24 Shtator 2021

Programi qeveritar “Bansko” - parimisht premtues

Shkruar nga Xhevat Sopi
 
Si rregull për zgjidhjen e problemit duhet përcaktuar-adresuar atë, duhet gjetur rrënjët e problemit dhe tek më pas duhet shikuar alternativën më të mirë për zgjedhjen e tij dhe në fund duhet përcaktuar për politikat që do të ndërmerren. Ndonëse në programin qeveritar “Bansko” pamë vetëm pikat orientuese programore të Qeverisë, ai paraqet një hap të rëndësishëm me një qasje që në parim duhet vlerësuar.

Së pari, është fakti se përcakton qartë prioritet zhvillimore të cilat shihet se janë hartuar mbi bazën e adresimit të  problemeve reale me të cilat ballafaqohet Kosova siç janë: konkurrentshmëria e dobët e prodhimeve kosovare karshi atyre të importit; sektori privat i dobët; papunësia e lartë; imazhi jo i mirë i Kosovës për investime, dhe ambient i jo i sigurt dhe jostabil për biznes.

Së dyti, shndërrimi i këtyre problemeve si objektiva  zhvillimore, së bashku me përcaktimin e veprimeve që duhet bërë, si dhe ajo që është më e rëndësishmja në këtë program orientues, përcaktimi i qartë i indikatorëve matës, si fillim, i jep programit frymën e seriozitet.

Ndonëse duket shumë ambicioze rritja ekonomike vjetor prej 7-8% dhe ulja e papunësisë 8-10%, realizimi efikas dhe efektiv i prioriteteve, mund t’i bëjë realitet këto objektiva. Ky konstatim, përkatësisht, optimizëm, konsiston në dy pika themelore të programit “Bansko”:

-    reduktimi i barrierave për bërjen biznes, dhe
-    revitalizimi i bujqësisë.

Reforma Doing Business 

Pa përfshirë privatizimi aseteve publike si PTK, KEK e Trepça (për të cilat mendoj se duhet studiuar mirë për mënyrën e privatizimit dhe efektet që duhet të prodhojnë për zhvillimin ekonomik), evitimi i barrierave përmes Reformës Doing Business  dhe krijimi i një ambienti të sigurt dhe stabil për bërjen  e biznesit, do të ishte hapi më premtues për ristartimin ekonomik të Kosovës.

Për një ekonomi me një sektor të dobët privat, me mungesë kapitali financiar dhe me kushtet tepër të pafavorshme të kreditimit, mungesë teknologjishë moderne, mungesë të njohurive, e të tjera mungesa, nxitja e korporatave shumëkombëshe për të bërë investime në Kosovë,  përkatësisht tërheqja e Investimeve të Huaja Direket, do të ishte me interes të jashtëzakonshëm për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

Deri tash Kosova ka shënuar nivel shumë të ulët të IHD-ve. Për këtë gjendje ndikimin më të madhe e ka niveli i lartë i korrupsionit, krimi i organizuar, niveli i ulët i sundimit të ligjit etj.

Prandaj duke ndryshuar  praktikat e deritashme, si në aspektin gijotinës së paralajmëruar, e për më tepër ndërmarrjen e hapave konkret në luftën kundër krimit të organizuar, informalitetit dhe korrupsionit, do të mund të krijohen kushte të cilat do të ndikonin në rritjen e IHD-ve.

Ndërmarrja e këtyre hapave është i domosdoshëm, aq më tepër, kur kemi parasysh treguesit e stoqeve dhe të fluksit të IHD-ve të cilët  afër 95% janë të koncentruar te vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim kurse vetëm rreth 5% te vendet në tranzicion, grup në të cilin bën pjesë Kosova.

Përveç IHD-ve, përmirësimi i këtyre kushteve dhe pakoja e  reformave të të bërit biznes, do ta ndihmone aktivizimin e potencialit vendor dhe do ta forconte sektorin e prodhimit, do të rriste konkurrentshmërinë dhe rrjedhimisht do të rezulton me rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë.


Revitalizimi i bujqësisë

Në disa analiza të mëhershme, kam fokusuar faktin se është jetike orientimi i zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes bujqësisë, bazuar në aktualitetin socio-ekonomik. Ky fokusim bazohet në teorinë Heckscher-Ohlin e cila thotë se  “një ekonomi është krahasimisht efiçente (ka një avantazh te krahasuar) në prodhimin e produkteve që kërkojnë më shumë faktorë prodhimi me të cilët ekonomia është e mire pajisur.

Duke pasur parasysh faktorët e prodhimit me të cilët disponon Kosova, ku kryesori është popullsia e re, që mbi 60% është rurale, futja e bujqësisë  në prioritetet e programit, paraqet kapërcimin e duhur konceptual të zhvillimit.

Planifikimi i ndarjes së mbi 3% të buxhetit për bujqësinë, me tendencën që të shkohet deri në 5% paraqet një tregues se më në fund zhvillimi do të gjejë rrugën.

Gjithashtu qëllimet e parashtruara nuk janë të paarritshme(ngritja e prodhimtarisë, reduktimi i importeve, shtimi i shumë vendeve të punës në bujqësi,...).

Për arritjen e tyre, programi parasheh ndërmarrjen e disa hapave, ku pos rritjes së buxhetit  kërkohet: koordinimi më i efektshëm ndër-sektorial; forcimi i shërbimeve këshillimore; ngritja e kapaciteteve institucionale; gjenerimi i kërkimeve specifike të aplikueshme; përmirësimi i qasjes në kredi të leverdishme; ngritja dhe përmirësimi i kapaciteteve infrastrukturore.

Si pika orientuese, këto veprimeve janë të domosdoshme, por, moment i rëndësishëm është përcaktimi i sektorëve bujqësor me përparësi si dhe gjetja e mënyrave më efikase dhe efektive për mbështetjen e tyre. Orientimi duhet të jetë te ato sektore dhe prodhime që krijojnë më shumë vlerë të shtuar dhe punësim.

Ndërsa është për tu vlerësuar synimi për marrjen e vendimeve mbi bazën e analizave dhe kërkimeve profesionale specifike e që njëjtë duhet të veprohet edhe për marrjen e  feedback-ut për politikat e ndërmarra. Kjo paraqet kushtin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për rezultat.

Prandaj, si fillim, mund të konkludojmë se, parimisht, programi është  premtues, për realizimin e së cilit sfidat nuk do të jenë të pakta e që mund të tejkalohen vetëm nëse ekziston vullneti politik.

(Autori është në përfundim të studimeve master, në Departamentin e Agroekonomisë të Fakultetit të Bujqësisë në UP)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)