos me u bo hor me dynjanë “; Dhe, të gjitha këto reflektonin autoritet në familje e shoqëri. A vlejnë sot të gjitha këto, ose të paktën njëra?

Shiquar nga gjendja në treg - nuk do të thoja se jamë i sigurtë. Në gjithë Botën gjatë festave respektohet  më shumë konsumatori, i bëhet një shërbim i veçantë dhe pritet e përcjellet me dhurata ?! Kjo Botë është edhe e krishterë, është edhe Myslimane, është edhe Jahudite, është edhe Budiste, është edhe…

Këtu te ne, në Kosovë, të njohur për nga besa e mikpritja – ndodhë shumë pak: Jemi fetarë ose jemi të pa fe?!

Ndodhemi në Muajin e Bekuar Raamazan, është një muaj Feste e Obligimi për komunitetin islamë i cili kështu ia shprehë dhe ia dëshmon devotshmërinë Krijuesit. E çfarë bëjmë ne, çfarë bën shoqëria, çfarë bëjnë tygjarët?

Nga përgjegjësit, nga mekanizmat e mbikqyrjes e të inspektimit të tregut të produkteve, mallrave e shërbimeve akoma  nuk mora  përgjigje lidhur me bukën për tost që fyen ndjenjat fetare – në veçanti tash në Muajin e Bekuar Ramazan?! A thua, edhe mekanizmat edhe mediumet iu nënshtruan presioneve ? A thua aq i vockël qenka konsumatori taksapagues – pagues dhe punëdhënës i të gjithë këtyre të cilët ( të paktën ) dine të bëjnë be në Zot dhe e kanë për detyrë të kujdesen për konsumatorin qoftë besimtarë i cilit do religjion ose atesit?!

A ia vlenë pra, në këto rrethana të bëj edhe një shënim, të ngris zërin edhe për diç?

Do të provoj. Po e them zëshëm të vërtetën se vazhdon avazi i shkarkimit të rezervave të grumbulluara mes dy Muajve Ramazan, i shitjes së tyre me e pa afat, me e pa cilësi, me e pa kontrollë: Hurma të skaduara ose në prak të skadimit paketuar në Kosovë ( që më “ frymëzuan e mi krruan gishtat “ për të shkruar); Ullinjë “ notues “; Asortiment i pa deklaracion; Pitalka Ramazani me peshë e cilësi të diskutueshme, të pjekuira e të papjekura; Vajra ushqimi që tmerrësisht dallojnë nga deklaracioni; Artikuj ushqimor që “ ruhen “ në kushte jasht standardeve dhe përshpejtojnë skadencën para afatit; Ushqime që ofrohen në rrugë e nën ndikimin e pluhurit, gazrave të automjeteve dhe që pjeken nën rrezet e forta të diellit; Shumë artikuj të skaduar e me afate të rishtypura; Domate të “ pjekura “ artificialisht; Miell i klasit “ ZH “ i tejngopuir me aditive për t i mbuluar mangësitë e cilësisë; Lëngje ( aq të preferuara nga agjëruesit për ta freskuar e “ shpëlarë “ shpirtin “ ) përplot “sheqer, shije, e arome artificiale që nuk e kanë parë frutin as në foto; Mish mashtrues me drita neoni që ta bëjnë “ me hongër për s gjalli “, mish nga kafshët ja shpezët e “ rritura “ me hormone, me antibiotikë, me mgordhësira ose me bimë gjenetikisht të manipuluara; Kaçika “ turshi “; Shumë artikuj ushqimorë që fyejnë ndjenjat fetare ( Me këtë rast do t i veçoja vetëm ( përveç bukës së trajtuar më pare e më lartë ) bonbonat dhe llokumat zhelatinoz të cilët përmbajnë aditive / emulgatorë që nuk janë HALLALL ); Reklama mashtruese, ofenduese e që prekin thellë dinjitetin e konsumatorit; Çmimet e ngritura për “ t ia lënë fajin ndikmit të reciprocitetit “…?!

Këtu do ta përmbyllë për të vazhduar me “ dialog “ me një përfaqësues të BIK-it i cili deklaroi publikisht se nuk dihet a kanë ose nuk kanë ato produkte përbërës JO HALLALL ?! Për të ditur “ Kur ani famëlartë “ na udhëzon të lexojmë dhe të këshillohemi me ata që lexojnë, që dijnë ose që kanë përvojë. Dalja para besimtarëve me përgjigjen: NUK DIHET nuk është HALLALL ?! Besimtarët e meritojnë e ne e kemi obligim t i informojmë, t i mësojmë, e t i  këshillojmë besimtarët.

Po. Është shumë e vërtetë, është e konstatuar dhe nuk është fshehtësi ( sepse në deklaracion qëndron emri i aditiveve / emulgatorëve me shifër të veçantë që specifikon përbërës JO HALLALL ). Një përgjigje e tillë dëshmon se BIK-u akoma nuk është i përgaditur të ballafaqohet me problemet me të cilat e sfidon tregu ?! Nëse është problem fakti se këta tygjarë janë edhe donatorë atëherë edhe ky “ donacion “ duhet të shqyrtohet nga aspekti i të qenit Hallall?!

Konsumatori duhet të kujdeset më shumë për vehten e mos t i besojë symbylltas tygjarëve, ndërsa mekanizmat e mbikqyrjes e të inspeksionit të tregut të prodhimeve, mallrave e shërbimeve duhet të jenë më aktiv, pa marrë parasyshë se a besojnë ose jo në Zot.

Është me rëndësi se shumë kush që ndanë për taksa e tatime e për rrogat e tyre BESON NË ZOT dhe e meriton t i mbrohen të drejtat, intereset dhe dinjiteti – pa u detyruar të trokas në dyert e tyre. Sepse punët, detyrat dhe obligimet zyrtare / profesionale të tyre i kanë pranuar e nënshkruar në kontratë dhe i kanë të njohura nga ligjet në fuqi që duhet zbatuar!

 
                                                                                                                  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)