27 Shtator 2021

Politizimi i "krizes" humanitare

Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Nuk kemi informata se ka ose nuk ka krizë humanitare në Anën Veriore të Kosovës, ashtu siq nuk kemi pasur as nuk kemi informata për gjendjen e konsumatorit atje dhe në enklavat tjera, as për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Mendoj se ata që e deklarojnë “ krizën “ duhet ta dëshmojnë dhe t i mundësojnë grupeve humanitare profesionale, vendore e ndërkombëtare, të gatshme dhe të interesuara për të ndihmuar, ta konstatojnë këtë dhe në raport me gjendjen t i lejojnë të ndërmarrin hapat e duhur.

Jasht kësaj kornize, duke anashkaluar Prishtinën, kërkesa e ndihmave vetëm nga Beogradi, apriori krijon dhe i “ arsyeton “ dyshimet. Dhe, për fat të keq,

-         Dyshimi i pare bie mbi politizimin e krizës humanitare, politizim ky, që në momentin e shfaqjes së krizës së vërtetë, mund të rezultojë me mungesën e saj dhe me ndonjë katastrofë ?!

      Me asnjëlloj politizimi nuk i ndihmohet konsumatorit.

-         Dyshimi i dytë bie mbi ngjyrosjen nacionale, nacionaliste-shovene e raciste të gjendjes dhe të nevojës për ndihma humanitare, që do të ishte rast i paprecedencë në Botë por, për fat të keq, është i njohur dhe i natyrshëm për strategjitë “ politike “ të nacionalizmit serbomadh dhe të epshit e të etjes gjenocidale të dëshmuar shumë herë më pare, në veçanti karshi shqiptarëve?!

      Angazhimi i konsumatorit për “ izma “ të ndryshëm e bazon dyshimin tone për  

      manipulimin me konsumatorin për qëllime të errëta dhe destruktive.

-         Dyshimi i tretë bie mbi tentimin e fajsimit dhe të viktimizimit të qasjes paqësore politike të Kosovës karshi zgjedhjes së problemit të Anës Veriore të Kosovës, gjatë zgjedhjes së të cilës ka munguar kooperativiteti i Sërbisë ( nuk ka munguar destruktiviteti ) por duke qenë prore të “ mbështetur “ nga hezitimi i faktorit ndërkombëtar. Ky faktor kurr nuk dëshmoi se është i vetëdijshëm se  favorizimi i njërës palë diskriminon palën tjetër ?!

Po, konsumatori edhe në këtë formë, edhe në këtë mënyrë vazhdimisht ishte i rrezikuar dhe i diskriminuar.

-         Dyshimi i katërtë bie mbi tentativën që edhe fusha e ndihmave humanitare të kriminalizohet, në çmenyrë ( Sërbia po se po ) do të vazhdohej me vënien në veprim  të çdo forme për dobësimin e rendit kushtetues dhe të mirëqenies së Kosovës ?!  Meq Sërbia nuk po ia del dot t i kontrabandojë as t i katapultojë  produktet e saj as nga vendet tjera të Rajonit, as me ripaketim e as nëpërmes bashkpunëtorve të brendshëm ( të cilëve iu mungon guximi për të “ dëshmuar “ besnikërinë ), Sërbia duhet të “ zbulojë “ një lojë rezervë ?!

Manipulimi, keqtrajtimi, diskriminimi i konsumuesit të ndihmave humanitare është kulminacioni i çnjerëzisë, i mungësës së humanitetit…dëshmi e gatishmërisë për të bête edhe çdo gjë tjetër, dëshmi e mendjes, e moralit skajshmërisht të prishur.

-         Dyhimi i pestë bie mbi tantimin e Sërbisë që me “ Bosnizimin “ e Kosovës, duke i dhënë Botës “ dëshmi “ se as Kosova as komuniteti ndërkombëtar arbitrues nuk kanë disponim për të zbutur “ Krizën humanitare ” të marrin në duart e veta “ zgjedhjen e problemit “ që është krijuar “ pa fajin e Sërbisë “ ( sicc “ ) ?!

