24 Shtator 2021

Për hajër qoftë

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Ai që bie në dashuri me vetveten, nuk ka rival. (B. Franklin)

Nese kthehemi mbrapa dhe i bëjmë një analizë të shkurtër atmosferës dhe kronologjisë të zgjedhjeve qëndrore te dhjetorit të vitit të kaluar, kur që në start u përpiluan dhe u publikuan listat e kandidatëve për deputet në Parlamentin e Kosovës, jemi dëshmitarë të reagimeve të shumta që përcollën atë kohë in (disponimin) dhe ate, jo vetëm të subjekteve politike, që ishin pjesë e garës zgjedhore, e që akuzonin njëra tjetrën, për “lista të të preferuarve”, por gjithashtu, e veqanta e këtij procesi të rëndësishëm, ishte se kishte edhe individë dhe përsona me influencë të të njejtit subjekt politik që ishin mjaftë të zëshëm dhe kritik për shkak, se në lista zgjedhore, siq thonin ata “i madhi Hashim Thaci, ka futur persona, të cilët, kurrsesi nuk duhet të jene pjesë ë atyrë listave, pasi që kanë një të kaluar të dyshimtë”.

Ishin, këto vlersime, që bëheshin, kryesisht, nëpër ndeja e koluareve, e here pas here, deklaroheshin edhe nëpër ndonje media. Kuptohet, atë kohë, askush nuk ia vuri veshin, dhe nuk përfilli këto “selame”, dhe vërtet, cikli maratonik i zgjedhjeve te fundit, u karakterizua me një përbërje dhe me një strukturë përsonash, jo vetëm “anonimus” sa i përket bagazhit profesional e moral, por gjithashtu nuk mungonin opinione se Thaci në Parlament e “futi” gjithë Shik-un, dhe se fale imunitetit që gezojnë, tash per tash ata, nuk ka cka i ban as Bllaca, as Geci por edhe askush tjeter.

Nuk mungonin kritika edhe ndaj “heshtjeve” të faktorit ndërkombëtarë, që deklarativisht, ishte prononcuar “askush mbi ligjin” apo “me duar të pastra në parlament” por, pas shumë zvarritjeve, votimeve e rivotimeve por edhe rinumrimeve, edhe këto zgjedhje përfunduan, dhe siq dihet, u legjitimua Kuvendi, dhe të gjithë dhanë betimin, e u akomoduan të veshur “shik”, dhe pos Fatmir Limajt i “rebeluar” të tjerët, u “rahatuan” dhe vepronin si “sahati I Zvicrës”.

Por, ja, para dy javësh, fillimisht përmes bisedave individuale për të bërë presion, e herë-herë edhe duke i lutur ,e më vonë edhe përmes letër rezolutës zyrtare që i është drejtuar fillimisht, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, pikërisht ndërkombëtarët (me siguri në mbështetje edhe te disa vendorëve), kërkuan që deputetët e këtij kuvendi të miratojnë një rezolutë me të cilën autorizohet Qeveria për ta vënë në lëvizje Gjykatën kushtetuese reth imunitetit të deputetëve.

Para dy javësh kur i është bërë pytje Kryeparlamentarit Krasniqi rreth kësaj rezolute, përgjegjia ka qenë se ai nuk din asgjë për një rezolutë të tillë, gjë që pat mohuar edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-se Adem Grabovci po atë ditë në një pronioncim për një medium dhe pat shtuar se nuk do të përfillet asnjë rezolutë apo kërkesë që bie ndesh me ligjet ekzistuese dhe Kushtetutën e Kosovës. Kuptohet, pati edhe kritika nga disa individë-deputet, se një rezolutë e tillë as që duhet të pranohet dhe se nuk besojnë edhe që mund të ndodh, por tani kur “letrat janë dalë”, në bazë të reagimeve, në radhë të parë të “shtëpisë së madhe” në Dragodanë por edhe te gjithë faktorëve relevant ndërkombëtar, ne mund të themi vetëm” Për hajër qoftë”.

Kryeparlamentari Krasniqi, në prononcimin e djeshëm është paraqitur shume parimor, dhe meriton respekt, për shkak, se po mundohet të mbroj Institucionin që drejton dhe kushtetushmërinë, por nëse bazohemi dhe mendojmë se deklarimi “jo’ rezolutës nga “kupa” apo disa të tjerë, është punë e kryer, gabohemi rëndë, pasi që , në radhë të pare, sponzor të kësaj rezolute , janë ata, që gjithnjë na kanë “pre teshat”, por gjithashtu, të rallë janë edhe ata deputet, që do të kenë guxim, të mos votojnë për këtë rezolute e cila domosdo do të procedohet në Kuvend, dhe cka është më merëndësi, hiq rastit kur për Fatmir Limaj, ka një dhembje , për shkak të luftës që ka ba e për cka po akuzohet (jo për aferën e Ministrisë), pastrimi i Institucioneve, cilat do qofshin ato, nga ata që i kanë “duart e pista”, është obligim moral, kombëtar dhe civilizues dhe duhet te jete prioritet së pari i neve që jemi kosovarë e pastaj ndërkombëtarëve.

Pas kthimit nga Brukseli,pritet definitivishtë edhe qëndrimi I Kryeparlamentarit I cili pasi që nuk është hera e parë që lidershipi kosovarë për një kohë shumë të shkuretër të ndërroj mendje,kjo mund të ndosh edhe me Krasniqin si “drenicak’ I vërtetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Banka Qendrore e Kosovës mbanë konferencë për shtyp. (Objekti i BQK-së, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)