28 Mars 2024

Përgjigje: Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë,

Shkruar nga Neki Babamusta


Jam një qytetar i thjeshtë i Kombit Shqiptar. Ju posa u kthyet nga O.K.B.-ja dhe me 8 gusht 2010, ora 21:00 dhatë një intervistë të transmetuar në televizionin anglez BBC News si dhe në CNN. Besoj se në Asamblenë e Përgjithshme të O.K.B.-së, ligjëratën tuaj për Kosovën si shovinist i bindur e kanë pritur me mospërfillje, bashkë me miliona shqiptarë, edhe shumë popuj të botës, sepse folët për Ali Babën me 40 hajdutë, përrallë që më ngjalli neveri në këtë rast.

Çfarë “xhevahire prej Dipllomati” i servisni opinionit anglez dhe atij ndërkombëtar me fjalët tuaja të padrejta?

    …”Kosova duhet të kthehet pranë familjes së saj, mëmës Serbi? …Serbët
 dhe Shqiptarët kanë probleme të brendshme si palestinezët dhe izraelitët që
 duhet t’i zgjidhin vetë njëri me tjetrin?” …

Me deklarimet tuaja cinike, ju vazhdoni të fallsifikoni historinë ballkanike në mënyrë skandaloze, duke i dhënë botës të kuptojë që Serbia nuk pranon realitetin historik dhe identitetin shqiptar.

Për të qenë i sinqertë ndaj jush, kur po ju ndëgjoja, thashë me veten time, “Mos vallë është ringjallë Milloshevici, ish-pasues i denjë i Hitlerit?” Milloshevici, me esteri prej krimineli, është futur si diktator në historinë botërore dhe atë ballkanike dhe veçanërisht ndaj Kosovës. Ju dhe klani juaj “sozia e tij,” s’keni fuqi ta ringjallni për t’ja çuar amanetet deri në fund edhe pas vdekjes.

Ju uroj për gradën master në Harvard. Nuk e besoj të jetë Harvardi që të ketë prishur mendjen tuaj prej Dipllomati për gjenezën e njerëzimit dhe nocionin e shtetformimit. Po ashtu, edhe për të drejtat njerëzore të shqiptarëve dhe udhët e tyre që bëjnë të mundur vetëvendosjen popullit shqiptar me legjitimitet mbështetur në fakte historike.  

Ju e dini fort mirë Z. Diplomat, po ashtu edhe akademikët dhe historianët e Beogradit dhe ata botërorë, se serbët janë fise sllave të ardhura nga Uralet dhe Kaukazi në mesjetën e hershme. Dalmacia (e cila sot përfshin pjesën perëndimore të gadishullit të Ballkanit si Mali i Zi, Slloveni, Kroaci, dhe Serbi) banohej nga fise autoktone iliriane, por duke qenë të paktë në numër u asimiluan nga pushtuesit sllavë. E kundërta ndodhi me Dardaninë, Kosovën e sotme, ku duke qenë shumicë, nuk i lejuan sllavët të okuponin vendin e tyre. Historia botërore dhe ajo ballkanike e njeh kufirin natyral të kombin shqiptar nga Veriu – Nishi e Novipazari dhe nga Jugu – Arta e Preveza. Këta janë kufinjtë mijra-vjeçarë, lënë nga Ilirianët, të parët e popullit shqiptar.   

Këto realite janë vërtetuar dhe dëshmuar nga qindra e mijëra botime, libra historikë, harta, arkeologë, historianë dhe gjuhësorë, se banorët e këtyre trevave flisnin gjuhën iliriane dhe në  shekullin IX-XI Iliria u emërua me ermin Arbëri-Shqipëri. Në, këto treva, edhe sot përdoret i njëjti fjalor si atëherë, ku fjalës ‘bukë’ i kanë thënë ‘bukë’ dhe fjalës ‘liri’ po ‘liri’.   

