19 Tetor 2021

Ortekët e borës nuk duhet të nënvlerësohen

Shkruar nga Tahir Ahmeti

Sot janë bërë nëntë vjet, që kur orteku i borës në Restelicë la të vdekur dhjetë anëtarë të familjes Reka, në rajonin e Gorës.

Ortekët mund të parashikohen me paralajmërimin e ndryshimeve klimatike në zona të caktuara, por rreziku asnjëherë nuk është i evitueshëm.

Është potencuar disa herë se Kosova nuk bën pjesë në zona të rrezikshmërisë së ortekëve, mirëpo praktikat po e dëshmojnë të kundërtën dhe deri me tani kemi disa raste me fatalitet nga ortekët, andaj përveç tri rreziqeve natyrore nga të cilat kryesisht rrezikohet Kosova, tërmeteve, vërshimeve dhe zjarreve pyjore, as ortekët e borës nuk duhet të nënvlerësohen.

Institucionet përgjegjëse në Kosovë, duhet që në vendet potencialisht të rrezikuara nga ortekët e borës të investojnë më tepër në parandalimin e tyre.

Si një ndër masat preventive është edhe vendosja e  shenjave paralajmëruese në të gjitha zonat ku rrezikshmëria nga ortekët është më e lartë, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit.

/Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)/

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)