23 Prill 2024

Përsëri përse duhet Planifikimi Hapësinor dhe Urban në Kosovë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Më formimin e MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) në mars 2002,të gjithë profesionistët e vërtetë kanë shpresuar në ecuritë pozitive në këtë lëmi. Ngjau e kundërta si rezultat i paaftësive profesionale dhe mënyrës së udhëheqjes të ish ministrave dhe stafit udhëheqës në MMPH,dhe si duket disa qëllimeve djallëzore të një pjese të shoqërisë kosovare. Se si janë trajtuar posaçërisht problemet hapësinore dhe urbane pas vitit 1999 e tregon situata gati në të gjitha vendbanimet (qytetet) kosovare e cila është tmerrësisht e keqe sot.

 

Nuk jemi të vetëdijshëm në pasojat afatgjate të veprimeve tona,të cilat me siguri do të na hakmerren. Kur këtyre ditëve ndodhi një dridhje e vogël e tokës (tërmeti i muajit mars),disave nga mediat publike të shkruara dhe elektronike tentuan për të aktualizuar këtë problematik vetëm për një kohë të shkurtë,kurse zyrtarët e lartë të institucioneve shtetëror të dy niveleve gati as që u shqetësuan për këtë problematikë.

Kur me vetë dëshirë u inkuadrova në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në gusht të vitit 2002 në heshtje kërkova prezencën gjithë atyre ekspertëve të dëshmuar që ishin njohës të mirë të problemeve hapësinore dhe urbane. Kureshtja ime ishte ekstrem e madhe dhe me këmbëngulje kërkova prezencën e tyre që me punën e ndershme dhe profesionale kishin kontribuar në punët madhore që e pritnin shoqërinë kosovare pas luftës së vitit 1999,duke marr parasysh shkatërrimet e mëdha psikike dhe fizike që ishin bërë nga ana e regjimit serb në tërë territorin e Kosovës. Pas një kohe edhe vetë u binda për nivelin e punës që bëhej në Ministri, si dhe për “kushtet e mira”që iu ishin ofruar ekspertëve eminent kosovar të shumtë për të vepruar.

Veprimet e pa përgjegjshme posaçërisht të kolegëve të profesionit - arkitektëve dhe të atyre që kanë vepruar në fushën e urbanistikës,në të gjitha qytetet e Kosovës,me theks të veçanet në kryeqytet ishin dhe janë të pa justifikueshme. Tentimet i mija të kamotshme me anën e shkrimeve të shumta kritike por konstruktive,letrave të hapura drejtuar vendimmarrësve kosovar,ende nuk po përfillën,pasi veprimet e dëmshme dhe të shëmtuara janë duke vazhduar ende në katrahurën urbane të Kosovës. Interesat individuale ishin dhe si duket ende do të jenë më të rëndësishme se ato të përbashkëta. Janë këto dukuri të cilat ishte dashur të tejkalohen që në shekullin e kaluara e për fat të keq pjesa ma e madhe e shoqërisë kosovare ende i preferojmë vetëm për interesa të mjera personale.

Prona “është e shenjët”,me qëllim mbrapsht u trajtua dhe u zbatua në fushën e urbanistikës,nga ata të cilët me ndërtime shkatërruan tërë territorin e Kosovës,pa i ndalur askush nga ata që e kishin obligim shtetëror në të dy nivelet. Ekziston një breng e thellë në veprimet e pa kontrolluara të shoqërisë kosovare në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik pasojat që të gjithë ne po i përjetojmë sot dhe do ti ndiejnë edhe gjeneratat e ardhshme pasi këto veprime janë prezentë në të gjithë vendbanimet kosovare dhe janë të kapshme pasi vërehen dhe preken. A thua ndonjëherë do të ketë vend në Kosovë zhvillimi i qëndrueshëm hapësinor dhe urban si dhe plotësimi minimal i të drejtave të njeriut në fushën e planifikimit hapësinor, urbanistikës dhe arkitekturës që ka aq shumë nevojë ky popull,përse po veprojmë kështu ?.