Trojet shqiptare nuk kanë qenë pjesë ligjore e ish perandorisë Turke ashtu siç deklaronin sunduesit serb dhe maqedonas. Por Evropa, për qëllime shoviniste dhe kontradiktash, padrejtësisht nëpërkëmbi fatet e kombit shqiptar me traktake diskriminuese si në Shën Stefan 1877, në Berlin 1878, në Londër 1913 dhe 1915 dhe në janar 1919 në Paris. Këto forume Evropiane kishin për qëllim zhdukjen e Shqipërisë nga harta botërore, por e parealizuar në sajë të vendosmërisë të ish Presidentit Amerikan Z. Wilson, duke lënë në fuqi vendimet e vitit 1913.

Këto traktate skllavëruese kënaqën në mënyrë të tejskajshme shovinistët e Ballkanit, dhe në rradhë të parë serbët, gjë që ishte në dëm të tokave shqiptare. Si pasojë, ato lanë jashtë territorit të Shqipërisë mbi 60 përqind të sipërfaqes dhe popullsisë. Serbia me përkrahjen e cungimit rusomadh dhe evropian formoi më 1918 shtetin e Jugosllavisë me kombësi të ndryshme. Giithashtu dihet se njihet barbaria e serbëve me Nikoliçët, Karagjergjovicët, Titoja e  Millosheviçi ndaj shqiptarëve. Këto sundimtarë gjakatarë kanë vrarë e shfarosur me qindra mijë shqiptarë duke përzënë me forcë me miliona prej trojeve stërgjyshore.      

Por, ja që Zoti e bekoi tokën e Arbërit me banorët e saj, për të mos ia lëshuar shkjaut trojet shqiptare dhe as shovenistëve grekë, as fashistëve të Italisë e as nazistëve të Hiterlit gjatë luftës së dytë botërore. Dhe gjaku u derdh lum për të mbrojtur kombin shqiptar, ideal i Skënderbeut, vëllezërve Frashëri, Sylejman Vokshit, Isa Boletinit, Çerçiz Topullit, Ismail Qemalit, Mic Sokolit, Shote Galicës, Bajram Currit e Adem Jasharit. 

Padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve morën fund, por jo plotësisht. Me 17 Shkurt 2008 Kosova u shpall e pavarur, ku, deri tani e kanë njohur shumë vende të botës si shtetet e Bashkimit Evropian, SH.B.A., etj. Por edhe sot, shumë pjesë të territorit shqiptar ndodhen padrejtësisht nën vartësi të Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, edhe në Serbi. Bota e di fort mirë se asnjë e keqe s’u ka ardhur fqinjëve, apo ndonjë populli tjetër nga shqiptarët. Përkundrazi, si popull liridashës që jemi, ndër më të vjetërit në Evropë kemi dhënë kontributin tonë në drejtim të kulturës dhe lirisë së popujve të tjerë.

Njihet historikisht trimëria dhe humanizmi i shqiptarëve në shekullin XV. Armët dhe gjaku i tyre, me legjendarin shqiptar Skënderbej, mbrojti qytetërimin Evropian ndaj sundimit osman. Mbi 2000 dijetarë historianë kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë për këtë epope. Sulltan Murati i Turqisë, qe betuar se nuk do t’i dilte shpirti, pa i dhënë Papës çallmën (rrip i gjatë pëlhure me ngjyrë të bardhë, të zezë ose të gjelbër që e mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende) dhe kishës së Shën Pjetrit flamurin turk gjysëm hënëz mbi kupolë. 

Ishin kryengritësit shqiptarë ata me Ali Pashë Tepelenën që u dhanë helenëve grekë me 1821 pavarësinë. Historikisht, Turqinë e kanë drejtuar mbi 70 kryeministra shqiptarë e deri tek Ataturku (Mustafa Kemali me gjak shqiptari), si dhe dijetarë me famë si Sami Frashëri, autor i mbi 60 veprave shqip dhe turqisht. Me shekuj kombi shqiptar i ka dhënë Austrisë, Italisë, Egjyptit, Sirisë, Libanit, etj, governatorë, dijetarë, kryeministra dhe dekanë fakultetesh. Edhe sot, ne vazhdojnë t’i japim kulturës, arsimit dhe civilizimit botëror. 

