24 Shtator 2021

Pse të zhgënjyer

Shkruar nga Zejdush Kastrati

 N.T :Heq dorë nga dituria dhe nuk do të dish pë vuajtje !
                                                                      (Lao-Tse)

Me protagonistin e këtij shkrimi për herë të parë u takova ,  aty rreth vitit 1987, në një  ndejë  në Prishtinë, përkatësishtë në një takim me rastin e promovimit të nje libri në një lokal  hotelier.

Pata pasur rastin, që  edhe më herët të lexoj shkrimet  e tija në  një revistë javore mjaftë të lexuar atë kohë, dhe të them të drejtën ,pasi që unë veproja si korespondent nga provinca, ia kisha lakmi edhe për temat që trajtonte , por edhe  guximin  dhe  shkathtësinë për të “kapur “tema, që atë kohë, por edhe sot, mëndoj se  benin “bum’ ne opinionin kosovar.

Edhe në këtë takim rasti, më la përshtypje  për njohuritë që dispononte , por dhe qëndrimin për rrjedhat aktuale të asaj kohe, dhe dorën në zemër, ia  kisha zili, për pozicionimin  e tij,  shumë parimor, karshi  atij realiteti  që mbretronte atë kohë.

Nuk shkoi shumë kohë,  dhe pikërishtë për shkak të këtyre qëndrimeve , fillimisht u diferencua  nga pushteti i asaj kohe, e më vonë edhe  u arrestua e vuajti disa vite burg.
Por, edhe nga burgu kur doli,  si me shkrimet që  publikonte herë pas here, ashtu edhe në takime  me kolege e miqë , ishte  ai “i vjetri” dhe nuk lente përshtypjen se ishte “thyer moralisht”, por gjithnjë, deklarohej, se  do të bëhët mirë dhe se nuk ka  solucion tjetër pos që  Kosova do të fitoj.
Gjendjen materiale   e kishte të vështirë ,por, pasi që  pothuaj gati  të gjithë kosovarët, për shkak të atij regjimi    të egër ,ballafaqoheshin me skamje , andaj nuk ishte për tu habitur pse  edhe Ai nuk kishte  shtëpi, veturë  apo bënte  ndonjë jetë për tia pasur lakmi.

Banonte në një banesë private, me qira, në të dalë të Prishtinës ,dhe edhe martesen e pat ba “të vonshme” dhe edhe feminë e parë si prind, e përjetoi pas viteve të 9o ,përkatësisht në kohen  kur Kosova qeverisej  nga pushteti apsolut sërbë .

Deri  me luftën e fundit, gjegjësishtë,me bombardimet e Nato-së, shumë shpesh takoheshim ,herë në Gjilan kur vinte  tek të afërmit e tij, e herë- herë në Prishtinë, dhe  nuk kam pasur rastin asnjëherë(po e përsërisë) asnjëherë,  ta dëgjoj,  duke u ankuar se  pendohet  për sakrificën, angazhimin  dhe qëndrimin, (shumë parimor),  që kishte treguar gjatë atyre viteve.

E vetmja  gja, që mund të dallohej nga viti në vit,  ishte se e kishte shtuar  volumin e pirjes së duhanit,por edhe flokët kishin filluar “të ndrronin” ngjyrën.

Pas lufte, si  gjithë  kosovarët, ishte shumë optimistë.Pasi që, siq deklaronte edhe më herët , të vetmin “zanat” e dinte gazetarinë  dhe krijimmtarinë letrare, ishte i bindur, se do ta gjente vehten dhe se do të stabilizohej  ai vet,  por edhe familja tani 5 antarëshe, dhe do të  mund të gëzonte “lirinë” e shumëpritur.

Ia filloi punës  në një medium, pastaj në një tjetër..., dhe  për dhjetë vite nuk arriti ta gjej”vehten”  dhe të adaptohet ,por gjithnjë  i përbuzur dhe nëpërkëmbur, në radhë të parë i zhgënjyer me  situatën e rëndë morale  e politike  që po përjetonte Kosova,  besa edhe i  zhgënjyer me shokë e miqë të dikurshëm, por edhe gjendjes së rëndë ekonomike në familje, alkoholi dhe jeta në kafene  kishte  filluar ti bëhëj rutinë dhe  “ushqim” i  përditshëm i tij.

Hiq më largë, se  para disa ditësh, kur e takova  në një lokal afër Fakultetit Juridik, pos zhgënjimit që më shfaqi për shumëcka që po ndodh në këtë Kosovë, befasia  dhe ajo që ishte  shumë shqetsuese, ishte  rrefimi i tij, kur  tha dicka që nuk e pata dëgjuar asnjëherë para vitit 2ooo, pra para lufte. “Me beso” më tha.

“Unë për vehte nuk po brengosem fare.Ka shkuar e shumta dhe ka mbetur e pakta.  Nuk po e ndiej vehten mirë edhe  me shëndet dhe  skam cka baj ma,por po me vjen keq për femijët e mijë të cilët nuk po kanë mundësi të gëzohen si të tjerët. Nuk po e them se po kam dëshirë, por  prej zemrës së plastë, po e them se  kisha dashur që  fëmijët të më bëhën hajna. Ndoshta , vetëm të tillë, mund të krijojnë pasuri dhe të jetojnë e  adaptohen në këtë realitet, në të cilin po jetojmë. Po e them, me bindje se kjo nuk mund ti ndodhë femijëve të mijë , sepse ata janë të edukauar në atë frymë , që edhe sot në këto kushte që po jetojnë, sikur të gjenin ndonjë  euro në shkollë, do ta tregonin  para mësuesit,në shtëpi para nanës, apo rrugë para policit.... , por jam shumë i brengosur për fatin e tyre ,andaj po shfryhem”.

”Nuk e kam menduar kurrë se Kosova dhe ata  që e qeverisën  këto 12 vite ,do të sjellin  në këtë gjendje. Me keqardhje, po e them, se nuk po ia vlen edhe me shkrue e kritikue ma  . Kot janë të gjitha si duket Kosova është vend i mallkuar..... Sdi pse “?!
Cka të thuhet  e shkruhet më tepër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)