24 Shtator 2021

Pa Identitet

Shkruar nga Roland Sylejmani

Ka disa ditë që pres për të marrë pasaporten time, ndihem vërtetë i lumtur, se nga një pasaportë unmiku me një status jo shumë të qartë dhe një liri lëvizje shumë të kufizuar, tani po paisem me një pasaportë vendore të shumë pritur, dëgjova së do të kishim edhe hapsirën më të madhe gjeokrafike për lirin e lëvizjes.

Mirpo mbi të gjitha një pasaportë që  dekata e dekata gjyshëritë tonë e kishin ëndërruar por ja që koha nuk fal dhe ata ikën nga kjo botë pa e shijuar dëshirën e zjarrtë që të posedojn dokumentin e shkruar me shkronjat e arta shqipe sic e quanin ata.

Dita e marrjes së pasaportës sime ishte një ditë mjaftë e vecant për mua, isha vërtetë i lutmtur, pse ta mohojë?

Për mua nuk është thjesht një dokument indetifikimi, për mua ai dokument është prova e të qënit shqipëtar.

Nga enutziazmi i madhë, që nga dita e aplikimit nuk isha interesuar fare për procedurat se si duhet të veproja e lëre më për dizajnin, cilësin apo edhe sigurinë e tijë.

E rëndësishme është se e gjithë ecuria e aplikimit fatmirsishtë shkoi si është më së miri, i bëra pagesat e nevojshme me kohë, plotësova disa formular deri tek dita e fundit kur edhe mu dorzua në dorë pasaporta.

U zhgënjeva, qysh në castin që pash kopërtinën e pasaportës. Pasi ëndërroja që një ditë të kisha një pasaportë vendore, me simbolet dhe gjuhën tonë, por se kisha imagjinuar se në kopertinën e pasaportës të shohë me një mërzi të thellë mbishkrimi \"Републике Косова\"(Republika e Kosovës) e shkruar në alfabetin \"Cyrillyc\" një formë e të shkruarit që shume shqipëtar kishin pësuar prej saj, ishin burgosur, rrahur e keqtrajtuar në mënyrën më mizore, kjo për shkak se regresioni sërrb donte të asimilonte me cdo kusht shqipëtarët, sic na ka mësur edhe historia qindra vjecare.

Më dukej cmenduri që në pasaportën time të gjendeshin shkronjat “Cyrillyc”. Kur isha i vogël, gjyshi im, më tregonte histori nga më të ndryshme mbi mënyrat se si pushtetarët serb donin që gjuhën tonë amtare autoktone shqipe ta zëvëndësonin me atë sërrbe, nëpërmjet spiunve të tyre, duke ndaluar funksionimin e shkollave në gjuhën shqipe, e duke investuar në ato sërrbe.

Por tmerri i madh nuk mori fund me shkronjat serbe, vazhdoja të shfletoja fletët e pasaportës dhe nga të gjitha simbolet që shikoja në pasaportë, nuk shihja asnjë simbol të vetëm që identifikonte shqipëtarët, traditën dhe kulturen tonë (që përhirë të vërtetës e kemi shumë të pasur), të paktën shqiponjën tonë dykrenare, apo ndonjë element tjetër të tregoje se kujt popull i takon kjo pasaport.

Në të gjithë atë mimashin e simboleve gjej një hartë administrative të Kosovës, që realisht aty mungojne trevat e tjera si: Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, treva këto të ndara me kohë nga Kosova shkak i pangopsisë sllave ndaj tokave shqipëtare.

Pas asaj harte në prapavijë gjendeshin yllat që si duket për hatrin e Europes i kishin vendosur aty. Për hatrin e asajt Europes që në vitin 1913 e tradhetoi kombin tonë duke na lënë nën okupimin e shtetit Sërrb, duke injoruar vullnetin e milona shqipëtarve, që kanë vetëm një qëllim, bashkimin e trojeve etnike shqipëtare.

Ne si shqipëtar asnjëher nuk kemi pushuar, me ne është luajtur lojë e egër e pa pastërt, prapsëprap, asnjëherë nuk na është ulur morali si popull dhe kemi vazhduar me ngulm ti mbrojmë interesat tona kombëtare.

Në vitin 2008 që nga shpallja e pavarsisë së Kosovës, një grumbush politikanësh në të ashtuquajturen mbledhjen solemne të parlamentit të Kosoves,pranuan pakon e Ahtisarit.

Ajo pako la shqipëtarët e Kosovës pa identitet, nuk dim kujt shteti, feje apo krahine i perkasim? Apo duam të pranojmë që tani sic thuhet në demokracin e shek XXI të jemi ata  liberalët të ngopim egot e fqinjeve tanë që një ditë të shuhemi dalëngadalë, ta tretim identitetin tonë, që me gjak e nderë e mbrojtëm, e të mos dim nga kemi ardhur dhe kush kemi qenë.

Kush realisht na e solli  një katrahurë kaq të koklavitur? Kush janë ata që marrin vendime në dëm të atdheut të tyre?

Dikush mund ta gjykojë shkrimin tim si racist, unë jam për respektimin e minoriteteve por gjithmonë deri në një farë mase.Deri atëherë kur edhe shqipëtarve jashte kufijve ti respektohen të drejtat më elementare, t’ju njihet e drejta e kombësis, e drejta e gjuhës dhe e drejta e shprehjes së lirë të mendimit dhe të fjalës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)