29 Mars 2024

Nuk entuziazmon çmimi për KEDS-in

Shkruar nga Ibrahim Rexhepi

Hapja e ofertave për privatizimin  Furnizimit dhe Distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës, tash të njohur si KEDS, shënon hapin fundit të shitjes së  një aseti publik, i cili po ndodhë për herë të parë në Kosovë.

Nga ky proces doli se ofertat që dhanë konsorciumi  turk “Limak &  Çalik” dhe kompania egjiptiane “Elsewedy” nuk kanë përmbushur pritjet e punëtorëve të KEDS-it, por edhe të popullatës kosovare. Por, kjo është ekonomia e tregut.

Po ashtu, të tilla kanë qenë rregullat e tenderit- fiton ofertuesi që ofron çmimin më të lartë. Në këtë rast gjasat që  të shpallet fitues i ka konsurciumi turk, meqenëse ai ofroj 26,3 milionë euro, përkatësisht 2,1 milionë euro më shumë se ofertuesi i dytë.

Duket pasur parasysh se procesi ende nuk ka përfunduar, përkatësisht se tash fillon faza më delikate e tij, ajo e negocimit të kontratës,  atëherë ende ka kohë që të sigurohet një dokument që do të garantonte që përfitimet e përgjithshme të jenë më të mëdha dhe më afatgjata se ato të buxhetit të vendit.

Qendra për Hulumtime Strategjike e Sociale – STRAS nga Qeveria e Kosovës, si palë kontraktuese, kërkon:

1.    Të siguroj garanci për investime në rrjetin dhe stabilimentet e distribucionit, ashtu që të bëhet modernizimi i tij, si edhe të rritet fuqia bartëse e tij;

2.    Të kërkoj furnizimin të përhershëm dhe cilësorë;

3.     Nga blerësi të sigurohen garanci të besueshme se do të respektohen kontratat e punës së të gjithë punëtorëve, kurse pas periudhës trevjeçare nuk do të ndodhë shkurtimi masovik i vendeve të punës. Pas tri vjetësh për numrin e punëtorëve nuk do të vendoset vetëm sipas interesave  për profit sa më të madhe, por do të kihet parasysh edhe mosha e punëtorëve dhe situata e përgjithshme sociale në Kosovë;

4.    Të investohet edhe në modernizimin e kushteve të punës, kurse për shkak të kushteve të rënda të punës të bëhet sigurimi shëndetësor i punëtorëve;

5.    Zyra e Rregullatorit të Energjisë me rastin e vendosjes për tarifat të mos bie nën presionin e kërkesave  për fitimi sa më të lartë, por të ketë parasysh që kostoja të jetë e përafërt me mundësitë e pagesës që ka konsumatori;

6.    Qeveria e Kosovës, të garantoj për furnizimin me energji elektrike për familjet e varfra, përkatësisht ato që nuk kanë kurrfarë të hyrash në buxhet;

STRAS vlerëson se nëse përmbushen këto kërkesa atëherë do të ishte i pranueshëm  privatizimi i këtij aseti, meqenëse ka shans që të tejkalohet  problemi kronik me të cilin me vite përballet popullata dhe ekonomia e Kosovës – mungesa e energjisë elektrike.

Njëkohësisht çmimi i saj nuk do të ishte ngarkesë e papërballueshme për konsumatorët, e as problem për zhvillimin e bizneseve.

(Autori është Drejtor ekzekutiv në Organizaten Joqeveritare STRAS)    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)