06 Tetor 2022

Politikat rajonale dhe ‘offside’ politika e Kosovës

Shkruar nga Faton Abdullahu

Demokracia është ajo që e ka shpërbë Jugosllavinë. Arsyeja kryesore e kësaj shpërbërje ka qenë konkretisht ndeshja ndërmjet demokracisë liberale e cila duke u pranuar nga gjithë popujt e Evropës lindore përmbyste sistemet komuniste dhe politikave unitare përbrenda Jugosllavisë të cilave i printe Beogradi zyrtarë në atë kohë.

Pamundësia e gërshetimit apo thënë ndryshe e bashkëjetesës funksionale të këtyre koncepteve solli luftërat dhe shpërbërjen, çka bëhet dëshmia më e mirë se Jugosllavitë e të gjitha kohëve dhe të të gjitha sistemeve, kanë  mundur të ekzistojnë vetëm si unitare, të centralizuara dhe jo demokratike.

Pas kësaj shpërbërje rirreshtimet kanë krijuar shtete, interesa dhe balance të reja në Ballkan të cilat deri diku funksionojnë, sado që mbetet shumë çka për t’u bërë që ky rajon të kthehet në zonë ku nuk ka hile në rivalitete, ndërkëmbëza në synime dhe për më shumë, politika bilaterale herë refuzuese, herë kërcënuese të cilat po prodhojnë turbulenca brengosëse. Por ka edhe interesa të përbashkëta në rajon, gjithsesi jo pa dallime, sikundër janë ato të integrimeve në BE, ka interesa unike si ato për anëtarësim në NATO, gjithashtu edhe ekonomike -financiare.

Ka edhe interesa të tjera bilaterale të shteteve të ndryshme të Ballkanit me ato të Evropës perëndimore dhe më gjerë. Ashtu sikundër ka interesa koxha të veçanta ta zëmë të Serbisë me Rusinë, që nuk janë të reja, por asaj po i shtohen risi.

Në anën tjetër përveç problemeve të përbashkëta të vendeve të rajonit si shkalla e korrupsionit, krimi i organizuar, mosefikasiteti i gjyqësorit etj, problem i madh në rajon mbetet gjendja jo e mirë ekonomike me ç’rast tranzicioni po bëhet gjendje e përhershme, çka ofertave të reja ideologjike dhe gjeostrategjike po ua shton gjasat dhe shpresat.

Thënë përmbledhtazi që nga përfundimet e luftërave, dekodimi i politikave në Ballkan nuk mund të bëhet drejtë e qartë pa i pasur parasysh dhe kuptuar interesat e SHBA-së dhe NATO-s këtu, rolit të BE-së dhe raportit të saj me SHBA-nё dhe Rusinë, interesat e veçanta të disa shteteve të BE-sё me Serbinë dhe të Serbisë me Rusinë.

Gjithsesi të gjitha këto prodhojnë efekte të cilat ndikojnë edhe në raportet ndërmjet shteteve të Ballkanit.

Një raport që është i veçantë dhe i rëndësishëm në rajon është ai multilateral, ndërmjet Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Me dy të parat Kosova ka pasur raporte jo të mira. Kohë të gjatë Shkupi dhe Podgorica nuk kanë dalluar shumë nga Beogradi zyrtarë.

Por në këto raporte kanë ndodhur ndryshime radikale cilësore ku tani Shkupi dhe Podgorica jo vetëm që kanë njohur shtetin e Kosovës, por ato shpesh mbajnë edhe marrëdhënie korrekte dhe të mira në fusha nga më të ndryshme me ne.

Sikundër dihet një kualitet i tillë i ri në këto raporte ka ndodhur si rezultat i ankorimit dhe intensitetit në rritje të pranisë së interesave euroatlantike në Ballkan. Prandaj gjithnjë e më shumë ndërmjet këtyre shteteve po krijohen premisa të mira për t’i shtuar bashkëpunimet.

Anëtarësimi në NATO dhe struktura të tjera euroatlantike, anëtarësimi në BE dhe subjekte të tjera evropiane, bëhen qëllime të përbashkëta gjeostrategjike dhe politike të tyre.

Dëshmi e mirë për këtë ishin disa takime të njëpasnjëshme në të vërtetë të quajtura me të drejtë mini-samite shumë domethënëse të kryetarëve të këtyre katër shteteve. Por ky projekt politik rajonal nuk mundi të zgjerohet tutje, në këtë drejtim për më keq ai sikur ngeci.
Në këtë aspekt shfaqen probleme ta zëmë për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërkaq hatërmbetjen ndaj Shkupit dhe Podgoricës për njohjen e Kosovës, ajo e shpreh deri në atë shkallë sa ka prishur deri diku marrëdhëniet me këto shtete.