Kamë shpresuar se Parlamenti dhe Qeveritë e formuara pas zgjedhjeve të shumta në Kosovë,se do të ndërtojnë institucione me mentalitet progresiv,me vizion dhe instrumente të qarta në fushën e Planifikimit Hapësinor-Urbanistik. Pos vazhdimësisë jo institucionale,si dhe tendencave për të margjinalizua rëndësinë e kësaj veprimtarie,esenciale për funksionimin e një shteti asgjë tjetër nuk është duke ngjarë. Ky është realitet i yni,këtë e kanë vërtetuar të gjithë ata që kanë tentuar të udhëheqin shtetin lokal dhe qendror pas vitit 1999.

Raste të ngjashme të ndërtimeve të ndryshme me leje e pa leje kemi pa numër në Kosovë por çuditërisht nuk veprohet nga ana e shtetit lokal dhe qendror. Me aprovimin e disa dokumenteve nëpër komunat e ndryshme të Kosovës,në shekullin 21,vetëm kemi shpenzuar kot mjetet e taksapaguesve dhe KOHËN e çmueshme për çdo shoqëri . Në erën e globalizmit dhe zhvillimeve marramendëse teknologjike vetëm jemi duke treguar fytyrën e vërtetë e të gjithë pjesëmarrësve në këtë procese duke filluar që nga projektuesit,ndërtuesit,   mbikëqyrësit dhe organet shtetërore të dy niveleve. Po vërtetohet ajo që e kamë theksuar shumë herë se neve vetëm po legalizojmë ato ndërtime e nuk po ju paraprijmë zhvillimeve hapësinore dhe urbane në Kosovë.

Ekzistimi i kësaj ministrie ”vetëm në letër” i ka shkaktuar Kosovës dëme të pa riparueshme në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit me pasivitetin e saj,me mosveprimet dhe lejimin e katrahurës hapësinore dhe urbane. Sot përmenden raste të pa numërua të ndërtimeve me leje e pa leje,por nuk duhet harruar faktin se ato janë produkte të kësaj shoqërie. Ishte tragjike se si “patriotizmi” është keqpërdorur nga të gjithë ata që kishin mundësi të bëjnë keqpërdorime në fushën e urbanistikës, që kësaj shoqërie i kanë kushtuar me qindra miliona euro. Si rezultat kemi fituar vendbanime të degraduara me ndërtime të çoroditura të cilët pa tjetër do të reflektohen në jetën e gjeneratave të ardhshme për të cilat fare nuk është e interesuar kjo shoqëri. Patriotizmi ma i madh sot është si të “fitohet për familjen” e tani kinse brengosemi për “jetën e fëmijëve tanë”,a ka hipokrizi ma të madhe e ma tragjike për një shoqëri si kjo e jona.

Ka shumë arsye përse është i domosdoshëm Planifikimi hapësinor dhe Urban në Kosovë, kryesorja është së pari,duke filluar nga ajo se ato dokumente duhet të kenë rrol dominues në strategjinë e zhvillimit të territorit e bazuar në konceptin e planifikimit strategjik,integrues dhe të balancuar,duke trajtuar barabar komponentin hapësinore,ekonomik dhe social si  elementet kryesore zhvillimore të një shteti. Së dyti duhen respektuar dhe mbrojtur interesin dhe të mirat publike, të gjithë ata që marrin pjese në procesin e planifikimit hapësinorë dhe urban. Duhet të tregojmë rëndësinë e tyre duke përcjell ndryshimet hapësinore në kushtet e reja të ndryshimeve politike,ekonomike dhe sociale.

Duhet kuptuar,një herë e përgjithmonë,se SHTETIN e përkufizojnë tre elemente esenciale të ndërlidhura në zhvillimet hapësinore të territorit,politikat hapësinore si dhe me planifikimin hapësinor,të territorit të cilin e kanë bërë gati të gjitha shtetet në botë që në shekullin e kaluar. Kosova duhet ma në fund me seriozitet dhe angazhim maksimal e të gjithë vendimmarrësve të trajtoi këtë problematik ashtu si asaj i takon. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)