19 Prill 2024

Pranvera arabe po vjen

Shkruar nga Zenelabedin Latifi 

Kalon një dimër të acartë, ngrica, të ftohtë që të ngrin, dhe me shpresë pret daljen e një rreze Dielli që sadopak të largojë atë dridhje të trupit nga i ftohti i padurueshëm, kurse e gjitha na sjell në mendje një pranverë, e cila do të gjallërojë gjithçka.

I tillë është fakti me arabët, popuj të cilët gjatë dekadave të fundit u ndodhën në vështirësi të mëdha, sepse përballë dhe në krye të tyre kishin disa diktatorë të prishur, që nuk dëshironin asgjë përpos arritjes së dëshirave të tyre dhe qëndrimit në postin e lartë që iu mundësua.

Hosni Mobarak, president i Egjiptit; Muammar Al-Gaddafi, i Libisë, dhe Ali Abdullah Saleh, i Jemenit ishin disa prej diktatorëve në mesin e popujve të mirë dhe të pafajshëm përgjithësisht.

Ajo çka ata harruan ishte një fjalë e urtë që thotë: “Të gjitha dashuritë, me kalimin e kohës veniten; vetëm dashuria për pushtet, me kalimin e kohës, sa vjen e shtohet.” Në rrugën e tyre dhe fati i njëjtë e pret edhe presidentin e Sirisë, Beshar Al Assad. Pra, këta harruan se gjithçka e ka afatin e vetë dhe u dhanë pas pushtetit, i cili në fund ua bëri përfundimin të hidhët ashtu siç e pati edhe Faraoni.

Dikush gabon dhe mendon se muslimanët janë fajtorë dhe thonë se ata nuk po ndjekin rrugën e Allahut, e prandaj janë përçarë në shumë shtete duke luftuar mes vete. Por, ata harruan vëllezërit tanë në Siri, Libi, Egjipt, Jemen, që torturoheshin vetëm se thonin shehadetin se Allahu është i Vetmi Zot i gjithçkaje.

Nëse ti mendon se je besimtar më i fortë se ata në Siri dhe ne shtetet e lartëpërmendura, atëherë bëj sikur nënat e tyre që për fëmijët e vrarë padrejtësisht thonin: ‘Djali im shkoi shehid tek Allahu’. A ke një zemër të tillë, aq fort të mbushur me iman?!

Ata harruan palestinezët, të cilëve u uzurpua toka e tyre nga izraelitët dhe vazhdojnë me ngulm që edhe pikën e fundit të gjakut ta derdhin për vatan dhe për islam. Nëse për disa dekada muslimanët u sprovuan me disa diktatorë zemërprishur, s’jep kuptimin se edhe populli është i njëjtë.

Mos harroni sundimin e muslimanëve që nga koha e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e deri para një shekulli, sundim i cili s’u bë nga askush tjetër dhe as që do të bëhet.

Presim dhe shpresojmë se së shpejti përsëri sundimin e botës do ta marrin muslimanët, sepse janë ata të cilët e meritojnë një gjë të tillë, për çka Allahu në Kur’an thotë: “…ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun”. [Ali Imran; 110].

Gjithçka do të ndryshojë, dhe ndoshta paralajmërim është edhe fjala e Mbretit të Arabisë, Abdullah i cili ka bërë thirrje për një mbledhje të jashtëzakonshme solidariteti islamik për të siguruar unitet gjatë kësaj kohe delikate të botës muslimane, që përballet me rreziqet e fragmentimit dhe rebelimit.

Një Izrael i përkrahur plotësisht nga Amerika, kurse nga ana tjetër shtete muslimane të përçara. E si do të mund ta përballojmë Amerikën dhe Izraelin kur jemi të përcarë?! Armiku atë e don, ai nuk dëshiron të na shohë të gjithëve si një trup i vetëm, sepse nëse do të bashkohemi, atëherë do t’ia tejkalojmë në të gjitha aspektet dhe ajo çka mbetet do të jetë se Amerika do të shikojë vetëm me interes kah shtetet muslimane, nuk do të guxojë të sulmojë, ngase nëse bën një gjë të tillë do t’i ndërprehet nafta, gjë e cila është nga bazat e ekonomisë.

E pas gjithë kësaj kush do të jetë superfuqi botërore? Një Amerikë, apo afro 50 shteteve Islame të bashkuara në një shtet! Normalisht se Muslimanët do ta sundojnë botën. Dhe jo rastësisht Allahu ia dha pasurinë më të madhe atyre, naftën, me të cilën nëse angazhohen deri në maksimum do të arrijnë në një pozitë ku asnjë shtet s’ka qenë.

Ndoshta tani kemi edhe nga ata që si shkak i Beshar Al Assadit, Muammar Al-Gaddafit, Hosni Mobarakut, Ali Abdullah Salehit, dhe disa të tjerëve kanë turp të deklarohen si muslimanë. O njerëz, ju a tek ata po merrni shembullin, që vetëm se thonin gënjeshtra kinse se janë muslimanë e nga ana tjetër në zemrat e tyre kishin diçka tjetër.

Ne e kemi shembullin më të mirë te Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ashtu siç thotë Allahu në Kur’anin famëlartë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut...” (Ahzab; 21).

A harruat se kush ishin Hulefai Rashidinët që udhëhoqën me drejtësinë më të madhe që ka parë bota deri tani? Nuk mendoni se jeni trashëgues të dijetarëve më të mëdhenjë, siç janë: Ebu Hanife, Imam Ahmedi, Imam Shafiu, Imam Maliki. Pse nuk krenoheni se keni dijetarë siç ishte Ibn Tejmije dhe Ibn Kajjim El Xhevzije, e shumë të tjerë që bota na xhelozon me plot inat që s’mund t’i kenë kurrë.

Prandaj, mos u ligështoni, por me krenari tregohu se je musliman, sepse me ndihmën e Allahut shumë shpejtë do të vijmë deri tek triumfi, edhe pse një gjë të tillë armiqtë e urrejnë, dhe po të mundeshin që moti do të na kishin zhdukur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)