Pastaj Serbia nuk e ka prioritet anëtarësimin në NATO bile kjo i është kërkuar shprehimisht nga Moska zyrtare për çka ajo ka shfaqur mirëkuptim. Kësaj qasje ndryshe në Ballkan, edhe pse është anëtare e NATO-s dhe e BE-së i bashkohet edhe Greqia.

Ajo jo vetëm që nuk e njeh shtetin e Kosovës, por vazhdon ta refuzoj njohjen e emrit zyrtarë të Maqedonisë, duke i krijuar asaj pengesa të mëdha.

I vetëdijshëm për këtë ndasi në Ballkan nuk ishte e rastësishme vizita e ministrit të punëve të jashtme të Federatës Ruse S. Lavrovit, muajin e kaluar, aq më shumë mund të konstatohet kështu kur merret parasysh kënd e vizitoj Lavrovi herën e fundit.

Ai vizitoj Beogradin, Shkupin dhe Podgoricën dhe më pas ishte edhe në Slloveni. Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se aty ku diplomacia ruse mendon se ka hezitime apo mund të jen jo sa duhet të shtrira interesat euroatlantike, aty ku mund të ketë hapësirë për të ofruar edhe zgjidhje tjera edhe projekte alternative, çfarëdo qofshin ato, aty duhet të rikthehet Federata Ruse.

Me Lavrovin në krye, Federata Ruse mendon se Serbia duhet të jetë në ballë të këtyre projekteve e ofertave si politike ashtu edhe ekonomike, që do t’i kundërvihen atyre amerikane në Ballkan dhe gjithsesi shpreson të ketë ndonjë ndihmesë nga Evropa që mund të vijë nga interesat financiare apo përpjekja për një qasje të balancuar dhe asnjanëse.

Prandaj jo më kot Lavrovi ka vizituar edhe Lubjanën i vetëdijshëm për rolin e saj në tërheqjen e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. E kuptueshme se krejt kjo nuk do të jetë vetëm ofertë politike e gjeostrategjike ruse, por do të pasojnë edhe ato ekonomike-financiare, në rend të parë ato të gazit të cilën Rusia e posedon me bollëk.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Presidenca, ende nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim çka do të na bënte me dije se janë të vetëdijshëm për këto zhvillime në Ballkan.

Nëse është ndryshe, çka nuk besoj, atëherë pse nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim, për të na bindur se diplomacia kosovare jo vetëm që e dinë se çka po ndodhë në rajon në këtë aspekt, por ajo edhe ka plane e projekte të tjera të cilat do t’i mbajnë gjallë, freskojnë e zhvillojnë tutje, projektet ekzistuese.

Për aq sa konceptet aktuale nuk do të zhvillohet e freskohet, me vizita bilaterale dhe multilaterale në rajon, posaçërisht ndërmjet katërshes së lartpërmendur, me marrëveshje e propozime të reja, për aq do t’i lihet hapësirë interesave të tjera që jo vetëm një herë kanë dëshmuar se janë në kundërshtim me ato të Kosovës.

Me rastin e vizitës së fundit të Lavrovit në Ballkan, ai i ka bërë ftesë presidentit serb Tadic që ta vizitoj Moskën në këtë fillimverë për një takim me V. Putinin.

Në këtë takim është paralajmëruar një lidhje ekstra, ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse, një strategji e re, me ç’rast do të nënshkruhet një marrëveshje e quajtur ‘partneriteti strategjik’. Patjetër se kjo ka të bëjë me Ballkanin dhe s’do shumë mend për ta kuptuat se nuk mendohet mirë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj dhe Presidentja Jahjaga, nuk duhet të mbeten anash në gjithë këtë, por të jenë më aktiv dhe kreativ, aq më shumë nëse e kanë parasysh se që nga përfundimi i zgjedhjeve në këtë drejtim nuk është bërë asgjë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 tetor 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Byroja Kosovare e Sigurimit shënon 11 vjetorin e themelimit. (Hotel Venus, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe UNDP Kosova do të organizojnë  fillimi e fushatës për ndërgjegjësimin e publikut  “Festo me zemër, jo me armë” që synon ngritjen e vetëdijes për rrezikun e posedimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KEK-ut, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Oda Amerikane po organizon tryezën e rrumbullakët me titullin "Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë", për të diskutuar lidhur me këtë temë dhe sfidat e tjera në fushën e kujdesit shëndetësor, me ekspertë eminentë nga Kroacia. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Jeton Mehmetin Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon dëgjime publike përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajë konferencë për media me temë 'Masat për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët'. (Ministria e Ekonomisë, salla e takimeve, ora 11:00)

- Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën 6 mujore të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:00)

- Me rastin e vdekjes së ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Deli Lekaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhjen komemorative. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston anëtaret e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)