Bota krenohet me kombin shqiptar, me figura të mëdha botërore si Aleksandër Moisiu (artist i skenës teatrale), Nënë Tereza me humanizmin e saj, dhe shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare, veprat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
Që me 1946, ish-Presidenti i Serbisë, Josif Brestito, e njohi formalisht Kosovën si pjesë e Shqipërisë. Gjithashtu, forcat partizane të Shqipërisë, gjatë luftës së dytë botërore kanë luftuar përkrah forcave partizane jugosllave kundër nazismit, për lirinë e popujve të Jugosllavisë.

Por Brestito, si Kalë Troje midis Lindjes dhe Perëndimit, përdori politikën e shfarosjes dhe shpërnguljes me forcë ndaj shqiptarëve nga Kosova e Metohija. Gjatë viteve 1945-48, duke hymnizuar miqësinë me pansllavistët e Tiranës, me parrullën “Enver –Tito” Serbia i grabiti Shqipërisë dhjetra-mijë ton ushqime, ullinj, vaj, bereqet (drithëra si grur e misra). Gjithashtu, u boshatisën magazinat e ish-tregtarëve me manifraktura e mallra industriale. Gjatë kësaj periudhe, ish- Presidenti i Serbisë, Tito  dëboi me dhunë qindra-mijëra shqiptarë për në Turqi dhe Evropë duke ia marrë pasurinë dhe tokat me qëllim çkombtarizimi. Ndësa në Kosovë, Tito ndaloi arsimin shqip, duke mbyllur shkollat dhe universitet shqiptare dhe duke internuar e vrarë mesues të gjuhës shqipe. Në Kosovë, fëmijët shqiptarë janë detyruar fshehurazi të mësojnë gjuhën shqipe nëpër shtëpi private nga frika e persekutimit.

Kosovarët që nuk pajtoheshin me regjimin serb, kalonin kufirin për të ardhur në Shqipëri, por vriteshin nga UDB-ja Jugosllave (Sigurimi famëkeq i Shtetit). Shqipëria komuniste lidhi miqësi me bollshevizmin Rus. Me parrullë të re “Enver-Stalin”, Shqipëria u bë bazë e sigurtë për Rusët kundër Përëndimit. Miqësia shqiptare-sovjetike u pagua nga shqiptarët me vrasje, burgime e internime ndaj kundërshtarëve të komunizmit.

Siç i rrëmbeu Sulltani Turk Ali-Pashë Tepelenës 25 milion monedha ari pas vdekjes së tij, komunistët e Tiranës, në emër të diktatorit Enver Hoxha i dhanë Moskës (kryeqytetit të Rusisë) peshqesh 475 milion monedha ari, pa llogaritur shufrat dhe kallëpet prej ari. Në këmbim të këtyre dhuratave Stalini i dhuroi Shqipërisë hekurishte të përdorura trenash, të kohës të Carit, si dhe një kombinat të vjetër.

Interesat e Millosheviçit ishin për shfrytëzimin e  minierave të arit në Trepçe të Kosovës dhe fushave buqësore, ndër më të mëdha të Ballkanit. Por ëndrrat serbe mbeten vetëm ëndrra. Shqipëria nuk u bë Republikë e shtatë e Jugosllavisë. Edhe bazat Ruse ushtarake në Shqipëri u çmontuan sepse u prish miqësia me Stalinin. Por, sa keq, që kjo botë lind edhe përbindësha. Millosheviçi, kasapi i Ballkanit, e mbushi Kosovën, me spiunë e kriminelë, duke bërë veprime të  papara në  historinë  botërore. 

Reparte speciale para-militare serbe, paguheshin me bordero të veçanta, me paga 5-7 fish më tepër, me kusht që të vrisnin dhe të shfarosnin sa më shumë shqiptarë të Kosovës, t’u çanin barkun grave shtatzëna, të përdhunonin motrat dhe vajzat tona, të pushkatonin prindërit përpara syve të fëmijëve, dhe pastaj vetë fëmijët, të digjnin dhe grabisnin fshatra e qytete, të cilët e bënë realitet. Vetëm në Shqipëri u strehuan mbi 800,000 refugjatë kosovarë. Ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë u strehuan në Evropë dhe Amerikë. 

