05 Dhjetor 2022

Opozita shënon autogolin e radhës me huliganët kundër Hekuran Muratit!

Shkruar nga Asllan Dibrani

Këto skena nuk i duhen Kosovës edhe nëse nuk pajtohemi dhe nuk jeni të kënaqur me te ,është ministër legjitim me imunitet dhe patjetër duhet respektuar sigurinë dhe integritetin e tij.

Zotëri ministër mos u ndalni me punën! Respekt! Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

Ju nuk jeni aksionar në pompat e benzenit as në qendrat tregtare. As nuk ishit  pjesëmarrës në shitjen e ndërmarrjeve publike, siç bën të tjerët! Ju nuk po epni tenderë dostave  e probatinëve  në segmente të ndryshme ,madje edhe ne nivelet e larat te tregtisë  me  Serbinë!  

-Thjesht, po i shërben popullit pa asnjë skandal të korrupsionit e të krimit!
Njëzet vjet kemi qenë të vjedhur nga qeveritë paraprake nga e cila populli po i përjeton ato pasoja me palcën  e vet kurrizore...

Shuma  e ndare nga qeveria 150 milion euro, po ju epet  popullit për ta përballuar  situatën   famëkeqe qe po përjeton bota madje edhe Kosova  pas pandemisë dhe luftës së Ukrainës.

Gjestet e tilla si ky rast  i rrugaçërisë me shtytjet e  opozitës se lodhur po nxisin këta rrugaç keqpërdorimin e fëmijëve, te dijes e arsimit  për politikë edhe antikombëtare në çastet  e dialogut me  Serbin.!

Ky veprim vetëm sa e rrit respektin tim për ministrin Murati! Ministër i dinjitetshëm, i sjellshëm dhe i mençur.

Po t ‘kish qenë ministër i qeverive të kaluara s kishin muajt me ju afrua hiç, se i kish pas nja dy tre truproje rreth  e rrotull. Lind  pyetja, ku janë policia qe nuk i mbron ministrat prej këtyre forcave  antiligjore edhe antishtetërore?

Sot e kanë gjet me gjuajt me miell, ku qeveria i shpërndan 150 milion euro për qytetarë të Republikës!

- Opozita PDK, LDK e  AAK janë kundër çdo gjëje që zhvillohet në  funksionimin  e shtetit  si duhet. Hekuran Murati dhe qeveria aktuale është duke i riparuar ligjet dhe gangsterizmin  e ish udhëheqjeve dhe qeverive paraprake  të Kosovës.

- Këto valëvitje opozitare  i ngjajnë gomarit para ngordhjes  në momentin e fundit të shqelmon.

Gjestet dhe veprimet vandale qe po i bënë  opozita, po edhe këta  qe quajtur si PSD  qe as pragun  nuk  e kaluan të futen në kuvend nuk i bëjnë përshtypje askujt me këto vepra edhe shumë primitive.

Të lumtë ministër qe nuk merrësh me këto servilë të shitur. Të protestosh është demokratike dhe e lirë, por kjo mënyrë e sulmit fizik s’është njerëzore dhe fundi s’është ajo që është në kanun dhe në traditën e karakterit shqiptar?.

Nuk ka qeveri në botë që nuk bënë gabime dhe të bësh opozitë do të thotë ta kundërshtosh qeverinë, por edhe te japësh alternativa tjera se si do te duhej të qeverisej.

Kështu opozita përfiton në të kundërtën tek ne kjo opozitë më shumë shënon  autogola se sa qe po sinjalizon  vepra si opozitat e popujve tjerë qe nxisin zhvillimin  ekonomik ,kulturor dhe mirëqenën sociale të popullit.

Sa më shumë inati e xhelozi ndaj ministrit Hekuran Muratit, aq më lart po ngritët autoriteti i tij.

Sa më shume sukses  qe po korre kjo qeveri aq me tepër po tërbohen opozitarët pa gjetë mjete demokratike, por iu ngjasin qeneve endacak! Respekt për Hekuran Muratin , vetëm vazhdoni kështu i me kulturën dhe edukatën qe posedoni i nderuari Ministër !...

Këta të PSD-së PDK-së LDK-së e  AAK-së, me avazin politik qe po e ndjekin,  jo qe do të vinë në qeveri ndonjëherë, por po na dëmtojnë edhe në  politiken ndërkombëtare, madje edhe ne  liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian?!.

 Dy fjale edhe për popullin:

A duhet ketë popull për ta vjedhur, rrahur , shtypur e malltretuar,injoruar, dhe te rrinë te robëruar si nen okupimin serb,a po donë shtet me ligje ,rregulla dhe sundim ligji dhe një pavarësi  të Kosovës.

Zoti i udhëzoftë dhe iu kthjelltë trurin këtyre njerëzve qe veprojnë me dije e pa vetëdije  në demin e kauzës së popullit shqiptar...

I ligu veç veprime të liga bënë,turp,turp turp! Në saje te bajraktarizmave shekullor qe i patëm gjatë historisë mbetem  në shumë shtete të shkapërderdhur edhe ata  qe kane bere politike atëherë kane qenë një soj si këta të sodit. Zgjohuni shqiptar nga amullia dhe errësira qe  iu ka mbuluar me veprime  te tilla qe qojnë  ujin ne mullinjtë  e armiqve tanë shekullor.



Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bëjë lansimin e Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të hapë ekspozitën e të burgosurve rreth rasteve të Dhunës në Familje. (Hollin e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)            


- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 16:30)