28 Mars 2024

“Pa qajt fëmija, nuk e merr nana”

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Pa guxim, ndërgjegjja është musafire e mjerë. (G.Meridith)

Në këtë shkrim nuk dua të prezentoj shifra,or do të mundohem që të paraqes një fakt të pamohueshëm, që në radhë të parë mendoj se ia vlen dhe është shumë me rëndësi të lexojnë bashkëvendasit e mi të Anamoravës, por në veçanti i adresohet gjithë atyre nga ky rajon i Kosovës, të cilët, këto 12 vitet e fundit pas lufte ishin, por disa prej tyre janë edhe tani, zyrtarë të lartë të Instutucioneve të Kosovës, si në nivelit qëndror ashtu edhe lokal.

Dikush mund ta (keq)kuptojë dhe të më akuzojë se kam xhelozi apo mëri, në radhë të parë, për ata për të cilët do të flas me admirim, për punën që kanë bërë në rajonet tjera të Kosovës , por gjithashtu edhe për ata (vendasit e mi), të cilët mund të them me plot përgjegjësi, banë shumë pak për të mos thënë aspak, për bashkëvendasit e tyre, prej nga vijnë ata, por edhe ku kanë lindur. Bashkëvendasit e mi, pos që premtuan gjithnjë, kur u mbajtën cilat do zgjedhje, dhe për këtë (mos)punë të tyre, aty ku respektohet vota dhe vullneti i popullit, i cili në parim duhet të jetë sovrani, do të duhej të sanksionoheshin, dhe nuk do të duhej lejuar që përsëri pothuaj të njëjtit (për çudi apo me skenar), edhe në të gjitha palë zgjedhjet e mbajtura, të jenë ata të cilët, pa pengesa dhe mund të madh, të na “përfaqësojnë”.

Disa prej tyre, edhe sot, na kujtohen shumë mirë, sepse bartën poste të larta ministrore, dhe atë deri në pozitën e Kryeministrit, por si duket, fatkeqësisht, më tepër ishin dekor dhe zyrtarë dhe përsona për “promo” para mediave, të cilët edhe atë kohë kur vepruan, por edhe tani, po sillen, ”komod” pa iu ndier “zëri”, e të mos flasim për rezultate, por gjithnjë duke mbrojtur vetëm interesin e tyre përsonal, familjar, apo të rrethit të tyre të ngushtë, kurse, kur është në pytje interesi i popullatës, prej nga vijnë, pothuaj të gjithë ishin dhe janë të njejtë!

Kuptohet,vota gjithëku jetë interes, dhe ky interes vetëvetiu, patjetër krijon raporte mirëbesimi dhe respekti mes votuesit, i cili ia beson votën të zgjedhurit, por gjithashtu kur përsoni të cilit i besohet vota, angazhohet që të plotësojë kërkesat dhe nevojat e votuesve, atëherë, është gjëja më sublime dhe më e ndershme, që ka ba i zgjedhuri dhe rezultai i këtij angazhimi, kurorzohet me përkrahje edhe në zgjedhjet vijuese.

Rasti më konkret dhe më tipik në Kosovë i prezentimit, ku votuesit dhe përfaqsuesit apo të zgjedhurit janë në një “unison”, (edhe pse ka vlersime të arsyeshme se është ba dhe po bëhët në dëm të rajoneve tjera), sa i përket respektimit të nevojave dhe kërkesave të popullatës apo votuesve, kjo dukuri mund të vërehet dhe shihet në rajonin e Drenicës dhe të disa komunave tjera të Dukagjinit.

Votuesi i Skenderajit, që ia ka dhënë votën gjithnjë Hashim Thaçit, Drenasi, që ka votuar Jakup Krasniqin, Malisheva, Fatmir Limajn, por edhe në disa komuna tjera ku ka pasur zhvillime të mëdha pozitive, nëse këtë gja nuk e bëjnë (votuesit) edhe në të ardhmen, atëherë e pranuam apo jo, u pajtuam apo e kontestuam, më të drejtë mund të thuhet se jo vetëm që i hyjnë në hak këtyre të lartëcekurve, por edhe të tjerëve nga ky rajon.

Kuptohet, është  “gjynah’ edhe prej zotit, të mos votohen e respektohen, ata që u votuan deri më tash (madje edhe vjedhjet e votave dhe manipulimet në zgedhje në këto loklalitete janë ” të pranueshme” për këta banorë) pasi që, në këto vendabanime, janë bërë ndryshime të mëdha në aspektin pozitiv si, në sferën zhvillimore dhe të investimeve të përgjithshme, dhe dëshmia më e fuqishme është argumenti për ata që kanë pasur rastin t’i kenë vizituar para lufte (pa ndonjë tendencë ndjellakeqe), dallimet vërehen që në nismë, dhe janë shumë të mëdha dhe për t’u lakmuar.

Rrugët që janë ndërtuar dhe po ndërtohen, urat të parametrave që nuk janë ndërtuar në asnjë lokalitet tjetër,shtëpi të mëdha banimi, lokale afariste e biznesi, shkolla e shtëpi kulture, por edhe investime tjera, janë panorama më e re që vërehet në tërë Drenicën e pasluftës.

Investimet në Drenicë, por edhe në loklalitete tjera të Kosovës, duhet ta gëzojnë gjithkë që jeton dhe e do këtë vend, por kuptohet ka vend dhe hapësirë për kritikë në këtë pikë, dhe akuzat se janë bërë investime selektive dhe në bazë të rajoneve të caktuara, e që janë në radhë të parë falë angazhimit konkret të disa liderëve të fuqishëm dhe me ndikim, jane fakte dhe dëshmi që nuk donë koment dhe analizë të thukët.

Megjithatë, po jetojmë në Kosovë ”dhe kush është i zoti mos i shkoftë huq moti”, është një thënie popullore, andaj drenicasit fituan dhe po zhvillohen falë punës së liderëve të tyre, që nuk po kursejnë për t’i dalë në ndihmë, me çka, pos që po zhvillojne vendëlindjen, po rrisin edhe autoritetin e tyre. (kuptohet në dëm të tjerëve)

Sa i përket Anamoravasëve, e në veçanti, atyre që ishin dhe janë në pushtet akoma, edhe iniciativa e fundit, e ndërmarrë nga disa intelektualë ”pa pushtet”, është humbje kohe, dhe tendencë për t’u prezentuar se janë të shqetësuar për mosëzhvillimin e Anamoravës, por në realitet kjo iniciativë është një mesazh dhe kërkesë për një kamuflim me realitetin që kanë krijuar pikërishtë këta njerëz të politikës, të cilët Anamoravën, në çdo aspekt e “tradhtuan”, dhe nuk është për t’u habitur, edhe rasti kur edhe tabelat e regjistrimit të veturave në bazë të rajoneve, Anamoravën, e radhitën të fundit me numër 6.

Siç duket, siç thotë një fjalë e urte popullore ”pa qajtë fëmija, nuk e merr nëna”, për Anamoravën, deri më tash, jo vetëm që nuk qau askush, por as që tregoi se është i gjallë dhe duhet përkujdesur.
 
 
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)