25 Prill 2024

Nazim Bllacës, alias “Seiko”, “Mijushit të Letrave”

Shkruar nga Naim Miftari

Letrës tuaj as që ka vlerë me ju përgjigj,.por unë atë që e kam thënë në publik, është e shkruar, e çka deklaroi e s‘ke nevojë me rrejt kurrgjë.

Nuk ke nevojë as me u bërë kinse ekspert i kriminalistikës e bombave, i drejtësisë, CD-ve, filozof, astronom etj etj, ku do me dal ti me fantazinë tënde, z. Bllaca.

Mos mundo me kanë në qendër të vëmendjës, me kanë VIP, se nuk je o “mijush”.

Të gjithë e dinë kush je ti e kush jam unë. Ti je një i izoluar si mini ne vrimën e “300 groshëve”. Nëse duhet gjithmonë dikush me bërë polemika me ty nëpërmjet shtypit, me rrjet, gjete tjetërkënd, jo mua.

Kush je ti që po mendon se Kosova sillet rreth teje dhe pos teje s’ka kush ndjek drejtësinë ?!

Mos tento me qel fronte tjera, sikur dhelprës kur ju ka kall bishti e ka menduar se u kall bota.

Thuju “mësuesve” tu vendor se e kanë shumë gabim nëse mendojnë se ti kështu me këto fjalë rrugaçësh mundesh me më nxitë mua me hy unë në vallen tuaj.

Nuk ju vlen as ofensiva mediatike e nisur kundër meje, e ndihmuar nga kodoshët e pushtetit (milionerët e SHIK-ut)

I kam pritur këto ofensiva qe disa kohë. Pres akoma të tjera, por s’jua kam frikën as letrave tuja e as hakmarrjes se gazetës tanë, dhe as te askujt tjetër.

Shumë qeshem me këtë frazën tuaj kur citoni skuadra e “vrasjeve”.

As zyrtarët e SHIK-ut se dinë ku ke qen e kanë filluar të dyshojnë se as informatori i tyre s’ke qenë fare. Për çfarë skuadrash flet ti, të futbollit a çka?!

Thuaje vetëm të vërtetën dhe atë qe e din. Merru me dostat e tu te biznesit z. Mijush!

Mos e ëndërro me qen “star” se nuk jeni. Mos u mundoni kot, ti dhe ai mësuesi i “vogël”, se jeni shumë të vegjël me luajt lojna të mëdha!

Mendojë se jem shtet tani. Dhe tentimi me më hasmuar me disa njerëz që unë i njoh dhe për disa nga ta kam mendim shumë pozitiv , si Jasharët (legjendarët), Qerqizin etj etj. nuk do të keni sukses.

Në këtë lloj as ty e as “mësuesve” tu . Për Thaçin e Veselin, edhe pse nuk i dua, kam arsyet personale, por prapë se prapi nuk ua ngjes atë që nuk e kanë.

Pa marrë parasysh tentimin ë “mësuesve”: tuaj, edhe hasëm po ti kem nuk ua ngjes atë që nuk e kanë.

Tentimi i juaj për të djegë Azem Sylën përmes meje nuk do të ketë sukses!

Ku e keni parë ju atë film që Ministri i Mbrojtjes i UÇK-së me kanë anëtar i një OJQ-së (SHIK-ut në këtë rast) ?!

E di që e keni frikën se mos po harroheni dhe po tentoni me u kap per fije te (k)barit të thatë, kurse fjalët lavire e fjalë rrugaçesh e skizofrenësh unë juve nuk dot j’ua them.

Dallon edhe niveli SHIK-ut tendë me SHIK-un tim, Mijush!

Nëse unë do të rreja në Gjykatë se Azem Syla, Kadri Veseli, e të tërë me radhë, janë skuadër vrasjesh a do t’ju kishte mbushur apetiti i barkut të Bossit tendë vendor me këtë rren?!

Dije, atë ditë që e ëndërroi me u bërë si ti, nuk jetoi më!

Mijush, mos e vlerëso vetën për baba të drejtësisë në Kosovë !

Ky është komunikimi i fundit në jetën tënde me mua.

Nuk jetoj nga gazetat ditore sikurse ti, sepse qe shumë vite unë jetoj me një ndihmë sociale prej 70 eurove. Nuk kam kohë mu u marr me ty e me “ mësuesit” e tu vendor që rrejnë. Ata i kanë rrënjët midis Beogradi, i kanë pasur gjithmonë aty te “Sava centar” z. Mijush!

Kjo, sepse Mijush, ata “mësuesit” e tu të kanë sjell aty ku je. Aty ku nuk del nga vrima e miushit!
 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)