26 Prill 2024

Organet komunale janë dorëzuar përballë strukturave ilegale serbe

Shkruar nga Lëvizja Vetëvendosj! 

Po të gjendesh në tytën e pushkës dhe po të jesh pa mbrojtje, askush që është normal nuk do të thoshte që ja u frikësua dhe iku nga aty. Për çudi që te ne paska njerëz që e bëjnë këtë, por më e keqja që të tillë njerëz kanë obligime të të mbrojnë por jo të quajnë frikacakë.

Në njërën anë tolerojnë dhe me këtë ndihmojnë ata që kanë në dorë tytën e pushkës, të cilët terrorizojnë popullatën e cila mundohet jo vetëm të mbijetojnë por edhe ti kthehen trojeve shekullore në pronat e tyre.

Ani, pse ndërtimi i shtëpive të tyre po ndodhë falë solidaritetit dhe vullnetit të shqiptarëve anekënd botës, prapë se prapë strukturat serbe të dirigjuar dhe të orkestruar nga qeveria tashmë “nacionaliste” serbe, e pa penguar nga askush po mundohet të jetësoj dhe të mbajë gjallë spastrimin etnik të asaj pjese.

A thua që edhe dikush nga shqiptarët e ndihmon këtë me neglizhencën e tyre dhe për të besuar në këtë, një zyrtar i lartë i Kuvendit Komunal të Mitrovicës doli në media dhe deklaroj se, ne i ndërpremë punimet shkaku që punëkryersi nga frika i kishte larguar makineritë nga vend ndërtimi, sepse një grup serbësh paskan protestuar, kështu që ne u detyruam ti ndërpresim punimet për një kohë.

Shumë paradoksale për një zyrtar të lartë komunal, sepse kjo i bie që ne nuk dëshirojmë tu prishim rehatinë kriminelëve. Por aq më keq na erdhi deklarimi nga organet tona të sigurisë.

Zyrtari i policisë së Kosovës deklaroj duke i siguruar jo vetëm opinionin por edhe qytetarët atje që të mos merakosen shumë ngase ne jemi duke monitoruar situatën. Me të vërtetë që të dyja këto na bëjnë për të qeshur.

Tani mund të pyesim: A janë këto deklarime apo dorëzim përballë kriminelëve serb? A duhen zyrtarët komunal dhe organet e sigurisë të ndalin punimet dhe t’i monitorojnë protestat e bandave serbe apo do të duhej të deklarojnë se mundësia e vetme është që secili ta mbrojë pragun e shtëpisë, ashtu siç bëri kryetari i komunës muaj më parë?

A thua policia e Kosovës është në një mision monitorues dhe që nuk kanë fuqinë apo edhe misionin të mbrojnë ndokënd?  Për këtë nuk do të besonim fare, sepse po të njëjtit shumë shpesh po tregojnë muskujt e tyre ndaj qytetarëve dhe studentëve paqësorë në mbrojtje të disa zyrtarëve të institucioneve, por që në këtë situatë ata kanë rolin e monitoruesve.

A thua këto organe kanë dy qëllime: e para që të monitorojnë kriminelët serb në jetësimin e spastrimit etnik, dhe ministri i tyre të del në konferenca për shtyp duke deklaruar se kemi të bëjmë me një situatë shumë komplekse, duke harruar që ishte ai i pari i komunës kur filluan spastrimet etnike në pjesën veriore, dhe e dyta që t’i mbrojnë qeveritaret e në këtë rast edhe vetë ministrin duke harruar fare qytetarët e pa mbrojtur.

Do të mendonim ndryshe, por ama situata po tregon këtë, sepse po t’i shohësh në gjendjen fizike, ata nuk janë truproja por janë as më shumë dhe as më pak, njësite policore që kanë detyrat e tyre si çdo polici e botës, por me komandantë më të guximshëm ndoshta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)