Kushtëzimi dhe loja me ushqim e me medikamente kahmot është dëshmuar si “ specialitet “ i politikave raciste të Sërbisë. Neve na u nevitën 100 vjet për t u bindur, e sa do t i nevoiten ndërkombëtarëve ?!

KONSUMATORI është i gatshëm dhe shumë i interesuar për të parapenguar shfaqjen e krizës humanitare në Anën Veriore të Kosovës, por edhe në enklava të cilat poashtu furnizohen me produkte, mallra e shërbime nga Sërbia pa paguar dogana, akciza, tatime ose kontribute. Jemi të gatshëm dhe të interesuar që, edhe nëse kriza humanitare do të shfaqej, ta zhbëjmë atë në mënyrë që konsumatorët e këtyre pjesëve të Shtetit të Kosovës, me qytetarë e konsumatorë shtetasit e saj, mos t i pësojnë pasojat e politikave destruktive, të strategjive të përçarjes e të ndarjes, të kulturës e edukates jonjerëzore.

Në këtë kontekst, deklarimi i  gatishmërisë së institucioneve të Kosovës për t i ndihmuar popullatës, qytetarëve… konsumatorëve të  Anës Veriore të Kosovës dhe të enklavave, përkundër faktit se na pamundësohen informatat relevante, shprehë përkushtimin  për kujdesin dhe drejtësinë, për barazinë dhe për sinqeritetin, gjëra këto për të cilat nuk mund të thuhet se  kanë munguar më parë.

Në krizat humanitare, kur ato realisht ekzistojnë, nuk i gjendet “ behane “ ndihmave siq po ndodhë në rastin konkret të Anës Veriore të Kosovës, ku qenë koncentruar sasi enorme të rezervave të mallrave, në veçanti të atyre ushqimorë – për t i kontrabanduar në viset tjera të Kosovës. Ndaj është herët të flitet për KRIZË HUMANITARE. Megjithate, nuk ka asgjë të keqe të mendohet për këtë çështje që është e mundshme për të ndodhur. Kujdesi është rol dhe  obligim i institucioneve të Kosovës ndaj të gjithë shtetasve, qytetarëve e konsumatorëve të Kosovës, pa marrë parasysh faktin se disa prej tyre Nënën Kosovë nuk e trajtojnë as si njerkë ?!

Konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit të Kosovës, Shteti i Kosovës,  të gjitha 12 vitet e pasluftës ka ndarë nga kafshata e gojës për një jetë më të mire edhe në Anën Veriore të Kosovës, përkundër faktit se ajo pjesë taksat, tatimet dhe kontributet ia ka paguar Beogradit; Përkundër faktit se për vete dhe për pjesën tjetër të Kosovës, ka kontrabanduar produkte, mallra e shërbime…por edhe kriza të ndryshme – çdo here kur kjo i është nevoitur çmendurisë politike të Sërbisë në realizimin e ëndrrës shekullore për rritjen e saj territoriale të cilën, përkundrazi, po e “ paguan “ me tkurrje ?!

Kjo sjellje ka qenë dhe është pjesë e orkestrimit për ta shfaqur Kosovën para Botës dhe para Shtetasve të saj ( me institucionet dhe zyrtarët e saj ), të pa aftë për qeverisje dhe të padenjë për Shtet; Ta paraqes vartësinë totale të Kosovës nga Sërbia duke paralajmëruar e prognozuar kolapsin total dhe shkatrrimin e Shtetit të Ri – të pa aftë për t u menaxhuar si duhet ?!

