05 Dhjetor 2022

Përse gjithë ky pesimizëm në poezitë tona

Shkruar nga Ahmet Pllana

Në mbrëmjen e të martës lexova shumë poezi në rrjetin social fejzbuk, ku i jepet mundësia secilit që shkruan e dëshiron të publikojë poezinë e tij, ta postojë poezinë e tij e çfardo niveli qoftë ajo.

Çuditërisht, dominonin poezitë pesimiste dhe zhgënjyese dhe nuk shihnin askund as një fije drite e shprese, por vetëm terr dhe zi.

U bëra tepër nervoz, sa që desh plasa nga ky pesimizëm i tepruar. Poezitë që lexova thuaja se të gjitha ishin pesimiste, andaj u pendova që i lexova, sepse më çmendën fare.

Nuk pashë askund asnjë fije optimizmi. Kjo më tmerroi. Si është e mudur të shkruajnë kaq poezi pesimiste?! Përse gjithë ky pesimizëm në poezitë tona?!

Nuk është jeta kaq e zezë, siç shkruanin ata. Përshkruanin vetëm mjerim dhe mjerim dhe pa parë asnjë dritë të vetme në fund të tunelit. E tmerrshme është kjo.

Andaj shtrohet pyetja: Përse gjithë ky pesimizëm në poezitë tona?! Na mbytën me gjithë këto pesimizma. Përse ‘poetët’ nuk shkruajnë poezi optimiste, por vetëm poezi pesimiste?!

Kthehuni kah e mira, kah e bardha, kah optimizmi…! Edhe popullin e çmendët fare me gjithë këto pesimizma. Sikur në këtë jetë nuk ka bardhë asgjë, por vetëm zi. Mjerisht, poezi pesimiste po shkruhen pos në Kosovë edhe në Shqipëri. Do të duhej të ndalej ky trend i trandur dhe i keq.

Përse dikush sheh vetëm zi e vetëm terr?! Njerëzit e tillë a thua shohin ndonjëherë bardhë? Fjalë e rëndë është fjala ‘kob’ që u tha në një poezi.

Unë besoj se askush “nuk po ndjell ‘kob’ për Kosovën” (Zoti na ruajt nga ata mëkatarë), por përkundrazi mendoj se secili i uron Kosovës vetëm të mira, përparim, zhvillim e lumturi!

Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe trojet tjera ku jetojnë shqiptarët! Janë të bekuara pa fije dyshimi se Zoti i krijoi të tilla, vende të bukura me përplot mrekullira, vetëm që duhet të dijmë t’i shijojmë.

Andaj, nuk shijohen me pesimizëm. Të shkruajmë poezi optimiste që t’u japim kurajo e vullnet njerëzve për jetë!

Duhet ndërruar kahja e shkrimit në poezitë tona, përndryshe “mozomakeq” e kemi humbur ‘torruan’ se kah jemi duke shkuar! Ose edhe  më keq, në një poezi e lexova këtë titull “Kurrë nuk ia fali”! Kujt po ia servon këtë mesazh negativ? E tmerrshme! Ky titull ka ndikim të madh te ata që e lexojnë, sidomos tek të rinjtë, të cilët pas leximit të kësaj poezie, mendojnë se nuk po u dashka që njeriu të fal.

Po e lus Zotin të na kthejë mbarë dhe të mos shkruajmë poezi pesimiste, por poezi optimiste.

Shkrimtari ynë Adem Demaçi në një poezi të tij me titull “Afishja e katërt e poetit” shumë bukur jep mesazh të qartë për pozitivitet dhe optimizëm. Ai është kundër pesimizmit, kundër vajtimit e ankesës.                                                                                                                                                              

“O vargu im pusho vajin                                                                                                                                  Pusho vajin se na qesh bota                                                                                                                             Nuk do të mbetemi prore fëmijë                                                                                                           Fëmijë që vetëm do të qajmë e ankohemi…”

Këto vargje nuk duan koment, por duhet përfillur dhe vepruar që mos të ankohemi e vajtojmë, pra kundër pesimizmit dhe pro optimizmit.   

Stavri Hima shumë bukur shkruan dhe i shprehë mendimet e tij: “Pesimizmi është vrastar. Optimizmi shpirtin mbanë gjallë dhe jep jetë.”
Ja një poezi që shprehë optimizëm.


Jetën e shoh bardhë


Ëndërroj jetën
Në blerim
Çdo gjë e bukur
Nis me fillim
Me të mirën arsye
Me pozitiv mendim.

Shoh veç dritë
Nuk shoh terr
Të tashmen
Ardhmërinë
E shoh t’bukur
Kurrë në tmerr.

Shoh veç bardhë
Nuk shoh zi
Të gjitha sfidat
Do i përballojmë
Jetën të lumtur
Do e gëzojmë.

Nuk e shoh jetën
Veç zhgënjim
Veç ankesë
E shoh jetën
Me optimizëm
Me plot shpresë.                                                                             
                         

 (Ahmet Plana, 28 tetor 2020)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëjë lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje. (Hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)            


- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 16:30)