16 Prill 2024

Qeveria serbe, investoi në ëndrra

Bekim Haxhiu-Kamishi

Problemi i veriut të Kosovës është problem i cili  gjenezën e ka nga regjimi i kaluar  Serb i cili  në vitin 1987  themeloi komunat veriore te Zveqanit dhe Zubin Potokut si parapërgatitje për  ndarja te Kosovës në moment të caktuar nga regjimi i kaluar serb që në këtë vend solli shumë vuajtje dhe pikëllim edhe qeveria e tanishme e Serbisë e ka pas të vështirë të heq dorë nga ajo politikë e ndarjes se veriut, andaj edhe investoi në këtë ëndërr duke financuar strukturat kriminale në veri. Dhe kjo per Serbin mbete vetme ëndërr e pa realizuar si shumë te tjera.

    Ky problem nuk u zgjedh as me përfundimin e luftës , autoritete e Kombeve të Bashkuar  UNMIK-u si autoritet me suprem nuk arritën që atë pjesë të Kosovës ta vënë në kuadër të rendi dhe ligjit ata lejuan  funksionimin e  strukturave  paralel sot të identifikuar si strukturat kriminale që  mbajnë peng përkohësisht lirin  e lëvizjes të qytetareve, të NATO-s  dhe EULEX-it në Veri. 

     Prej  vitit 1999 UNMIKU Veriun e Kosovës kishte tentuar ta për një kohë të gjatë problem te heshtur, e qe u shndërruar ne oazë të krimit dhe përfitimeve te strukturave Kriminale të mbështetura nga politika e Beogradit.

       Qeveria e Serbisë investoi legalisht dhe ilegalisht  në këto struktura kriminale që  të bëjnë presione të vazhdueshme mbi popullatën shqiptare për të pastruar etnikisht veriun e Kosovës , . kishte organizuar blerjen e pronave të shqiptareve në veri të Kosovës, përmes po të njëjtave struktura kriminale që sot  kanë vendos  barrikada në rrugë.

          Falë vendosmërisë së banorëve të pjesës veriore për të qëndruar në vatra e tyre të cilët janë patriotët të vërtet ,  bashkë me ata qe në vazhdimësi i mbështeten Ata  ,  plani i Serbisë për pastrim Etnik të asaj pjese  dështoi.

Nuk e them këtë për meritrokraci ,  por ky  plan i Serbisë nuk dështoi pse dikush po fishkëllon, e pështjellon,  e rrokullis kamion në  jug të Kosovës, por  për shkak se mbi 5600 banorë shqiptarë që jetojnë sot në veri u mbështeten dhe nuk u lanë të vetëm në ditë shumë më  të vështira se këto sot dhe nuk u përdorën për përfitime politike siç ndodhi kohëve të fundit  nga lideri i VV i cili njëherë shkoi deri në çajtore te Samis në Lagjen e Boshnjakeve që është në fillim të veriut dhe pastaj filloi me aktivistët e tij me akuzua e pengojuar të tjerët, është mirë që në që kemi qenë me mijëra herë  të  bashkëqytetaret dhe familjaret tanë në veri nuk e kemi ndjekur logjikën e zotit Kurti , ngase se veriu çdoherë ka kërkuar unitet të veprimit jo përçarje. 


Shikuar situatën nga prizmi real prej se PDK dhe Hashim Thaçi ka ardhur në krye të qeverisjes, prej viti 2008 kemi një situatë të re të krijuar në veri të vendi, për herë të parë nga Qeveria e Kosovës investohen në atë pjesë. Investime që i potencoi kryeministri i nderuar, andaj unë nuk po i përmendi.
 
Pas viti 2008 është ndalur shpërngulja e shqiptareve nga veriu ne jug dhe tani kemi kthimin  banorëve nga jugu ne veri.

       Veprimi shumë legjitim i Qeverisë së Kosovës më 25 korrik për vendosjen e sovranitetit  në pika 1 dhe 31 bashkë me profesionalizmin e lartë të njësive ROSU të mbështetura nga KFOR-i bënë që edhe dy kufijtë me veriore të Kosovës të vendosën në kontrollin e institucioneve shtetërore dhe të ndërpritet kontrabanda dhe kriminalitet atje , andaj sot  s’do mend se për këto veprime të qeverisë është normale që janë të shqetësuar   grupet kriminale qe përfituan në veri ,  por pse po shqetësohen edhe  disa në jug është pak e pakuptueshme apo deri diku edhe të kuptueshme.

Sot në piken 1 dhe 31 janë policët dhe doganierët e Republikës së Kosovës të mbështetur nga EULEX dhe KFOR-i  sot dihen qartë kufij e Kosovës dhe nuk ka grupim kriminal që mund të sfidoj KFOR-in dhe të  cenoj lirin e lëvizjes.

     Opozita do të duhej të  përshëndeste Koordinimin  e shkëlqyer të Qeverisë së Kosovës me Bashkimin Evropian, SHBA, NATO dhe faktorëve tjerë ndërkombëtarë  për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri e jo të bënte veprime adoleshente  jo serioze dhe të acaronte raportet me ambasadoret e shteteve mike, kjo hipokrizi e disave nga opozita shkon deri aty  që në këtë situatë kur po vendosej sovraniteti ne veri ATA kërkuan   dorëheqje e Qeverise. Cili ishte qëllimi i nje kerkese të tillë politike, që të prishet  bashkërendim i veprimeve me faktorin ndërkombëtar,  apo me krijuar një vakum institucional në Kosove që të blihet kohë për Serbinë dhe strukturat kriminale në veri, që të këndellen karshi situatës së palakmueshme në të cilën ndodhen.

     Kur disa nacional adoleshenteve ju bashkohen në kritika edhe ata të cilët ishin në pushte para viti 2008 dhe nuk bënë asgjë për veriun, vërtet është shqetësues një mosmirënjohje  e tillë për rezultatet e arritura në veri dhe seriozitetin veprimit të Qeverisë dhe të faktorëve ndërkombëtarë  në atë pjesë.
    
      Cilësia më e ultë e çdo individi në këtë botë është mosmirënjohja dhe kur kjo behet në mënyrë institucionale atëherë interesat shtetërore dëmtohen rëndë
       Interesat shtetërore Sot goditen  në emër të nacionalizmit e të patriotizmit  Kosova - shteti ynë njolloset e nuk njihet edhe nga pjesëtar të këti parlamentit ,
 të cilët përfaqësojnë një ideologji dhe politike rakcionare , e cila i vë interesat e veta të ngushta klasore mbi gjithçka, duke i paraqitur si interesa të të gjithë kombit pseudopatriot të cilët as gripin e patriotizmit nuk kanë kaluar.

Sot në emër të nacionalizmit rrokullisen kamion ditën ndërsa plaçkiten natën nga po të njëjtit.
Andaj detyrohem të  ua shpjegoi domethënien e fjalës patriot.
Ai që do atdheun dhe popullin e vet dhe që u shërben atyre me besnikëri, ai që lufton me vetëmohim për të mbrojtur interesat e vendit e të popullit të vet .
  
Këto ideale ngritën me trung familjar  familjar patriotik, me një kontinuitet angazhimesh e veprimesh ne etapa te historise,  duke filluar nga lufta e fundit, ajo  të Shaban Polluzhes, e Azem Bejtës etj. 


Eshte ofendim për të bërë krahasime të tilla per Terrnavcin i cili ka dhen 4 deshmor 48 ushtare në luften e fundit, ndersa 16  luftetarë ne luften e Shaban Polluzhes, ndersa ne luften e azem Bejtes i dha dy legjenda Bajram e Xhem Terrnvcin.
  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)