28 Mars 2024

Pacolli konfuz në politikë dhe skandaloz me deklaratat e tij shpallë Kosovën terroriste!

Shkruar nga Rrezart Kalaja

Ish ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, tani deputet i Kuvendit të Kosovës me veprimet e tij sinjalizon  se është i organizuar dhe orkestruar paraprakisht prapa skenave për pazare dhe interesa personale!

Përkundër lutjeve, thirrjeve të popullatës, të analistëve që mos te përshkallëzon situatën edhe ashtu te tensionuar lidhur me pretendimet  e formimit të qeverisë Hoti ,kokullë dhe fantazmë nga 82 deputet të korruptuar,hajna ,rrugaçe dhe gjysmanalfabet dhe të pa popull!

-Por aq sa po vërehet rrëzimi i Qeverisë Kurti  nga të apostrofuarit, duket  se ja dhanë pushtetin  Albin Kurtit dhe ja rriten partinë  edhe 50%!.

Ish ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, tani deputet i Kuvendit të Kosovës është  shume konfuz në politikë dhe skandaloz me deklaratat e tij të fundit, ku e  shpalli Kosovën terroriste!?.

A mundet ky pseodopolitikan të tërhiqet nga etiketimet qe i ka marr nga populli dhe analistet të ndryshëm  se ishte i dyshuar në karrierën  e tij politike  në raport me marrëdhëniet e tij me Rusinë?.

A thua si t‘i besohet këtij politikani, kur ky shpall vendin  e vet terrorist pa u vra as kush,as kush pa u kidnapuar!

Nuk është pa, që u bërë në qeverinë Kurti  ndonjë zbatimi i dhunës së egër e të pamëshirshme ndaj dikujt.

Terrorizëm quhet  një regjim shtypës a nga një organizatë reaksionare e kundërrevolucionare ndaj popullit e ndaj kundërshtarëve të vet politikë, që arrin deri në asgjësimin fizik të tyre; masa terrori; politikë terrori. Terrorizim i hapur nga e cila asnjë veprim i tille nuk është   ne Qeverinë Kurti, por është i përqendruar me tërë arsenalin  e vet  ne përballje me pandeminë,përkundër asaj kane filluar disa gjëra të bien në vendin e vet nga “Mafia e organizuar  në Kosovë”, qe mbretëroj që 20 vjet.

Gjatë ditës së enjte, në një prononcim për media nga aeroporti i Prishtinës,ai u shpreh se ishte  “frikësuar nga institucionet e shtetit se mund të kryejnë ndonjë sulm terrorist në mua, andaj kam ndryshuar destinacion. Aterova në Tiranë’’. A thua  ndryshimi i destinacionit i solli atij  ndonjë siguri ma të veçante qe të futet një ditë ma vonë, po në të njëjtin Aeroport nga Tirana?

Praktika e ndërtimit të “diplomacisë mashtruese", që e kishte filluar Behxhet Pacolli në mandatin e kaluar të qeverisjes në koalicion me PDK- -LDK, është rikthyer në veprim të ri me koalicionin  aktual për “Qeverinë  fantazmë  Hoti”:- ngase edhe në mandatin, sa ishte në pozitën  e Ministrit të Jashtëm, jo qe afroj ndonjë njohje Kosovës, por Serbia me politiken  e vet i tërhoqi 14 njohje. Prandaj  politika  e tij shterpë, është rrezik që kësaj  here do ta fut Kosovën nën një presion dhe keqësim të situatës dhe bashkimit të tij me  deputete e pa popull?...Nëse iu bashkohet konsiderohet se ky është kulmi i mashtrimeve, gënjeshtrave që po vazhdon ti bëjë Pacolli, në kurrizin e popullit shqiptar!!!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)