29 Mars 2024

Nobeli i munguar

Shkruar nga Besim Xani

Nuk ka romane historike dhe johistorike, nuk ka art optimist the art pesimist, ka vetëm art, thotë Ismail Kadare.

Ismail Kadare si duket qysh si i ri e hetoi misterin e artit dhe iu përkushtua si murg letërsisë dhe ligjeve të saj, për të arti është gjithçka, ai do të thotë se “arti më qoi tek liria”.

Ismail Kadare krijoi vepra monumentale, pikërisht, ngase ai iu bind ligjeve të artit; në një rast thotë: “shkrimtari duhet të shohë gjithçka dhe asgjë, pastaj një zë i brendshëm i dikton dhe ai filloi të shkruajë”.

Pra shkrimtari bën monolog me shpirtin e vet dhe askujt tjetër nuk i jep llogari, përveç ndërgjegjes së tij, ky është parimi të cilin e ndoqi Ismail Kadare gjatë tërë krijimtarisë së tij. Mësuesit e tij janë Homeri, Dante, Eskili, Shekspiri, Servantes, Dostojevski, Kafka dhe Borgesi.

Ndonëse Kafka dhe Dostojevski nuk e kanë marrë çmimin Nobel për letërsi, ata janë shkrimtarë të mëdhenj, ndoshta ndër më të mëdhenjtë. Çmimi për letërsi jepet që nga viti 1901, por këtë çmim nuk e morën asnjëherë Kafka dhe Dostojevski.

Muza e Kadaresë me sa duket ngjan më shumë me këta shkrimtarë (por edhe konsiderata për të në raport me Nobelin) dhe ai nuk nguron që të shprehet se njerëzimi që nga lindjet e letërsisë këtu e 4000 vjet me parë nuk kanë nxjerrë më shume se 25 gjeni.

Nga pasioni im që kam për letërsinë e lexova librin Nobelistët e letërsisë të përkthyer nga Avni Spahiu botuar nga Universisteti i Tetovës më 2007.

Në këtë libër janë të përfshirë shkrimtarë nga viti 1901 deri në vitin 2006, pra duke filluar nga Salli Prudom e deri tek Orhan Pamuk, pra do t’u referohem vetëm këtyre shkrimtarëve që përmban ky tekst, ngase më kanë mbetur diku afër 17 Nobelistë të tjerë fjalimet e të cilëve nuk i kam lexuar.

Unë do t’i referohem vetëm këtij teksti që përmban fjalimet e mbajtura pas marrjes së çmimit Nobel në Stokholm të Suedisë, do të mundohem që të jemi sa më neutral, ngase neutraliteti është principi numër 1 i një shkrimtari të madh për Kadarenë. Homeri është poeti më neutral i njerëzimit.

Të gjitha këto fjalime janë fjalime interesante janë zëra origjinalë, rrëfime shpirtërore çka do të thotë se është vështirë të bësh një klasifikim mes tyre, ngase përgjithësisht çdo njëri nga ta e ka një rrëfim befasues, të papërsëritshëm më parë.

Për një çast vendosa ta lexoj fjalimin e Ismail Kadaresë të mbajtur në Spanjë gjatë marrjes së çmimit “Princi i Asturias” sa i përket nuhatjes sime, pa hezitim Ismail Kadarenë do ta cilësoja si Homer të shekullit XX, çka do të thotë si mësues i të gjithë këtyre; dikujt mund t’i duket i ekzagjeruar ky konstatim, por unë kështu e kam përjetuar një ligjëratën e tij, si një ligjëratë të përkryer mbi artin, një fjalim të papërsëritshëm në mesin e fjalimeve të shkrimtarëve të mëdhenj.

Kadare thotë : “ka shumë dallim midis botës reale dhe artit, dallimi është ky ndonëse bota reale acarohet sa që turret për ta shkatërruar artin, në asnjë rast letërsia dhe arti nuk e sulmojnë jetën për ta dëmtuar, por përkundrazi luftojnë që ta bëjnë më të bukur, më të jetueshme”. Ky është dallimi absolut midis tyre.

Ky dallim konfirmon pavarësinë e vërtetë të artit çka mund të jetë më ideale për njerëzimin sesa kjo porosi e Kadaresë për artistët që ta luftojnë të keqen, të jenë kundër luftërave që botën të bëjnë më të bukur, ngase Akademia Suedeze pohon se çmimin Nobel mund ta marrë vetëm një shkrimtar, vepra e të cilit ka prirje idealiste për njerëzimin.

Për poemat e Homerit Iliada dhe Odisea një poet antik thotë: “Këto poema nuk janë asgjë tjetër, vetëm keqardhje për luftën e Trojës një lloj brerjeje e ndërgjegjes, sa madhështore pas 3000 vjetësh, Ismail Kadare shkroi kryeveprën e letërsisë botërore Gjenerali i ushtrisë së vdekur dhe është shumë e çuditshme, kjo vepër u admirua dhe u përkthye në 45 gjuhë, por pse nuk e mori çmimin Nobel askush nuk e di; një kritik malazias Ratko Delitiq do ta quajë Ismail Kadarenë një shkrimtar të pakrahasueshëm; kjo vepër, thotë ai, e kundërshton dhe i bën rezistencë së keqes, vetmisë, tragjedisë dhe tiranisë; ai ka ditur të thotë, të kapë fijet e vërteta, të zbulojë psikikën e njeriut t’ia kthej pendimin dhe t’ua rikujtojë fajet e tyre, për krimet që kanë bërë, ky roman është kundër luftës e vdekjes.

Një trajtim i tillë është ndoshta unik në historinë e letërsisë evropiane dhe shumë lehtë lind pyetja çka duhet të përmbajë një vepër që të marrë çmimin Nobel, a ka ideal më të madh sesa kjo, të trajtosh në një mënyrë kaq të përkryer dhembjen universale, Ag Apolloni studiues i letërsisë për veprën Gjenerali i ushtrisë së vdekur me titull “Paradigma e Prometheut” me mjeshtëri ndalet në thelbin e romanit.

Ai do të shtojë “plaka Nicë qan për burrin dhe vajzë vrarë nga Koloneli Z, por edhe në Itali qan nëna e Kolonelit Z” këtu shihet madhështia e Kadaresë. Askujt s’ia do vdekjen, në këtë roman ai ndjen peshën e dhembjes universale.

Edhe pse ende nuk e ka marrë çmimin Nobel. Ismail Kadare i ka siguruar letërsisë shqipe vend në familjen e letërsisë botërore krah për krah me Kafkën Dostojevskin dhe Tolstoin. Filozofi francez Albert Kamy thotë “arti nga dhimbja lind e dhimbje sjell”.

/Autori është filizof dhe pedagog i diplomuar/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)