28 Mars 2024

Problemet dhe sfidat në UP

Shkruar nga Hidajet Ahmeti

Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë kanë një të kaluar me  përplot ngjarje të dhimbshme që nga momenti i formimit, që u formua në perudhen e regjimit komunist duke kaluar në një periudhe dëbuse me dhunë nga institucionet e Arsmit të Lartë, që funksionojë në mënyrë informale  jashte objekteve, si një sistem të ashtuquajtur paralel arsimor e deri në periudhen e pasluftës dhe përpjekjen për reformen e Universitetit, me përputhje me Procesin e Bolonjes.

Mendoj se, Arsimi i Lartë në Kosovë përballet më shumë probleme të kaluara të cilat ndiokojnë drejtëpërdrejtë në funksionimin e mirëfillt të UP-së. Mundë t’i ceki disa probleme më kryesore që përballet UP-ja:

1.E kalura , që janë probleme të trasheguara nga regjimi i Millosheviqit, kur Universiteti i Prishtinës në gjuhën shqipe funksiononte jashte objkteve. Kjo dekadë ka dëmtuar rëndë Arsimin e Lartë në Kosovë  veqanarsiht në qështjen e financimit, në zhvillimin akademik dhe shkencor  dhe në mënyra tjera strukturore psh. Në veprimtarinë kërkimore botime publikime në revista shkencore etj;

2.Problem tjeter  shumë serioz mundë të konsiderohet shtimi i madh dhe gati i pakontrolluar të ashtuqujturve Bartës Privat të Arsimit të Lartë, që nga studimet e disa institueve, Kosova renditet e para në rajon, sipas studimeve të bëra ekzistojnë mbi 30 Bartës Privat të Arsimit të lartë që monitorojnë në Kosovë, me mbi 20 mijë studentë;

3.Një problem tjeter shumë shqetsues edhe pse në shikim të parë nuk mendohet se ka ndikim të drejtëpërdrejtë por në fakt ka ndikim të drejtëpërdrejtë në Arsimin e Lartë në Kosovë, ndërlidhet me qeshtjen e Universitetit të Mitrovicës në gjuhen serbe i cili funksionon jashte çdo rregulle të sistemit kosovar dhe i varuar nga Beogradi. Kjo është një sfidë e institucioneve kosovare shumë e madhe për të futur në një sistem të vetëm arsimor.

Raporti Profesor – Student

Momentalisht Arsimi  Lartë përballet me  shumë probleme shqetsuse duke filluar nga mungesa e hapsirave, neglizhenca e punës nepër administrate të fakulteteve, mungesa e literatures në gjuhën shqipe, kuadro jo prefesionale dhe në përgjithësi mungesa e një korrikulumi  cilsor për studim.

Dihet se Arsimi i Lartë në Kosovë edhe pasluftës është përballur me probleme të shumta që një pjesë e tyre janë kaluar por ka  probleme akoma shume shqetsuse që janë instaluar në UP.

Një  problem shumë prekes dhe shqetsues që është evidente viteve të fundit është raporti jo i mirë Profesor-Student.

Kur themë raporti Profesor-Student, asocojnë shumë probleme duke u nisur nga metodat e ligjerimit të Profesorëve në UP, që akoma janë të instaluara metodat tradicionale të ligjerimit, pastaj vlersim jo real i Profesorëve, mos zbatim i planprogrameve që vetë ata i kan hartuar, sjellje amorale të Profesorit ndaj studentëve, me një fjalë mos respektimi i Statutit të Universitet të Prishtinës nga ana e Profesorëve.

Do të ishte e padrejte nga ana ime, nese në mënyrë gjeneralizuse ti përfshijë të gjithë Profesorët në një mentatet, perkundrazi në UP ka edhe Profesorë që i plotsojnë të gjitha kriteret akadamike e moralë  të një Profesori cilsor por, numri i tyre është i pakët.

Një arsyje pse një Profesorë në UP, nuk përmbush normen e punes apo ato rregullat e nje mesimdhansi kualitativ,  mundë të jetë për arsyje se i njejti Profesorë punon dy e me shumë institucione që e bëjnë të pamunder qe të plotsoj normen e punës.

