25 Prill 2024

Partneriteti publiko-privat formë bashkëkohorë e bashkëpunimit

Shkruar nga Ma.Sc. Burim Haliti


Partneriteti publiko-privat është fushe e re tek ne si shoqeri, por edhe në shtetet e tjera të botës nuk ka ndonjë pervoje të madhe sepse kjo fushe ka filluar te paraqitet në fund të viteve 90-ta të shekullit e kaluar.

Partneriteti publiko-privat nuk ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit por, krijon kushte të favorshme për një zhvillim të tillë sepse, kemi ndërhyrjen e sektorit privat në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të cilat janë kompetencë e sektorit publik.
               
Proceset ekonomike kërkojnë gjithëmonë freski në format se si zhvillohen ato, andaj edhe partneriteti publiko-privat është një formë e zhvillimit dhe e gjetjes së formës se si duhet bashkëpunuar sektori publik me sektorin privat lidhur me zhvillimin ekonomik të vendit.

Partneriteti publiko-privat është një fomre e re e bashkëpunimit në mes të këtyre dy sektoreve dhe me të drejtë mund të themi se është elitë e bashkuëpunimeve të ndërsjellta, sepse në shtetet perëndimore kjo ka rezultuar me shumë suksese nga ana e shteteve të ndryshme të botës ku vlen të veqohet p.sh: Australia e cila vetëm gjatë vitit 2002 ka realizuar të hyra nga partneriteti publiko-privat në vlerë prej mbi 50 miliard euro, ndërsa Britania e madhe vetem gjatë vitit 2000 ka arritur të kursej 19% të buxhetit apo realizim të të hyrave në vlerë prej 121 miliard funta.

Përmes partneritetit publiko-privat sektori publik si në nivelin qëndror poashtu edhe në atë lokal mundohet të kursejë paranë publike nga investimi në infrastrukturë dhe shërbime për ta inkorporuar sektorin privat me kapital për të marrë përgjegjësi të investimeve në infrastrukturë dhe shërbime publike.

 Sektori publik duke bashkëpunuar me sektroin privat në këtë fushë arrin ta kursejë paranë publike dhe të mos e shpenzojë me investime në infrastrukturë dhe shërbime por këto para të investojë në zhvillimin më të drejtpërdrejt të vendit gjegjësisht në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve të tij.

Për të pasur partneritet në kuptimin bashkëkohor duhet të ekzistojë një marrëveshje mes të investitorit dhe autoritetit publik për të bërë investime në infrastrukturën publike në mënyrë që të kemi shërbime dhe kushte më të mira për qytetarët.

Marrëveshja duhet të jetë e afatshme dhe obligohet pala nga sektori privat të investoje dhe ti ngritë nivelin e kryerjes së shërbimeve pasi që edhe ky është qëllimi i lidhjes së marrëveshjes për partneritet publiko-privat: Partneriteti publiko-privat - koncesioni nënkupton dhënien e të drejtës ekskluzive investitorit privat që të operojë me ndërmarrjen publike dhe të përfitojë nga ajo për një periudhë të caktuar kohore në këmbim të “obligimit për të investuar” dhe “kualitetit të shërbimeve që ofron” (Shih: Harris Clive).

Baza ligjore e partneritetit publiko-privat (PPP-në) në Republikën e Kosovës është mjaft e pasur dhe në harmoni me standardet perëndimore të kësaj fushe: Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një direktive-vendimi të cilën e ka nxjerrë në korrik të vitit 2008 në një farë forme ka instaluar fushën e partneritetit publiko privat në Republikën e Kosovës dhe poashtu ekziston edhe ligji për partneritet publiko-privat, ku rregullohet përbërja, kryesimi, misioni, qëllimi, kompetencat, hartimin e projekteve, të drejtat, përgjegjësitë etj. Definicione të ndryshme për këtë fushë janë dhënë edhe nga autorë të tjerë dhe nga hartues ligjorë të ndryshëm pasi që në ligjet e secilit vend që e rregullon këtë fushë kemi edhe definicionet e PPP, e poashtu edhe Republika e Kosovës në ligjin për partneritet publiko-privat ka përcaktuar një definicion se qka është partneriteti publiko-privat: Partneriteti Publiko Privat ose PPP - çdo bashkëpunim kontraktues ose institucional në mes të një ose më shumë Autoriteteve Publike dhe një ose më shumë Partnerëve Privat sipas të cilit partneri privat:
-     ofron një shërbim publik ose infrastrukturë publike në emër të Autoritetit Publik;
-    merr përsipër rrezikun financiar, teknik, ndërtimor dhe operativ, duke përfshirë rreziqet e kërkesës dhe/ose disponueshmërisë, në lidhje me ofrimin e shërbimit publik ose infrastrukturës publike;
-    pranon përfitimet nga ofrimi i shërbimit publik ose infrastructures publike në formë të:
-     pagesës nga autoriteti publik nga buxheti i autoritetit përkatës publik;
-    taksave ose tarifave të mbledhura prej partnerit privat nga përdoruesit ose klientët e shërbimit publik ose infrastrukturës publike që u ofrohet atyre; ose
-    një kombinimi të pagesës dhe taksave ose tarifave të lartpërmendura (Shih: Ligji për partneritet publiko privat, Nr. 04/L-045, Neni 3 (Perkufizimet), faqe 5, 21 tetor 2011).