Kosova për 12 vite, u dëshmua bashkpunuese, fqinje e mirë dhe  respektuese e miqëve ndërkombëtarë, në veçanti të asaj pjese të “ arbitrazhit “ ndërkombëtar ( të cilët me favore të tepërta e lastuan Sërbinë duke e “ bindur “ se asaj i lejohet dhe se ajo paska të drejtë në gjithëçka e çdo gjë ). Këtë veçori të Kosovës, për fat jo të mirë, nuk e kuptuan as Sërbia as disa pjesë, as disa segmente, as disa struktura ndërkombëtare. Ato, në veçanti dështuan në llogarinë dhe në trajtimin e konsumatorit, dështuan – totalisht ?! Derisa një pjesë e mirë e konsumatorëve misionarë ndërkombëtarë në Kosovë furnizoheshin nga prodhues e furnitorë të jashtëm ( importonin, e për tatime…nuk e di ?! ) me produkte, mallra ja shërbime, për pjesën tjetër të konsumatorëve në Kosovë nuk qanin hallin për dyshimet tona se LINJAT E VEÇANTA PRODHUESE NË SËRBI prodhonin ushqime për konsumatorin në Kosovë ?!

Jo të gjitha këto prodsukte i dedikoheshin edhe popullates sërbe ?!

Ca “ detaje “:

-         Ndërkombëtarët bënë presion për lejimin  e hyrjes së kontingjentit të ndihmave humanitare nga Rusia për popullatën sërbe, ndihmë kjo që përbëheshte nga konservat e peshkut ME AFAT TË SKADUAR?! Fillimisht kjo “ pako humanuitare ” qe rrefuzuar nga Dogana e Kosovës.                                        

        Konservat, “ ndihma humanitare “ përfunduan në treg ?!

-         Ndërkombëtarët vetëm pas dy javë pune mbyllën shkrietoren TREPÇA në Zvëçan sepse ajo helmonte konsumuesit ndërkombëtar të ajrit ?! Të gjitha prodhimet vendore dhe ato të rajonit, që i ofroheshin ose i destinoheshin konsumatorëve ndërkombëtarë, testoheshin në institutet e laboratoret prestigjioze jashtë Kosovës, por kjo nuk i mundësohej artikujve ushqimor që i ofroheshin ose dedikoheshin konsumatorëve tjerë, vendorë ?!

-         Ndërkombëtarët furnizoheshin e furnizohen nga rezervoare ( rubineta ) të veçanta të pompave me karburante, ndërsa KFOR-i kryesisht furnizohet nga rezervoaret e veta sepse, nuk është vështirë për t ia qëlluar, ata e kanë vërejtur menjëherë se cilësia e drivateve që i ofrohet konsumatorëve tjerë jo vetëm se nuk i kënaqë standardet  por ështe e RREZIKSHME PËR SHËNDETIN, PËR MJEDISIN, PËR SHTETIN DHE PËR AUTOM JETIN ?!

Në këtë kontekst, përkundër kërkesave të Konsumatori-t, ndërkombëtarët nuk e morën as mundin më të vockël të duhur për të krijuar një strukture serioze të laboratoreve për mbikqyrjen, kontrollin dhe inspektimin e cilësisë në Kosovë – për vehten e tyre dhe për konsumatorët vendorë, në Anën Veriore dhe në Anën Jugore ?!

Ky do të ishte Projekt i vërtetë Multietnik.

Pra, është momenti që edhe politikisht edhe ndërkombtarisht të ndërhyhet në zgjedhjen e problemeve që janë krijuar rreth konsumatorit: Atij humanitar, politik, të drejtave-intereseve e dinjitetit të konsumatorit, të sigurisë, të cilësisë, të standardeve…të zbatimit të plotë të ligjeve e në veçanti të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 8:50 - Mediet të jenë të pranishme më së largu, ora 8:10)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë. (Korishë, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Lekë Dukagjini" në "Gani Saramati". (Objekti i shkollës, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20 - Mediat e akredituara duhet të jenë më së largu në ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Abdyl Frashëri" në "Rexhep Hyseni". (Objekti i shkollës, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Zhurit" në Zhur. (Zhur, ora 11:15)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës . (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30) 

- Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kuvendi i Sociologjisë në kuadër të Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës organizon promovimin e librit të Gëzim Selacit, "Legjitimiteti politik në Kosovë". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë. (Velezhë, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman Kazaz do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 14:00)