Siç e ceka më lartë të drejtat e studneteve cenohen në mënyra të ndryshme si, në vlersim joreal, në ligjerim të ceket dhe jo cilsor, duke mos respektuar orarin e plotë të ligjeratave, me humbje të orëve të ligjerimit, duke bërë dallime në vlersim në bazë të gjinive, ku dihet se kjo është e ndaluar në Statutin e Universitetit. Ja siç është e rregulluar në Statutin e Universitetit:”

Universiteti obligohet të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë pa asnjë lloj diskriminimi qoftë gjinie, race, orientimi seksual, statusi martesor, ngjyre, gjuhe, religjioni, besimi politik adiç tjetër, përkatësi kombëtare, etnike ose sociale, përkatësia një komuniteti kombëtar, pasuria, statusi i lindjes apo ndonjë status tjetër dhe deri në atë masë sa është e arsyeshme praktikisht, mosha dhe të metat fizike apo mendore”

 Rastet më të shpeshta të shkeljeve të të drejtave të studentëve janë në rastin e vlersimit, nga kjo ndodhë studenti kërkon nga Profesori në rishikimin e provimit apo nënshtrimin me gojë, kerkesa e tij hasë në veshë të shurdhër as që merret parasysh bile shpesh ndodhe që studenti të fyhet me gjuhen me të ashper që nuk i ka hije një Profesori universitar.

Profesorët arsyetohen kinse ankesa e studentëve është e  padrejte, me arsyjen e Profesorit se sa studentë ka e me ardhë secili më rishiku provimin, nuk kam kohë të mirrem me gjithë.

Ai harron se për punën e tij paguhet  nga qytetaret me taksapagimet që i bëjnë shtetit. Edhe kjo gjë është e rregulluar në Statutin e Universitetit ku thuhet:” Studenti ka të drejtë të parashtrojë ankesë me shkrim dekanit të njësisë akademke kundër notës së marrë”.

Janë organet studentore sipas Statutit të UP-së që kinse mbrojnë të drejtat e studentëve, që janë Parlamenti studentor dhe Këshillet e fakulteteve.  Mendoj dhe shumë studentë mendojnë kështu se, ato bëjnë pak për të drejtat dhe liritë e studentëve.

Kemi me qindra e qindra raste kur është cenuar e drejta e studentit dhe nuk është marruar as një masë ndëshkuse ndaj Profesorëve që kan bërë shkeljen e të drejtave të studentëve, qoftë nga ana e Dekanatit të fakultetit, Rektoratit apo institucioneve studentore, kjo është dëshmuar nga koha. Nuk po flas me hamendesime por, janë raste të cilat me kanë ndodhë personalisht edhe mua.

Vitin e kaluar, në fakultetin Filozofik, në degën e Shkencave politike, në rastin e kumtimeve të rezultateve nga ana e X Profesorit, nuk isha i kënaqur me vlersimin e tij dhe kërkova nga ai për rishikimin e provimit dhe aty vrejta se  nuk e kishte shikuar përgjigjen fare dhe mua mu përgjigj “Pse po shkruani shumë, nuk kam koh të lexoj gjithë atë çka shkruani” nga kjo përgjigje e tij kisha hapsirë për të folur dhe argumentuar misionin e Profesorit universitar, nga inati filloj të më fyej në gjuhën më poshtruese që aspak nuk i ka  hije një Profesori  me titull Doktor shkence. Atëhere nga ai moment fillova të merrëm me rregullat ligjore që i ofron Universiteti.

Në bazë të Statutit kërkova në Dekanat nënshtrimin e provimit me gojë, që ishte e drejtë e imja, Dakanti i këtij fakulteti nuk më dha kurëfarë përgjigje as që u mirrë me ketë problem. Pastaj ankesen time e bëra edhe te Këshilli studentor i këtij fakulteti  por, as ata nuk mundën të zgjidhin problemin.

Në fundë ankesën e dërgova te ish rektori Rugova por edhe aty nuk hasa në mirëkuptim dhe nuk më kthejë asnjë përgjigje. Gjitha keto ngjarje me shtynën të konkludoj se raporti Profesor-Dekan-Rektor, është një zingjir i pakëputshem një barrierë që nuk mundë të thyhet lehtë nga ana e studentëve edhe pse në UP ka shkelje të të drejtave të studentëve në mënyra të ndryshme.

