19 Tetor 2021

Qeveria Thaçi 2, vërtet unikate në rajon

 E vërteta zhytet, por nuk mbytet (proverb shqiptar) Shkruar nga Zejdush Kastrati

Nuk është vetëm në seancën e fundvitit që shkoi, e njëjta deklaratë e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili para mediave dhe opinionit të gjerë, pa kurrfarë hezitimi, deklaroi se Qeveria që ai drejton, e në veçanti Thaçi 2, është Qeveria me stabile dhe më e suksesshme në rajon e më gjerë, dhe edhe me këtë rast, përmendi shumë rezultate pozitive, që sipas tij, ka bërë kabineti qeveritar që ai drejton.

Bile në këtë seancë, nuk e la askend tjetër nga kabineti qeveritar që lavdëroi, as të prononcohet apo deklarohet, por pa një pa dy, anashkaloi edhe pesë pikat e rendit të ditës, për këtë senacë të fundvitit, dhe ate e shpalli të mbyllur ”express”.

Kësaj radhe, nuk pati as prononcime, si herave tjera, që mbante ”meraklia”, dhe “sevdalia” prof, Hajra, në sallën e konferencave, por ftoi mediat, në një koktej rasti, të organizuar për këtë fundvit për mediat, dhe kuptohet, edhe aty nuk munguan batutat, por edhe disponimi që kishte kapluar Kryeministrin atë ditë!

Gjatë dollis, u tregua shume gjentil, i afërt me gazetarë, por me “kunja”, e që të shumtën e rasteve, ata, ishin që i imponoheshin dhe kërkonin edhe të fotografoheshin,por ajo që mendoj, se ia vlen të ceket, ishte, se në një pyetje që iu parashtrua, se gjatë këtij viti që lamë pas, dallimi më i madh, që vërehet tek Kryeministri, është, se është thinjur shumë, përgjegjja e tij ishte shumë konkrete: ”Me kënd po rri, dhe i kam afër, pak jam thinjur…”

Cila është e veçanta e Qeverisë Thaqi 1 dhe 2?

Se kjo Qeveri, është e veçantë, në rajon dhe më gjerë, është një fakt dhe dëshmi që nuk mund të kontestohet, sepse vërtetë, është e vetmja që nuk menaxhon me gjithë territorin e shtetit të shpallura para tre vitesh,se është e vetmja dhe e veçanta në rajon dhe më gjerë, që nuk pyetet kur në të futet” edhe maca edhe kuca”, sic shprehet baca Adem, edhe kjo qëndron, se është unikate, në rajon, sepse në këtë shtet, pos kësaj qeverie, veprojnë edhe strukturat ilegale të një shteti tjetër,edhe kjo është një e vërtetë, po ashtu kjo qeveri dallohet nga qeveritë tjera në rajon, sepse nëpër rrugët e këtij shteti, e cila deklarativisht, thuhet se qeveriset nga kjo qeveri, qarkullojnë vetura të një shteti tjetër që nuk të njeh dhe të provokon e krijon probleme të mëdha,pastaj, është qeveri, e cila, në krahasim me qeveritë e rajonit, dallohet dhe prinë, sa i përket aferave korruptive dhe krimit të organizuar, është qeveri që në krahasim me qeveritë e rajonit, në këtë kabinet ka persona, që janë angazhuar dhe deklaruar publikisht kundër  këtij shteti dhe me një të kaluar të dyshimtë,është qeveri, e cila në krahasim me qeveritë tjera të rajonit dhe më gjerë, që nga gjithë zëvendëskryeministrat, ministrat e zëvendësministrat asnjëherë, dhe në asnjë rast, nuk kanë treguar as më të voglën fuqi elementare të dinjitetit në raport me Kryeministri.

Gjithashtu,kjo Qeveri, dallohet shumë edhe në raport me Qeveritë tjera në rajon sa i përket numrit megaloman të zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave…

A bëhet dhe mbahet shteti me deklarta?

