20 Prill 2024

‘Nëntoka’ e Martit dhe e Del Pontes

Shkruar nga Ramiz Bojaj

Dik Marti dhe Karla Del Ponte, duhet të dënohen nga drejtësia ndërkombëtare, (për trillime, nxitje urrejtjeje dhe komplote të rrezikshme), të cilët nga ‘nëntoka’ e shpifjeve, lansojnë imazhe të terrorizmit medial.

Raporti i Dick Martyt, lidhur me të ashtëquajturin “trafikim i organeve të qenieve njerëzore”, lansuar kundër figurave kryesore të UÇK-së, nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i komploteve serbe, (tashmë përmes satelitëve të saj), adresuar kundër shtetit demokratike të Kosovës, Shqipërisë europiane dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

Njëherësh ky është abuzim me imazhin e drejtësisë ndërkombëtare, poste të bartura nga dualizmi shpifës, Marti-Ponte. Reporteri i Këshillit të Europës, Dik Marti(Dick Marty), nuk sjell asgjë të re, por vetëm e vazhdon tregimtrillimin e Karla del Pontes, të cilat vijnë si rrjedhojë e komploteve të vazhdueshme serbe kundër shtetit të pavarur të Kosovës.

Që nga dëbimi i forcave pushtuese serbe nga territori i Kosovës,(qershor 1999) Serbia ish-pushtuese (shkaktare e katër luftërave me permasa ballkanike, me dhjetëra mijëra civilë të vrarë e të masakruar), vazhdon komplotet e saja kundër shtetit më të ri (Stimulimi i bandave kriminale në veri, lobimi kundër njohjeve të reja, padia e dështuar në GJND, OKB etj., për të vazhduar me satelitët, Ponte-Marti).

Duke numëruar dështimet e njëpasnjëshme të Serbisë, kjo e fundit ka gjetur satelitët e sajë nga radhët e figurave ndërkombëtare, për të vazhduar me komplotet dhe shantazhet kundër Kosovës, Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi. Raporti i Dik Martit,  që parafrazon “Shtëpinë e verdhë”, jo vetëm qe nuk është specifik (nuk përmendën detaje e fakte), por edhe rrethanat dytësore (ambientale) nuk janë të përshkruara siç duhet. Rastet specifike që përmenden në këtë raport datojnë që nga viti 1999, mirëpo janë të “nxehura-servuara” dy vjet më parë.

Përkufizimi kohor i ndërlidhur për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Nëse një gjë e tillë paska ndodhur, atëherë përse Del Ponte e Dik Marti, nuk reaguan me kohë, por 9 dhe 11-vjet pas ratit në fjalë, e afër tri vjet pas shpalljes së pavarësisë. Në këtë kontekst, Serbia përmes Dik Martit , mundohet të hedhë baltë fillimisht mbi pavarësinë e Kosovës, rrugën prosperuese e integruese të saj, por edhe mbi mekanizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe vet misionin e OKB-së dhe NATO-s.

Ky fakt rrjedh në kontekstin kur Dik Marti, citon fjalët se ‘krimet e ndodhura u mbuluan pas luftës në Kosovë’. Kohë e cila përkon me mbikqyrjen ndërkombëtare: administrative e të sigurisë në Kosovë. "Kjo dihej botërisht nga shumë njerëz të cilët privatisht e pohonin se e dinin por për arsye politike kishin vendosur të mos flisnin," thekson Marti.

Është tepër absurd një deklaratë e tillë, ngase në terren jo vetëm qe s’janë gjetur kurrë fakte qe do të përkonin me akuzat për trafikim organesh, por këto janë hedhur poshtë edhe nga vet pronarët e ‘Shtepisë së verdhë’. Me këtë rast mësohet se vet Marti, në tentativë është munduar të sjellë, ështra njerëzish në banesën e tyre. Këtë e argumentojnë ata të cilët janë më të besueshmit dhe më kompetentët. Familja Katuci në Gurrë të Matit duket e tronditur nga akuzat e Martit kundër shtëpisë së tyre.

Abdulla Katuci(pronar  shtepisë së përfolur)  jep një argument tjetër, sa tronditës edhe skandaloz, duke pohuar se gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Verdhë, 2 vite më parë, Dick Marty tentoi të hidhte eshtra në banesë.

“Makinat kishin kocka të vdekurish që donin të mi linin në shtëpi. Por ne i ndalum ato se ndryshe do mi kishin hedhur brenda”, njofton Katuci. Ky argumentim nga vendi i ngjarjes do duhej ta hidhte nën pranga shpifësin, Dik Marti sëbashku me bashkëkoplotisten e saj, Carla del Ponte.

“Fakte” qe tronditën imazhin e drejtësisë

Pas akuzave te Dick Martut, çuditërisht në mënyrë zinxhirore, rishfaqet në skenë edhe ish. kryeprokurorja e Hagës për krime lufte n ëish-Jugosllavi, Carla del Ponte. Ajo rekomandon se EULEX-i duhet të angazhohet në zbardhjen e rastit rreth trafikimit të organeve të qenieve njerëzore, duke lajthitur jo vetëm nga e vërteta por edhe nga misioni që ajo kishte pasur.

Ajo ngjanë realisht me politikën serbe të injorancës dhe ironizmit. Përse Del Ponte nuk hapi sytë kurrë kundër kriminelëve të luftës në Serbi, por duket kaq “ëngjëllore”, për një ‘trafikim qeniesh njerëzore’, i cili në fakt kurrë nuk ka ndodhur.

