20 Prill 2024

Për ku je nisur kështu o Nikolla

Shkruar nga Zenel Latifi

Si mund ta imagjinosh dhe ta ëndërrosh një gjë jo që e ke humbur por se ke pasur kurrë, ajo kurrë s\'ka qenë e ytja kurse ti e kërkon!? Kjo është lojë fëmijësh, këtë e bëjnë të dobëtit. Mos e kërko të huajën se mund ta humbësh edhe atë pronën tënde të vogël që e posedon.

Luanët, pëmrendoret, ndërtimi i shesheve të kota, busteve të njerëzve që nuk janë as heronjë e as kurrë s\'kanë dhënë asgjë për \"Maqedoninë\", e shumë gjëra të kota ishin provokimet e tua, o ti që pretendon se gjithçka është e jotja. Të drejtohem ty që po bën diskriminimin etnik dhe po e vazhdon politikën e atij që vdiç si një qen derisa mendonte se e ka botën në dorë, atij që bëri terorrizëm në Kosovën e pafajshme, atij Millosheviçi të pandërgjegjshëm. Mendoj se e kuptuat se për kë bëhet fjalë. Për kë tjetër pos Nikolla Gruevskit.

 Vendin e ka kapluar kriza, varfëria, recesioni dhe gjithkund shihet dekadenca e të mirave kurse ngritja e të ligave dhe të dëmshmeve për popullin vetëm se shtohen, ndërsa nga ana tjetër derisa Gruevski e ka siguruar jo vetëm jetën e vet luksoze por edhe për stërnipat e vet duke i mbushur bankat me para të vjedhura nga djersa e pupillit ai ende vazhdon të bëjë marrëzitë dhe dëfrimet e tij duke harxhuar miliona e miliona euro kot për së koti.

Përveç që në manifestimin dhe inaugurimin e saj nuk mori pjesë asnjë shqiptar dhe as Ali Ahmeti, gjithçka që përmban ajo \'portë\' shihet se ka përmbajtje monoetnike.

 Derisa populli zemërohej dhe irritohej me veprat e tij, si për shembull ndërtimin e përmendoreve dhe luanëve, ai atë e vazhdon edhe me një vepër edhe më fyese dhe diskriminuese për shqiptarët. Ndërton portën \'Maqedonia\', e cila është anti-kushtetuese dhe flet për pretendimet territoriale të Maqedonisë, pasi në këto relieve janë përfshirë pjesë të Maqedonisë së Egjeut, gjegjësisht Greqisë së sotshme, pjesë të Pirinit apo Bullgarisë dhe Prespës së Vogël që gjendet në Shqipëri. Në pjesët anësore të portës tek relievet u paraqitkan folklori, muzika dhe veshjet e Maqedonisë së Vardarit, Pirinit, Egjeut dhe Prespës së Vogël, por unë këtu nuk pajtohem, sepse nuk mendoj se një popull që nuk ka mbushur ende 100 vite po mundka të ketë folklor dhe histori kaq të zhvilluar.

 Derisa gjendemi në shekullin 21, në kohën e zhvillimit teknologjik dhe inteligjencës elektronike, Gruevski ende jeton në shekullin 19 dhe shihet se është shumë i prapambetur. Ai këtë portë e bëri si nder për triumfalizmin që e pati ndaj shoqërisë civile, me të cilët po luan si dëshiron vetë.

Kulminacioni më i madh i kësaj arrin kur ky ndjellakeqës nxit urrejten më shumë me fjalimin e tij në të cilin thotë: “Më lejoni që sot publikisht t’ju falënderohem të gjithë kundërshtarëve të mi si dhe të gjithë kundërshtarët e këtij projekti pasi pa kundërshtimin e tyre për atë që ende se kanë parë, pa kritikat e tyre të pabaza, pa protestat, demonstratat dhe ofendimet e këtij projekti sot por edhe në të ardhmen ai nuk do të ishte ai çka është. Falënderime të veçanta më lejoni t\'i dërgojë opozitës sonë politike, deri tek OJQ-të të cilat shumë shpesh në koordinim me partitë opozitare organizonin protestë”.

 Kjo neve na dhemb shumë, por jam i sigurtë se kjo nuk do të zgjasë shumë dhe do t\'i vijë fundi këtij nacisti, i cili për gjithçka që bëri do të japë llogari. Nuk do të shpëtosh lehtë JO do të të vijë fundi tragjik që e ke pregatitur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)