Nuk është shumë tragjike të thuash se nuk mund ta beshë një punë të cilën e ke pranuar, apo  e cila të është besuar, ose e ke marre obligim për ta kryer, dhe nuk mund ti dalësh zot, nuk është po ashtu shumë tragjike të thuash se janë këta faktorë apo shkaktarë, që nuk po të lejojnë t'i mbesish besnik fjalës apo betimit të dhënë, dhe t'i numërosh shkaqet apo arsyet reale pse nuk po mundesh të pengosh një sjellje apo veprim i cila po të dëmton edhe ty por edhe të tjerët që përfaqëson, por gjithashtu nuk është shumë tragjike edhe sikur të pranosh se është preferencë e miqve ndërkombëtarë edhe për këso veprime, që mund edhe të mos jenë të pranueshme, por…

Por, është shumë tragjike dhe e dëmshme kur nuk e thua të vërtetën dhe manipulon me popullin dhe merr përgjegjësi e lëshon deklarata se je ai që “jep leje”, që ke marrë ”garanca të forta”, se ke qasje në çdo cep të Kosovës, e në anën tjetër ndodh e kundërta, gjë që jo vetëm që dëshmohet se nuk je pyetur, por del se “çështja e garancive” është një “fontanë dëshirash” apo vetëkënaqësi që do të dëshiroje të ndodhte, kurse sa i përket veriut, po dihet dhe po shihet se ai territor tash për tash është “shtet ne veti”.

Pse sillet kështu Kryeministri?!

Në kontinuitet, Kryeministri aktual Hashim Thaçi, për një pjesë të madhe të opinionit kosovarë, ka një bagazh të fuqishëm dhe pozitivë, sa i përket personalitetit, punës dhe angazhimit të tij, që nga koha rinore e deri sa erdhi në postin e Kryeministrit, (me siguri koha në vazhdim,por edhe historia do të tregoj) përkatësisht, personit më të fortë në Kosovë.

Ishte pjesë e lëvizjeve studentore, pastaj e veprimtarive ilegale për çlirimin e Kosovës në diasporë, formimit të dhe luftës së UÇK-së, Rambujes, Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe shumë proceseve tjera me rëndësi për vendin dhe kombin dhe ndihma,kontributi dhe sakrifica e tij ne këtë drejtim është e pakontestueshme,por gjatë qeverisjes Thaçi 1 dhe Thaçi 2, në veçanti regrutim afër veti njerëz me hipoteka të dyshimta,pastaj jo profesional, vasal, servil e hipokritë, të përfolur për afera, janë disa nga defektet më të mëdha, dhe mangësitë që i kanë kushtuar dhe do t'i kushtojnë shumë, edhe në të ardhmen në karierën e tij politike.

S'ka dilemë se askush gjithnjë nuk ka kaluar jetën në politike, e në veçanti në Ballkan, nga skena politike liderët ndërrohen brenda natës,gjë që është dëshmuar edhe me shumë ish lider të rajonit, ndaj është një bindje e imja se Hashim Thaçi, kryeministër aktual, do të vij koha shumë shpejt, kur do të thotë siç është një thënie popullore”Kuku nënë çka i bana vetit”.

Por edhe një gjë dihet botërisht. Sikur, afër veti Hashim Thaçi të kishte, ata që vërtet e respektojnë, e duan atë dhe vendin, situata do të ishte ndryshe, në raport edhe me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova , dhe pasi që hë për hë Kryeministri, është ngritur shumë lartë, edhe rrezuesra e tij eventuale,kur do të ndodhë,do të ishte, me më pak pasoja, e me më pak dhimbje.

Megjithatë, Kryeministër, kështu ke dashur dhe zgjedhur vet, andaj mbaju e qëndro sa të mundesh, por kuptohet, nëse mundesh, dhe të lënë…

Zoti të ndihmoftë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)