Këto masakra që tronditën botën janë të dëshmuara në pamjet televizive, varret masive dhe mijëra të zhdukur, që edhe sot nuk i dihet fati. Nuk mund të zhduket një popull prej 15 milion banorësh o Zoti Ministër, për arsyen e të qenurit shqiptar, duke banuar në trojet e veta. Për ne shqiptarët, ideali për kombin është vlera më e shenjtë. Ju nuk mund të turbulloni ujërat me zërin kasnec të një farë Carla Del Ponde, e cila me një shkrim plot mashtrime pa fakte barazon viktimën shqiptare me agresorin serb, hymnizon ujkun që gjoja i turbulloi ujin qingjit, i cili banonte pranë vathës së vet. 

Po kështu vazhdoni të mashtroni disa vende arabe për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Dihet se dikur Tito bëri miq disa sheikë arabë, sepse i pëlqenin shumë përrallat arabe, me një-mijë e një net që i dëgjonte me ëndje nga disa tregimtarë sheikë, hipur mbi deve. Ne shqiptarët, e çmojmë dhe e vlerësojmë lart kulturën arabe në të mirë të njerëzimit, kur ajo avanconte në mesjetë, si edhe sot. Dihet se ka disa fetarë të vetëquajtuar islamikë, që betohen mbi Kuranin për paqe, dhe nga ana tjetër pregatisin terroristë që vetë-safrikohen si dikur samurajët japonezë për të shfaqur besnikërinë ndaj perandorit të tyre. Këta terroristë rrëzojnë aeroplanë me gra e fëmijë, vendosin bomba mes grupesh njerëzish të pafajshëm, djegin ndërtesa shtetërore në vendet e tyre për të realizuar idetë e tyre anti njerëzore. Këto veprime bijnë në kundërshtim me vlerat universale të Kuranit dhe Biblës, sepse këto dy libra të shenjtë predikojnë paqe dhe vëllazërim. 

Po ashtu ne na vjen keq kur shkatërrohen shtëpi apo vriten njerëz të pafajshëm nepër vendet arabe si pasojë e luftrave. Mënyrën e jetës dhe formën e regjimit çdo popull duhet ta vendosi vetë. Ne shqiptarët, kemi shtetin tonë ligjor dhe nuk mund të pranojmë shtet fetar, qoftë ai krishter apo islamik. Feja e shqiptarit është shqiptaria. Të gjitha komunitetet fetare në Shqipëri respektohen dhe vlerësohen duke e bërë kombin shqiptar me harmoni fetare më të lartë në botë. Ne shqiptarët çmojmë lartë veprën e klerikëve tanë nga të gjitha fetë si Papa Kristo Negovani, Atë Gjergj Fishta, Fan Noli, Ndre Mjeda, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu, Imzot Rrok Mirdita, dhe vëllezërit Frashëri.  

Zoti Ministër, përparimet e njerëzimit duhen mbrojtur e çuar më përpara. Mos humbisni kohë me teori shoviniste, por predikoni paqe e bashkëpunim, duke punuar e jetuar të lirë. Mos u ndikoni nga Z. Lavrov, (Ministri i Jashtëm i Rusisë) për pansllavizëm, ish ëndërr e keqe e së kaluarës, si fashizmi dhe fantazma e komunizmit. Sepse këtyre u ka ikur koha. Tani popujt e sotëm nuk  drejtohen më nga mbretër e diktatorë gjakatarë. Zoti krijoi jetën njerëzore që të jetojë në harmoni dhe paqe. Ne shqiptarët, miqësinë, bujarinë, trimërinë dhe ndershmërinë, i kemi parime bazë të jetës tonë. Pavarësia e Kosovës është e siguruar me legjitimitet. Mos kundërshtoni historinë e shqiptarëve, por punoni për miqësi mes popujsh, që eshtë edhe në të mirën e popullit serb. 


Autori është Mësues i Merituar/Historian
Londër,

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)