29 Mars 2024

Promovimi ndërkombëtar i avokatisë kosovare

Musa Xh.Dragusha

Të inspiruar nga vizionet e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe me qellim që të mbështes vendosjen e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në mbarë boten, përfaqësuesit e 34 Dhomave Kombëtare të Avokateve të Bashkuar në Nju Jork me 17 shkurt 1947, themeluan IBA-n.

Sot, International Bar Association (IBA), paraqet organizatën më të madhe botërore të praktikuesve ligjor, odave të avokateve dhe shoqërive të juristeve. Ajo tani ka një anëtarësi prej mbi 35.000 avokate individual dhe 197 Dhoma Avokatesh e Shoqëri Juridike të shpërndara në të gjitha kontinentet.


Ndikimi i IBA-së në zhvillimin dhe reformimin e të drejtës ndërkombëtare dhe ndërtimin e të ardhmes së profesionit ligjor shtrihet në mbare boten. Ajo ka ekspertizë të konsiderueshme në sigurimin e ndihmës për komunitetin global ligjor.

IBA mbështet aktivitetet dhe interesat e organizatave anëtare duke siguruar një forum   për të diskutuar çështjet e interesit të përbashkët sikundër edhe për çështjet me rëndësi për organizatat anëtare.


Kur në Kosovë po bëhen përpjekje gjithëpërfshirëse për njohje dhe promovim, pranimi i Odës së Avokatëve në IBA, do të thotë shumë për avancimin e profesionit të tyre, si dhe për njohje e promovim edhe i subjektivitetit të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës qysh nga viti 2002 kishte nisur angazhimet për anëtarësim dhe promovim ndërkombëtar, kurse prej vitit 2005 ajo ka synuar anëtarësimin International Bar Assosiation (IBA).

Prej atëherë, pengesë e pa kaluar u shtrua statusi i pazgjidhur politik i vendit tonë. Fillimisht Odes i ishte ofruar anëtarësimi vetëm si vëzhgues për shkak të statusit të pazgjidhur të Kosovës gjë që nuk është përkrahur nga Oda dhe është vendosur të pritet për anëtarësim të plotë.

Njohja e Kosovës, nga IBA ishte  pranuar si sinjal pozitiv, që i hapi pastaj  rrugë anëtarësimit të avokateve kosovar.

Pas komunikimeve të shpeshta sipas drejtorit ekzekutiv të IBA, Mark Ellis, në intervistën dhënë mediave në mbledhjen saj të mbajtur në Paris pas një procesi të gjatë ku janë përfshirë Komiteti i Kredencialeve dhe Bordi Menaxhues IBA, me vota gati unanime (kushti për regjistrim është të paktën 2/3 e votave të Këshillit të IBA),OAK është regjistruar si anëtar me te drejta te plota.

Zyrtarisht, Kryetari i OAK-së është njoftuar për anëtarësim në letrën e dërguar nga Kryetari i Komisionit për Çështje të Odes, Michael Kutschera në të cilën pas urimeve të përzemërta,

Tani si anëtare e IBA-s, Oda e Avokateve do të këtë mundësi të japë komente dhe te  votoje për çështjet të cilat janë në interes të profesionit ligjor, për të cilat IBA po zhvillon pikëpamje që do të reflektojnë në profesion në të gjithë boten. Po ashtu, njofton se OAK tani mund të emëroje 3 përfaqësues të cilët pastaj njihen si anëtar të IBA-së. Kjo nënkupton edhe pagesën e taksës për anëtarësi për të ndjekur konferencat, siç është e cekur edhe në web faqen e IBA.

Përfitimet kryesore të OAK-së nga anëtarësimi në IBA-së: ndërlidhja e Kryetarit dhe udhëheqësve tjerë (KE) me homologet e rreth 200 organizatave në tërë boten; pjesëmarrja dhe mundësia e votimit nën konferencat dhe mbledhjet e Këshillit të IBA; rritja e edukimit të anëtareve tuaj duke shfrytëzuar mundësit e shumta të edukimit në IBA.

Duke qene pjesë e organizatës me prestigjioze të avokatisë, OAK do të përfitojë ndihmën e IBA për avokatet dhe strukturat e drejtësisë se Kosovës si dhe do të ndihmohet në rrugën e krijimit të një  tradite me të fuqishme ligjore.
                                                
Nëse njohja me e madhe e rolit dhe vlerave të avokatisë, është bërë nga Kushtetuta e Kosovës (në fuqi me 15 qershor 2008), e cila për herë të parë në historinë juridike të vet, e përcakton avokaturën në kategori kushtetuese (neni 111) duke e konfirmuar me atë rast pavarësinë e saj, kjo,e anëtarësimit në IBA është një njohje tjetër e radhës, për vlerat dhe traditat tona.

Përndryshe, Oda e Avokateve ka bashkëpunime të veçanta edhe me Organizata individuale të avokateve nga disa vende dhe përfiton shumë nga shkëmbimi i përvojave me të njëjtat, në veçanti nga ato me tradite të gjatë dhe nga sistemet e zhvilluara juridike.

Natyrisht, tani në veçanti kur Oda po kalon nëpër një proces të reformave strategjike, përmes një Plani të adoptuar Strategjik 2008-2011, edhe nga anëtarësimi në IBA priten përfitime.

Dy vitet e fundit aktivitetet e OAK, në thelb janë përcjell me ndryshimet e thella dhe gjithëpërfshirëse. Udhëheqja e Odës ka filluar që të mbështetet në mekanizma  të reformuar.

Vendimet strategjike nuk janë më të rastit,sikur në kaluarën,por të ndërmarra në bazë të planeve të detajizuara, sipas një programi të udhëhequr nga objektivat e qarta. Drejtimi i Odës ka filluar që të shndërrohet në funksion transparent dhe llogaridhënës. Drejtuesit tanimë ofrojnë sisteme.

Ndryshimet përfshijnë prej sistemit të Licencimit, funksionalizimin  e Degëve Regjionale, reforma te thella ne administratën, vendosjen e shërbimeve të përhershme për anëtarësinë, aktivitetet për Komunitetin.

Për herë të parë në historinë juridike të këtij profesioni janë  rregulluar sfera të veçanta të organizimit, si:procedura disiplinore, aktivitetet e shoqërive të avokateve, licencimin e avokateve të huaj për ushtrimin e profesionit në Kosovë, arsimimin e detyrueshëm ligjor.

Dhe, prej këtej, me një vister të tërë institucionesh juridike përmbyllet rregullimi i profesionit ligjor në Kosovë. Kështu, duke ndërtuar këtë segment të rëndësishëm të drejtësisë avokatura sot po jep kontributin e vet në ndërtimin e jetës institucionale në Kosovës.
 
Vrojtimet tregojnë se OAK, së fundmi ka ndërmarre hapa të shpejtë për ta përmirësuar më tepër rrjedhën e zhvillimeve dhe ta tejkaloje  “ përformancën e mërzitshme dhe jo-inspiruese” që e ka përcjellë tradicionisht.

Deri sa është e qartë që drejtuesit janë të dedikuar për të provuar të përmirësojnë pozitën e avokatëve në shoqëri dhe për ta prekur këtë çështje të madhe e cila ballafaqohet me avokaturën, është gjithashtu e qartë që anëtarësia ka nevojë për mbështetje me të thellë.

Vendosja e bashkëpunimit ndërkombëtar jo vetëm që e promovon këtë profesion por e pasuron atë me përvojat e domosdoshme nga sistemet e zhvilluara juridike. Kjo ndihmon që në Kosovë të vendosen praktikat me të avancuara ligjore.
 
 
(Autori është Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK))
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)