Duket absurde një kërkesë e tillë për faktin se, znj. Del Ponte është aq vizuele që të arrijë të hetojë edhe raste të “nëntokës”, e nuk paska njohuri se EULEX-i ka kryer një hetim të hollësishëm lidhur me këtë rast. “Ka patur prova gjaku, shamia, fotografi e gjëra tjera të ngjajshme”, citon Del Ponte, e cila shton absurditetin e saj duke trilluar me ‘fakte-fantome’ aq naïve, sa të hetojë njolla gjaku, por jo edhe njerëz ose eshtra, të cilat mund të ishin një dëshmi.

Nëse paska qenë kaq e ndieshme, kjo bartëse juridike e drejtësisë ndërkombëtare, përse nuk e vazhdoi procesin e saj të nisur vite me parë, (2008), por është dashur të ripërtërihet gënjeshtra për të marrë hov kjo “prejudikuese e drejtësisë”. Carla del Ponte, ka dështuar në misionin e saj për kapjen e kriminelëve të luftës të ish Jugosllavisë, të cilët edhe sot e kësaj dite enden lirshëm nëpër Serbi.

Po të ekzistonte minimumi i ndërgjegjës njerëzore, (hiq prokurore), por vetëm me një tis karakteri human e etik, Del Ponte, do të angazhohej për zbardhjen e fatit të dhjetëra-mijërave qytetarë të pafajshëm shqiptarë nga Kosova,(të grabitur nga forcat pushtuese serbe), të cilët u vranë, u troturuan, u dhunuan dhe u zhdukën në mënyrën më makabre.

Përse këtë zonjushë, nuk po e brenka ndërgjegja për dhjetëra qytetarë civilë(gra e fëmijë) të zhdukur nga Kosova, por e paska rrokur sikleti i një trillium-tregimi, kinse për trafikim organesh të qytetarëve serbë, fakt që kurrë nuk e gjeti as më të voglin dëshmi.

Nëse Carla del Ponte, nuk mund tu besojë fakteve të drejtësisë vendase e ndërkombëtare, (Hetimet nga autoritetet vendase dhe nga ato të EULEX-it), por ajo u beson vetëm ‘fakteve’ të bashkëpunëtorëve të Sllobodan Millosheviqit, atëherë na rikujton angazhimin e saj në anën e kriminelëve të luftës, të cilët sot e kësaj dite nuk dhanë asnjë llogari e as keqardhje për viktimat e pafajshme, jo vetëm në Kosovë.

Raport i rremë, me prapavijë të rrezikshme politike

Dualiteti shpifës, Ponte-Marti, realisht nuk kanë sjellë asgjë të re në arenën mediale ndërkombetare, përveçse nënvizimit të konceptit beogradas (millosheviqian), duke tentuar të mbulojnë të palarat e Serbisë, dhe ringjalljen e imazhit të shprishur në Evropë dhe në botë.

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte thekson se NATO ishte aleate e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por ne duhet t’i shtojmë se aleatët e popullit shqiptar , ishin edhe fuqitë më të mëdha, duke përfshirë edhe vet BE-në, NATO-n,  SHBA-të, OKB-në dhe gjithë botën demokratike,  të cilët i dhanë fund gjenocidit serb kundër popullit të Kosovës.

Nëse kjo pasyrë tronditëse, me dhjetëra civilë të vrarë e të masakruar, nuk zgjoi asnjëherë ndërgjejen e Serbisë millosheviqiane; të Karla Del Pontes e të Dik Martit, atëherë drejtësia duhet ta thotë fjalën e fundit.

Pra, edhe për ata “piratë”,  të cilët nga nëntoka e shpifjeve, lansojnë imazhe të terrorit medial. I ‘apostrofuari’ i komplotit të Martit, z.Hashim Thaçi, thekson se akuza të tilla janë vazhdë  përpjekjeje për të hedhur baltë mbi udhëheqësit e shtetit të Kosovës, luftës së UÇK-së dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

"Raporti skandaloz i parlamentarit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, është një dokument plot me fyerje dhe gënjeshtra, që riciklon  një propagandë 15-vjeçare kundër popullit shqiptar dhe kundër Kosovës". Edhe presidenti i shtetit shqiptar, Bamir Topi i quan skandaloze dhe të rrezikshme trillime të tilla në adresë të UÇK-së, por edhe ndaj Shqipërisë dhe vlerave demokratike në përgjithësi.

“Këto akuza fantazmagorike, shumë herë të ngritura edhe më parë e të hetuara, por asnjëherë të vërtetuara, nuk bëjnë gjë tjetër veçse hedhin baltë mbi Shqipërinë, kombin shqiptar, identitetin e tij, si dhe shtetin e ri shumë-etnik dhe demokratik të Kosovës dhe drejtuesit e tij legjitimë, të certifikuar jo vetëm nga qytetarët kosovarë, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare”, thekson Topi.

Shpifje të tilla kërcënojnë seriozisht jo vetëm imazhin dhe vlerat e vërteta të kombit shqiptar, por edhe paqen e qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit tonë. Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha e ka vlerësuar si të rremë dhe të pabazë raportin e Dick Martyt.

“Është raport tërësisht i pabazuar në asnjë fakt, evidencë apo realitet, çka dëshmon për një anësim politik të qartë, duke përbërë një abuzim flagrant me autoritetin e Këshillit të Europës”.

Nëse Karla Del Ponte dhe Dic Marti, shkelën mbi normat më të larta të drejtësisë juridike,(amnestimi i kriminelëve serbë të luftës), në këndin tjetër, ata cënuan lirinë qytetare të një kombi të tërë, duke trilluar shpifje aq markante që ngjajnë me terrorizmin virtual.

Si Marti ashtu edhe Ponte, pashmangshëm një ditë do të ulen në bankën e drejtësisë ndërkombëtare, nëse jo për lojalitet ndaj kriminelëve serbë, për shpifje dhe trillime kundër lirisë qytetare, gjithsesi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)