08 Shkurt 2023

Pse edhe Afrim Kabashi të mos jetë pjesë e listës së pavarur në Skenderaj

Shkruar nga Fazli Bala

Mendoj se Lista e pavarur në Skenderaj në krye me ikonën e papërsëritshme te Kombit Shqiptar Bekim Jashari, zgjodhi për asambleist Rrustem Gecin, njeriun me të devotshëm dhe me meritor në çdo aspekt.

Do të ishte nder që Listës së pavarur t'i shtohej edhe aktivisti, agronomi dhe i palodhëshimi per çështje kombëtare qysh si nxënës, student, agronom, ndryshus i rrjedhave politike nga komunizmi në atë demokratike.

Kush është Afrim Kabashi dhe pse duhet te jet nder për Listën e pavarur te Zotri Bekim Jasharit.

Djali i Salih Kabashit nga polaci i Skenderajt njeriut me te respektuar me shumë aspekte.

Nga nji familje e persekutuar qyshe në vitin 1956 nga nga klika komuniste te asaj kohe ne Skenderaj te instaluar nga armiku i Drenicës Veli Deva, dhe e zbatuar nga xhelati i udbes Misim Muhaxheri.

Në mengjesin e hershem me urdhër te Dragutin Millanov popovic,kryshef sigurim arrestohet xhaxhai Isuf Kabashi urdhri zbatohet nga udbashi famkeq i lartpërmendur Misim muhaxheri ne bashkëpunim te tre policive dy renegat Shqiptar te asaj kohe dhe nji serb.

Ne ate moment Isuf (Jetulla) Kabashit i konfiskohet pasuri ne Skenderaj dhe i uzurpohen 9 ari tok ne qendër te Skenderajt, denohet 8 vite burg ne Nish dhe nga turturat vdes dhe trupi i pa jete as nji her nuk ju kthyer familjarëve.

Afrim Kabashi ne vitet e ’90 ishte nji nga promotorët e parë të ndryshimeve demokratike në Skenderaj nga një sundim 45 vjeqar nga partia komuniste.

Pjesëmarrsi i mbledhjes se parë të forumit Rinisë së LDK-së te mbajtur në Turiçevc me 08.07.1990 ku për kryetar zgjidhet Adem Derguti dhe nënkryetar Afrim Kabashi.

Me shkuarjen e Adem Dergutit në Shqipëri për përgaditje ushtarake te urdhëruar nga Lexhendari Adem Jashari, Afrim Kabashi zgjedhet Kryetar.

Me vone rrjedhja e këtij forumi dolen Luftetar te UÇK-së, Hero te pavdekshëm si i madhi Rifat Mziu.

Afrim shquhej për zellshmëri, njeri i respektuar, nxënës dhe student shumë i zgjuar, i angazhuar kudo për të hedhur një gur në ndërtimin e Kosovës.

Edhe pse ishte nga mosha shumë i ri Afrim Kabashi as njiher nuk ju nda karvanit te udhëhequr nga i madhi Prof.Anton Qeta për pajtimin mbarë kombëtar për falje te gjaqeve, pjesëmarrës në çdo protestë studentore dhe përkrahës e anëtar i unionit studentor, adhurues dhe perkrahës i te Madhit Prof Ukshin Hotit ku nga individët e asaj kohe mundoheshin t'i humbin vlerat prof.Ukshin Hotit.

Besoi dhe mendoj se propozim i Afrim Kabahit do ja shtonte edhe nji vlerë Listës se pavarur te Bekim Jasharit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)