06 Dhjetor 2022

Nafta do të gjendet, por me çmime të larta dhe jo stabile

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Pandemia ekonomike pas pandemisë Covid 19 e ka goditur boten. Kjo krizë energjetike po përcillet edhe me kriza ushtarake, gjeo strategjike , politike dhe në hulumtime ambientale apo në energjinë e gjelbër.

Përveç rrymës dhe gazit sot bota po ballafaqohet edhe me çmime të larta të naftës dhe plinit.

Ekspertët e fushës së përcjelljes së çmimeve të naftës dhe plinit paralajmëron krizë të çmime të naftës deri në fund të vitit 2023 ku bareli i naftës fo të sillet rreth 100 deri në 125 dollar për barel.

Nuk është arsye e ngritjes vetëm kriza ne Ukrainë por edhe faktor të tjerë. Falë presionit ambiental shumë kompani botërore e ne veçanti ato Amerikane i kanë ndërprerë zgjerimin e kapaciteteve prodhuese nga fakti se kanë menduar se nafta i takon të kaluarës dhe janë orientuar në energji të gjelbër.

Sot vetëm dy fuqi të prodhimit mund të prodhojnë me kapacitete si para pandemisë janë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe por Emiratet janë ne probleme të mëdha me kryengritësit Jemen që po ndikojnë në tensione politike dhe trazira që po e ngadalësojnë rritjen e prodhimit të naftës.

Me marrëveshjen e fundit në mes të OPEC dhe disa  nga shtete nga  Rusia kanë premtuar se do të prodhojnë  400000 barel nafte çdo ditë, por po Ii prodhojnë vetëm 170000 barel që po e debalansojnë ofertën dhe kërkesën.

Këto ditë pritet një takim me vendet e OPEC-ut dhe pritet që të arrihet marrëveshja për prodhimin e 99.7 milion Barelave nafte çdo ditë por çmimi do të jetë 100 dollar për barel.

Të investohet ne kapacitete të reja hulumtuese  për naftë ka kosto të madhe ku llogariten 90 dollarë për barel.

Pandemia Omicron është treguar me butë krahasuar me Covid 19 dhe shumë shtete e kanë përshpejtuar procesin e rimëkëmbjes ekonomike ku nevoja për naftën ka qenë e rritur dhe ka ardhur deri te  një debalans në mes ofertës dhe kërkesës ne tregun global.

Shteteve të shumta ju kanoset nje rritje e inflacionit falë rritjes se çmimeve të naftës dhe do te ballafaqohen me sfida te shumta ekonomike, sociale por edhe te fushave tjera.

Vetëm në SHBA rritja e çmimeve është alarmante në 7.9% që një ngritje alarmante krahasuar me më parë.

Edhe ekspertet e JO Morgan dhe ata të Goldman Sachs konfirmojnë një çmim të barelit të naftës për vitin 2022 dhe 2023 që do të jetë prej 105 - 125 dollar për Barel me oscilime te ndryshme nga tre mujori në tre mujor.

Është krizë edhe spekulative dhe besoj kalimtare. Por duhet dialog publiko privat dhe pako për mbështetje te familjeve dhe ne veçanti bizneseve për të përballuar këtë krizë aktuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)