 Ka shumë raste të shkeljeve të të drejtave të studentëve ku pjesa me e madhe e tyre mbesin të papublikuara nga ana e studentëve. Pergjigjia se, pse nuk bëjnë ankesë në institucionet ku kanë të drejtë për ankesë, mendoj se ka  dy arsyja.

Njëra është nga mosguximi i lajmrimit të rastit nga frika se mundë t’i hakëmerret Profesori gjatë studimeve, kjo dihet se është  e pranishme, janë raste që kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur që studenti i cili ka pasur ndonjë zënkë me Profesorin për arsyje të mos  vlersimit real apo diqka tjetër lidhur me ndonjë shkelje nga ana e Profesorit, atëhere si konsekuenc e saj studenti ka bartur pasojat gjatë tërë studimeve.

Kurse tjetra arsyje lidhet me atë që e kamë cekë më lartë në raportin Profesor-Dekan- Rektor, që është një barrierë vështirë e thyshme nga studentët, d.m.th se, edhe nese paraqet ndonje ankesë për ndonjë shkelje nga ana e Profesorit, nga keto institucione nuk merret ndonjë mase ndëshkuse apo pjesa më e madhe e ankesave as që mirren në shqyrtim.Keto gjëra i kanë shtyrë studentët të jenë skeptik  dhe pesimist në misionin e Universitetit të Prishtinës.

Ardhaja e Rektorit të ri, shpresë për reforma pozitive në të mirë të studetëve apo vazhdim i vizionit të ish Rektorit

Everta është se nuk mundë të shuhen të gjitha parragullsit në mënyrë të përnjëhershme, parregullsi ekzistojnë edhe në Universitet më prestigjioze botërore por, numri i tyre është shumë i vogël apo numri i tyre rasteve të parregullsive vazhdimisht shkon në ulje.

Kurse te ne ndodhë  e kunderta rastet shkeljeve të të drejtave të studenteve vazhdojnë në një tempo, përseritën çdo vit apo mundë të themë edhe rriten.

Premtimet e ish rektorit të kaluar Mujë Rugova, pjesa më e madhe e tyre  mbetën vetëm në leter nuk u realizuan.Dihet se gjatë mandatit të tij kishte shumë parregullsi, shkelje të Statutit  të UP-së etj.

Misioni i tij qartazi shihej se, interesi i tij ishte primar që kishte një rrogë shumë të majme. Gjitha keto i dhanë një imazh jo të mirë UP-së konkretisht shtetit të Kosovës në raport nderkombëtar.

Jamë shumë skeptik në vizionin dhe perkushtimin e rektorit të ri të UP-së, kur dihet se si erdhi në poziten e rektorit, qartazi shihet se kishte emrime politike dhe si konsekuenc e saj mundë të theme se është vegel e politkes me një fjalë i ka duart e lidhura nga politika për quarjen e UP-së përpara.

Në të njejtën koh ka edhe arsyje tjera pse rektori Ibrahim Gashi nuk mundë të jetë i sukseshëm në vizionin e tij. 

Një mund të ceki, sa ishte në detyrën e Profesorit, mundem më thanë se gjatë tërë semestrit a erdhi tri here apo jo, edhe ato tri hera ligjerimin e përfundoj në gjysmë përshkak angazhimeve politike d.m.th në mënyrë të drejtëpërdrejtë bëntë shkeljen e Statutit të Universitetit, ky është një argument shumë i fortë në seriozitetin dhe përkushtimin e tij për punë.

Nese ai sa ishte Profesorë në UP, nuk iu përfill rregullave akademike të UP-se, në mosmbajtjen e ligjeratave me rregull atëherë si mundë të jetë strikt apo të vë rregulla për Profesoret e UP-së kur të gjithë e dinë të kaluaren e tij. Bile në kohën e marrjes së notave, studentët u dashtë me pritë me javë të tëra për ta marruar noten përshkak se në atë koh kishte edhe një post politik.

Keto janë shumë premisë që më shtyjnë të vijmë në konkludim se rektori Gashi nuk mundë sjellë diçka pozitive për Universitetin e Prishtinës, vetëm të vazhdoj vizionin e Rektorit Rugova.


(Autori është filozof i diplomuar dhe absolvent në shkenca politike)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)