26 Prill 2024

Pse familjarët e deshmorëve nuk ftohen në 100 vjetorin e Pavarësisë

Shkruar nga Avni Ukshini

Organizimi i festimit të 100 vjetorit të Shqipërisë, sipas mendimit tim organet përgjegjese të qeverisë se Shqipërisë dhe të Kosovës dhe po ashtu edhe të trevave tjera shqiptare duhet që tu bejnë fteza zyrtare familjeve të dëshmorve dhe Invalidëve dhe veteranëve te luftes për çlirimin e tokave të Shqipërisë që luftuan me vite te tëra.

Qeverit tona duhet te kenë ndergjegjje të plotë që t'ju bëjnë një organizim shtetror të përbashket për ta festuar në mënyrë të organizuar 100 vjetorin e Pamvarsisë të Shqiperisë Natyrale në Vlorë apo në Tiranë, dhe për tju dhënë medalje dhe mirënjohje këtyre kategorive të shenjta kombëtare , që nuk kursyen asgje për të vëtmin qëllim në mbrojtje të atdheut të nënës tonë Shqipëri.

Këto medalje apo mirënjohje të ju ipen nga shteti yn ëmë Shqipëria. Ky oraganizim kishte treguar afekt shum të mirë drejt bashkimit te bombit tonë, por në anën tjetër ky organizim është shumë i mirë për tju treguar edhe armiqve tanë se ne jemi të bashkuar dhe shumë të fortë si në kohen e Gjergj Kastriotit dhe do ta mbrojm çdo pëllembë të tokes tonë Shqiptare.

Ne si familje të deshmorëve po e ndiejm veten te larguar nga politika shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri se si po na veçojnë anash të dy qeveritë tona që po e organizojn festimin e 100 vjetorit te pavarsisë si Sali Berisha ashtu edhe Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti duke i anashkaluar kontributet dhe sakrificat  tona kombëtare  që nuk kursyem për ketë ditë të shenjt që sot e gëzojm mbar populli yn shqiptar.

Deshmorët nuk e kyrsyen asgjë madje as gjakun dhe jeten  tyre të shtrenjtë për çlirimin dhe mbrojtjen e memëdheut tonë Shqipërisë Natyra Etnike.

Kjo që po ndodh nga të dy kryeministrat shqiptar e që është turp i madh si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, sepse sikur mos te ishte gjaku i deshmorëve dhe i heronjëve dhe i gjithë kontribuesve tjerë të kombit tonë sot nuk do ishin në qeveri as Saliu e as Hashimi e as Ahmeti.

Por falë gjakut të deshmorëve tan me vite të tëra qe u derdh për çlirimin e tokave Shqiptare këta udhëheqësa qe i kemi sot janë në pushtet, dhe pikerisht e them se është turp nëse nuk ndodh një organizim i till shtetror nga Republika e Shqipërisë për këto kategori të shenjta të kombitë tonë.

Lavdi të gjith Deshmorve dhe Heronjeve tanë që e dhanë më te shtrejtën e tyre jetën për të na sjellur neve dhe pasardhësëve tanë të shtrejten LIRI..

Anashkalimet që po ju bëhën kategorive te dalura nga lufta nga qeveria e Kosovës janë të vazhdueshme pasi që familjarët e deshmorëve nuk kanë as një të drejtë në as një instuticion te shtetit për punsimin e tyre.

Unë po marr shembull veten time pasi gjithmonë duke i kontribuar dhe sakrifikuar gjithqka për tokat e shenjta shqiptare qe nga stergjyshi im e deri në mua dhe jam i përjashtuar nga të gjitha institucionet tona në Kosovë që nuk me lejohet as një vend i punës të pakten për ta mbajtur familjën time duke u bazuar se gjithçka që kishim u shkatrrue për lirinë e popullit të Kosovës

Madje si familje kemi dhënë katër deshmorë. Edhe para luftes gjatë regjimit të Jugosllavisë familja ime kështu ishte e përjashtuar dhe pa as një të drejtë vetëm për shkak që regjimi jugosllav kurr nuk e arriti për ta nënshtruar familjen e madhe Ukshini nga Fashati i Morines.

Në emrin tim dhe të familjes time ju uroj gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipëris ëduke ju thënë me fjalen e fundit të bashkohemi sepse vetëm kështu jemi me te fort ndaj armiqëve tanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)