24 Shtator 2021

Padi vetëm për Feronikelin

 Shkruar nga Selatin Kaçaniku

Dyshimet dhe paditë mund ( dhe duhet ) të ngriten njësoj si për të bërat keq poashtu edhe për të mos bërat për t i  penguar veprimet e këqija, të liga, dëmtuese, abuzuese, krimogjene…

Është e vërtetë dhe nuk mund të kontestohet se “ FERONIKELI “ me vite të tëra ka ndotur mjedisin; Ka helmuar e dëmtuar shëndetin e popullates / të konsumuesit të të mirave e të dhuntive mjedisore; Ka lozur lojra të pandershme duke i mbajtur për një kohë të gjatë në depo impiantet e filtrimit dhe duke mos i montuar / duke mos i aktivizuar ato ( anise Ligji…e obligonte, anise kontrata e obligonte, anise kodi etik, moral e i mirësjelljes afariste e humane e obligonin njësoj ); I ka shkatuar dëme enorme popullates dhe Komunës Drenas por edhe Shtetit të Kosovës me ndotjen e mjedisit duke i shkaktuar dëme të pariparueshme ( dëmet më të mëdha i shkaktoi me dëmtimin e shëndetit te popullata / te konsumuesit e të mirave e dhuntive mjedisore ), dëme këto që nuk i janë kompensuar as pacientëve, as komunës, as Shtetit të Kosovës – Buxhetin e të cilit e gjenerojnë po këta konsumues – taksapagues ?!

Është e vërtetë se i gjithë ky “ skenar “ është zhvilluar i pa penguar nga askush, as nga institucionet e Komunës, as nga institucionet e Shtetiti, as…nga askush ?!

Kamë përshtypjen se përveç  shoqërisë civile dhe mediumeve të informimit Shteti Ynë nuk pati krah tjetër për të marrë në mbrojtje popullatën e Drenasit, përderisa kjo popullatë nuk u detyrua të vendosë vet, të protestojë -  t i bllokojë portat e “ FERONIKELI-t “

Është mire që MAPH, më në fund, mori vendim për të ngritur PADI NDAJ  “ FERONIKELI-t “, por nuk është mire që kësaj padie nuk iu bashkangjitën edhe obliguesit  tjerë ?!

Cili është “ interesi “  nëse kosto e dëmeve dhe e pësimeve është më e lartë se përfitimet, se çmimi i privatizimit, se…?!

Pse nuk është detyruar me kohë dhe menjëherë “ FERONIKELI “ të zbatojë Ligjin…dhe obligimet kontraktuale përgjegjëse janë institucionet e obliguara me Kushtetutë e me ligje për ta aplikuar drejtësinë... Janë përgjegjëse edhe institucionet dhe organet e drejtësisë, ato të mbikqyrjes si dhe inspeksionet që nuk kanë ndërmarrë asgjë ( ose pak gjë ) as pas reagimit të parë të shoqërisë civile, të mediumeve të informimit e të popullates…as pas reagimeve tjera të shumta. Fitohej përshtypja se ky “ krematorium ”, se ky ” teknocid “, se ky diskriminim i rëndë, po ndodhte e po ndodhë në ndonjë planet tjetër ?!

Pra,  nuk duhet ngritrur Padi vetëm kundër “ FERONIKELI-t “ por edhe kundër të gjitha institucioneve – për mosreagimin me kohë ( përkundër obligimit, ligjor, zyrtar, etik e moral ) dhe për mosmarrjen me kohë të masave të duhura, të masave të parapara me ligj?

Kosovën e ndotin edhe disa ndotës tjerë, mes tyre ka edhe të tillë që marrin çmime për FILANTROPINË KORPORATIVE  - e nuk reagon askush ?!  Ndokush prej nesh nuk e kupton ç është ndotja, cilat janë rreziqet e dëmet dhe ç është bëmirësia, por as cila është ajo që këto dy nuk i bën dot bashk ?!

Nuk kanë faj  pse nuk dine – por pse nuk na tregojnë se nuk dine e na mbajnë peng ?!

Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës sepse asnjë nga to nuk ka të drejtë të na ndotë mjedisin dhe të na atakojë shëndetin e jetën, e…na u kanë bërë shumë “ FERONIKLA “ në vetëm 11.000 km2 ?!

Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës…edhe për arsye se ndokush tjetër që nuk di do t i ndajë edhe ndonjë çmim të filantropisë “ PËR NDOTJE TË MJEDISIT ” ?!

Duhet ngritur PADI NDAJ TË GJITHË “ FERONIKLAVE “ të Kosovës dhe të kërkohet kompensim ligjor, kompensim të drejtë e kompensim human për të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë gjithë kohës së shkaktimit të dëmeve dhe ndaj të gjithë të dëmtuarve, si dhe kompensimin e të gjitha shpenzimeve  të provokuara / të nxitura me mosrrespektimin e ligjit !

As tani shoqëria civile e mediumet e informimit nuk duhet të heshtin, duhet t i përgadisin dëshmitë për gjykim, për veprim retroaktiv dhe për zgjërimin  e lëndës ?!

Kosova dhe mjedisi i saj, popullata e saj, konsumuesit e mjedisit / të dhuntive mjedisore kanë nevojë për përkrahjen, për kujdesin dhe për (vet)mbrojtjen tone.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)