28 Tetor 2021

Për deputetët, projektligji për Prishtinën

Më 15.07.2010 u miratua në parim Projektligji për Prishtinën,me disa ndryshime lidhur me Pallatin e Rinisë dhe Sporteve apo lartësinë e përqindjes së grandit shtesë. Kjo duhet t’i gëzoi të gjithë ata të cilët dëshirojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës,kishte mëdyshje,sidoqoftë procesi i aprovimit të tij filloi. Në debatin e Kuvendit pak kishte vërejtje lidhur me nenet që janë të ndërlidhura me problemet Hapësinore dhe Urbane të kryeqytetit.

Besoi se delegatët e Kuvendit të Kosovës së bashku me komisionet parlamentare profesionale,në procesin e aprovimit final të ligjit,do të shqyrtojnë,analizojnë të gjitha vërejtjet konstruktive,pasi kjo i përket kryeqytetit të Republikës së Kosovës dhe na takon të gjithë profesionistëve të japim kontribut për të pasur një ligj sa ma të mirë.

Nga aspekti Hapësinor dhe Urban prapë do të kisha përsëritur disa sugjerime konstruktive, të cilat do të ishte e preferuar të përfshihen në ligjin për kryeqytetin e Kosovës-Prishtinën.

·    Duhet ofruar apo prezantuar publikisht,për hir të transparencës,hartat e distrikteve (komunave) administrative të qytetit të Prishtinës të theksuara me të gjitha ngastrat kadastrale,mungesa e tyre krijon huti në pasqyrën reale se si është menduar me këto ndarje.

·    Nuk munden me qenë të definuar kufijtë e qytetit të Prishtinës kur ende nuk janë përpiluar dokumentet hapësinore si Plani zhvillimor komunal (PZhK) dhe Plani zhvillimor urban (PZhU),me anën e të cilëve caktohen të gjithë parametrat zhvillimore si dhe kufijtë e qytetit dhe të komunës. Duhet me qenë të bazuara edhe në Ligjin për Kufijtë Administrativ të Komunave, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale etj. me anën e të cilëve fuqizohen kufijtë definitiv të komunës.

Propozohet që qyteti i Prishtinës dhe Komuna të jenë i njëjti territor,pak sa e çuditshme,duke marr parasysh se ky propozim është në kundërshtim me Ligjin e Planifikimit Hapësinor në fuqi dhe praktikën ndërkombëtare në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe Urban ?.

·    Është i mirëseardhur avancim i problematikës hapësinore dhe urbane në komunë me formimin e  Institutit për Planifikim Urban. Duhet dalluar për cilat zona bëhet planifikimi hapësinor dhe ai urban si detyrat primare të Institutit për Planifikim Urban të Prishtinës i cili në kushtet e sodit duhet të jetë financiarisht i qëndrueshëm dhe i pavarur politikisht.

·    Krijimin e Zonës Metropolitane të Prishtinës të cilën do ta formonin komunat e Podujevës, Kastriotit, Fushë Kosovës, Lipjanit dhe Graçanicës është në kundërshtim flagrant me principet dhe procesin e zhvillimit hapësinor POLISENTRIK të Kosovës të përfshira edhe në variantin e ri të propozim Planit Hapësinor të Kosovës 2010 – 2020+,si dhe të tërë botës e cila po tenton të “korrigjoi” gabimet e bëra në shekullin e kaluar me planifikimin urban të territorit të vet. Është në kundërshtim me dokumentet politike të pakos së Ahtissarit (decentralizimi hapësinor),të cilën e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës, dhe së fundit edhe me Kushtetutën e parë të Republikës së Kosovës. Ky nen me siguri do të irriton përfaqësuesit e këtyre komunave kur nga buxhetet e tyre komunale, edhe ashtu të pa mjaftueshme, duhet të ndajnë mjete materiale. Si i tillë ai duhet harmonizuar dhe korrigjuar,nëse nuk është menduar ndryshe.

Mendimi imë personal dhe profesional është se kryeqyteti i Kosovës duhet të ketë një trajtim tjetër në krahasim me vendbanimet tjera,posaçërisht nga aspekti financiar,por duhet harmonizuar kërkesat megalomane me realitetin ekzistues në Kosovë,e sa i përket Pallatit të Rinisë dhe Sporteve as që duhet diskutuar pasi kjo çështje është e pastër si loti. Nëse punohet ashtu si e kërkojnë principet dhe kriteret ndërkombëtare atëherë kërkesat e banorëve të Kosovës,dhe shumë faktorëve politik dhe ekonomik për tu përqendruar në Prishtinë duhet shikuar si një përparësi,pasuri të cilën duhet në mënyrë profesionale me e shfrytëzuar,materializuar duke iu përmbajtur principeve të zhvillimit POLICENTRIK të Komunës së Prishtinës dhe tërë territorit të Kosovës.

Duhet kuptuar në thelb zhvillimin POLICENTRIK të një kryeqyteti,duhet me u bazuar në këto principe kjo është domosdoshmëri pasi shkarkimi i qyteteve është imperativ i kohës gati për të gjitha qendrat e mëdha botërore të cilat janë duke vuajtur nga ngufatja urbane,e ne edhe me ligj kërkojmë krijimin e zonës Metropolitane të Prishtinës. Se në ç’fare situate degraduese urbane është Prishtina as që duhet diskutuar,të gjithë ne jemi duke e vërejtur,duke e përjetuar atë në jetën e përditshme,fajtorët kryesorë janë profesionistët e urbanistikës e pastaj të tjerët që nuk po e ngritin zërin e arsyes.

Qëllimi dhe tendenca ime është që të përpilohen dokumentet hapësinore (PZhK dhe PZhU), të cilat komuna e Prishtinës nuk i ka punuar,është duke i anashkaluar që shtatë (7) vite. Nuk është vetëm çështje e plotësimit të kërkesave ligjore përpilimi i tyre. Këto dokumente hapësinore me siguri do të mundësonin kontrollin dhe inicimin e veprimeve hapësinore dhe urbane në tërë territorin e komunës. Me përpilimin profesional të tyre përfundimisht do të definoheshin kufij e komunës të caktuar edhe me Ligjin për Kufijtë Administrativ të Komunave. Është e vërtetë se këto dokumente nuk janë atraktive për momentin por me ato trasohet rruga për një zhvillim të qëndrueshëm të kryeqytetit dhe në tërësi komunës. Sot rezultatet nga aspekti hapësinor dhe urban janë dëshpëruese çka po e tregon realiteti i ditëve të sodit në Prishtinë.

Askush nga profesionistët nuk e preferon Prishtinën si oazë të izoluar e të vetmuar pasi sot në shekullin 21 të gjitha zhvillimet hapësinore dhe urbane si çështja e ujit të pijshëm,mbeturinave dhe infrastrukturave përcjellëse teknike dhe sociale janë zgjidhur dhe duhet të zgjidhën në koordinim me të tjerët së bashku,si pjesë e një tërësie hapësinor që quhet Republika e Kosovës.

Për të gjitha këto çështje,në periodën vijuese,duhet në qetësi të mendohet dhe të veprohet së pari nga ana e zyrtarëve të lart komunal,e pastaj edhe nga ana e komisioneve profesionale parlamentare si dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët me vërejtje,sugjerime dhe komente konstruktive do të kontribuojnë,në aprovimin e ligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës -Prishtinën.


Autori është anëtar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)