Ligjvënësi ynë (Kuvendi i Kosovës) përmes këtij përkufizimi është munduar që ta sqarojë se cilat janë përgjegjësitë dhe obligimet në të cilën lidhet partneriteti publiko-privat në mes të sektorit publik (Institucioneve qendrore dhe lokale) dhe sektorit privat (Kompanive dhe firmave të ndryshme) të cilat investojnë me kapitalin e tyre në infrastrukturë dhe shërbime të cilat janë të karakterit publik. 

Institucionet qëndrore dhe lokale: Fusha e partneritetit pubiko-privat në Republikën e Kosovës ka institucionet e saj qendrore (Komiteti për partneritet publiko-privat dhe Departamenti Qendror për partneritet publiko-privat) dhe institucionet lokale të cilat merrën me këtë fuhë e që janë në nivelin e zyreve komunale për partneritet publiko-privat (Zyret e partneritetit publiko-privat).

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes një direktive-vendimi të cilën e ka nxjerrë në korrik të vitit 2008 ka obliguar ministrinë e financave që të themelojë një komitetet për qështje të partneritetit publiko-privat i cili e ka rolin dhe rëndësinë e një institucioni qëndror të kësaj fushe në mënyrë që të monitorohet realizimi i të gjitha projekteve të fushës së PPP si në nivelin qëndror poashtu edhe në nivelin lokal. 

    Ne si shoqri me vlera bashkëkohorë duhet që sa më shumë ta përkrahim partneritetin publiko-privat në mënyrë që infrastruktura dhe shërbimet publike të përjetojnë një zhvillim më të madh sepse kemi nevojë më shumë se kurrë për një zhvillim të tillë.

Por duhet pasur kujdes që të mos e keqpërdorim për interesa personale, grupore dhe klanore sepse kjo më pas na kushton shumë me buxhetin e shtetit tonë, por duhet pasur kujdes si institucione që ta promovojmë sa më shumë këtë fushë dhe njëherit institucionet tona janë të obliguara moralisht dhe ligjërisht që të krijojnë mekanizma të mirëfilltë për të mos e luajuar që dikush të keqpërdoret në këtë fushë, por të perjetojmë një zhvillim më të madh të kësaj fushe në mënyrë që ta kursejmë buxhetin e shtetit nga investimet ne infrastrukturë dhe në shërbime publike dhe një shembull i mirë i vendeve janë Britania e Madhe, Australia, Kroacia etj.

    Duhet bërë me dije të gjithëve se partneriteti publiko-privat dallon nga disa fusha tjera të natyrës ekonomike dhe financiare sepse, ky nocion tek ne është duke u keqpërdorur dhe në njëfarë forme po nënkuptohet se PPP është privatizim, shitje, kalim i pronësisë te tjetri etj.

Partneriteti publik-privat nuk është privatizim, shtije, kalim i pronësisë apo ndonjëformë tjetër e kësaj natyre, por është formë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe privat për të investuar në infrastrukturë dhe shërbime pulike, të cilat duhet patjetër ta kenë një afat dhe të cilat duhet ta kenë një normë të përqindjes së sa ka sektori publik e sa sektori privat, të gjitha këtu duhet të bëhen në marrëveshjen e cilat duhet të bëhet mes autoritetit publik dhe atij privat.



 (Autori është master i shkencave juridiko-financiare)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)