19 Prill 2024

Pse ta festoj Vitin e Ri pagan

Shkruar nga Zenel_Latifi

Të mendosh për gjëra të mëdha është një gjë që e bëjnë njerëzit e mëdhenjë, sepse ata të vegjëlit vazhdojnë me iluzione dhe me ëndërrat e tyre të parealizueshme.

Më e mira prej të mirave është të jesh njeri i matur dhe mesatar, domethënë të gjesh “mesin e segmentit” dhe të mbash baraspeshën e saj, sepse nëse anon kah njëra prej tyre atëherë ajo do të lëkundet.

Çfarë dua të them nuk mund të përshkruhet me shkronja e as me fjalë, sepse ato fjalë janë që dalin njëra pas tjetrës dhe më duket se nuk mbarojnë kurrë!

 Tani shekulli 21, periudhë e “civilizimit”, modernizimit dhe intelekutalizmit, por çfarë po e dallon këtë kohë nga ato më të hershmet!?

Disa po thonë se tani është shfaqur globalizimi! Mirë, por a do të ma imponojnë që unë të mbulohem me traditat e tyre, me zakonet dhe me injorancën e tyre! Mundohen ta bëjnë atë, por unë me zemër, me shpirt dhe me gojë do ta kundërshtoj atë, derisa të vazhdoj të shkel mbi këtë tokë.

 Dëgjoj gjëra shumë neveritëse, kinse ne muslimanët qenkemi ekstremista! A mos qenkan  ekstremista ata që bëjnë mirë, sillen me butësi dhe i bien në sexhde Zotit të tyre!? Si mund të jetë i tillë ai që bën mirë dhe ec në tokë pa asnjë pike mendjemadhësie! Vërtetë All-llahu i do bamirësit! All-llahu në Kur’anin Famëlartë thotë: “Me të vërtetë All-llahu i do bamirësit”. [Bekare, 195].

Ekstremista janë ata që harxhojnë pa masë, e teprojnë në çdo punë, ashtu siç bëjnë pabesimtarët. Vie Viti i Ri, dhe çfarë bëjnë! Derisa me miliona njerëz barkun e kanë të zbrazët, goja e tyre është tharë për ujë dhe vdesin nga uria e nga etja, ekstremistat pabesimtarë vazhdojnë të shpenzojnë për gjëra të kota.

Me miliarda euro harxhohen për fishekzjarre, nga të cilat nuk ka kurrfarë dobie, përveç dëmeve marramendëse, ku dëgjojmë në media se shumë njerëz humbin jetën e shumë të tjerë mbeten të gjymtë, sepse kanë zgjedhur rrugën që nuk sjell asgjë pos harxhimeve, fatkeqësive dhe mëkateve. Kjo a nuk është ekstremizëm!?

Pikërisht kjo është ajo që ata e quajnë ekstremizëm. Ne ua argumentojmë këtë atyre me ajetin Kur’anor: “e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë” [Bekare, 190].

 Pse ta festojmë Vitin e Ri, kur ajo nuk ka baza në fenë tonë? T’i lëmë pabesimtarët le të vazhdojnë me bindjet e tyre të gabuara, sepse ata kanë zemra që nuk kuptojnë, kanë sy që nuk shohin. Ata nuk e pranojnë të vërtetën!

Pse? Sepse i gjetën paraardhësit e tyre duke i festuar këto festa! Pse a mos qenë ata të pagabueshëm!? Padyshim, ata janë në rrugën e gabuar. Por, ne të bëhemi të fortë e t’i kundërshtojmë në gjërat që janë gabim.

I Plotëfuqishmi thotë në Kur’an: E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): \"Pranoni atë që All-llahu e shpalli\"! Ata thonë: \"Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë\"!”. [Bekare, 170].

 Vërtetë Viti i Ri i ka rrënjët në paganizëm dhe ne nuk kemi pse ta festojmë atë. Ne në fund të çdo viti duhet të ndalemi dhe të mendojmë se “lumi” i jetës na e mori edhe një vit dhe se jeta jonë po na shkurtohet! Të llogarisim punët tona të mira dhe të këqia.

E mos të festojmë për një vit që u plakëm, që na iku nga dora jonë një pjesë e jetës tonë, e cila ka shumë vlerë, sepse me anë të saj e fitojmë të përherëshmen ahiretin tone të dashur, Xhennetin e All-llahut, të cilin po e kërkojmë nga i Plotëfuqishmi, nga Krijuesi i gjithçkaje, nga Ai, që kur emri i Tij përmendet zemrat tona rrënqethen e sytë tonë mbushen plot lotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)