27 Shtator 2021

Musliman jo i vërtetë është ai që është kundër Islamit

Shkruar nga Astrit Ratkoceri
 
I nderuar z.Reshat Sahitaj, ju drejtohem me zotëri për shkak të respektit ndaj jush, je më i moshuar se unë dhe feja ime, islami im më mëson që më të vjetrit i takon respekti dhe nderimi nga i riu për dallim nga feja juaj apo “islami i juaj” që siq e shprehni juve duket se ju ka mësuar që të akuzoni pa fakte dhe argumente e që islami e dënon rreptësisht këtë gjë.

Sic thotë Zoti në shumë vende në Kur’an si:

“…Por ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe cka duan vetë…” (Nexhm, 23) “…e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës.” (Nexhm, 28)

Tendenca juaj që duke kritikuar të tjerët të mbani barazpeshën e kritikave ndaj islamit dhe muslimanëve është vërtet qesharake.

Në një shtet demokratik cfare edhe ju e doni Kosovën, liria dhe të drejtat e njeriut janë të shenjëta e në mesin e tyre edhe liria e fesë prandaj, nëse dikush dëshiron të jetë protestant, budist apo tjetër qfarë ju i keni përmend apo nëse dikush thirr në atë fe është e drejtë e tij ashtu siq është e drejtë e juaja që ta apo mos ta pasoni. Ideja që të mundoheni të i shtyeni muslimanët të jenë kundër të tjerëve dhe t’i fyejnë ata është shumë tendencioze.

Unë nuk kam gjë kundër që nje kolegu im i universitetit apo organizatës ku punoj ta vizitoj katedralen, kishen ortodokse apo te ngjashme gjatë kthimit në shtëpi apo për të kryer obligimet e tija. Unë dua vetëm që edhe unë të kam vend ku t’i kryejë obligimet e mija fetare dhe mos të mbes në rrugë.

A kemi nevojë për xhami?

Cdo njeri që gjykon drejtë dhe është në gjendje normale mentale e sheh nevojën e ndërtimit të xhamisë në Prishtinë.

Thuani se janë ndërtuar shumë xhami në Kosovë që mund të pajtohem me ju deri në diku se vërtet janë ndërtuar xhami mirëpo problemi është se duhet të jemi të aftë të bëjmë dallimin mes tërësisë dhe të vecantës.

Ta thuash këtë është si të thuash nuk ka nevojë Prishtina për parqe ngase janë ndërtuar mjaft të tilla në Prizren, Gjakove, Peje e gjetiu.

I nderuar Z.Sahitaj unë jam qytetar i Prishtinës, këtu veproj, studioj e punoj dhe ideja juaj që unë të falem në fshatra apo qytete tjera ku ka mjaft xhami është punë koti pasi që edhe po të dua nuk funksionon pasi që nuk më mjafton as koha e as mundësitë tjera që ta bëjë këtë. Prandaj që në qytetin e Prishtinës ka nevojë për xhami sdo koment.

Nevoja për shkolla

Se Prishtina por edhe Kosova ka nevojë për shkolla sdo diskutim e aq sa ka nevojë për objekte edhe njëherë më shumë ka nevojë për cilësi e këtë më së miri e dëshmoni ju dhe gjenerata juaj gjithsesi jo të gjithë të shkolluar ne kushtë të vështira.

Dëshmoni se shkollimi i tillë në kushte të tilla krijon njerëz që vazhdimisht i përziejnë konceptet duke mos arritur t’i kuptojnë detyrat e secilit në një shtet demokratik.

Të akuzohem unë pse nuk janë ndërtuar shkolla, të akuzohem unë si qytetar i Kosovës pse veteranët e UÇK-së bëjnë greva dhe kanë këtë gjendje kjo është vetë marrëzia që tregon nivelin e ulët të shkrimit.

I nderuar z.Sahitaj unë jam taksa pagues i këtij shteti, e pse ato taksa nuk përdoren në mënyrë të drejtë, nuk ndërtohen shkolla shkolla, spitale e të ngjashme me to por, shkojnë në xhepa të dikujt nuk është faji im. Unë siq kam protestuar dhe kërkuar xhaminë pasi që i nevojitet këtij qyteti ashtu kam protestuar edhe kundër këtyre keqpërdorimeve për dallim nga ju që na akuzoni ne si qytetar duke hezituar të iu drejtoheni atyre që janë përgjegjës.

Unë mund t’i përkrah dhe i përkrahi veteranët e luftës por, nuk mund të miratoj ligjin që e kërkojnë ata.

Këtë mund ta bëjnë pikërisht ata që nuk po lejojnë xhaminë, qe nuk po ndërtojnë shkolla e që nuk po interesohen për cilësin në këto që janë.

Ne jemi për ndërtimin e shkollave dhe na dhimbsen dhe ndihemi keq për gjendjen e veteranëve e invalidëve të UÇK-së ngase jemi bijë dhe bija të këtij vendi dhe nuk kemi zbrit nga marsi apo jupiteri.

Zoti kupton shqip dhe pranon pendimin

Se serbët kanë thënë se Zoti di vetëm serbisht mund të jetë e vërtet dhe nuk dyshoj në atë që ju e thuani edhe pse nuk e kam ndëgjuar ngase as unë e as dikush nga familja ime nuk ka mësuar për Zotin nga serbët . Mirëpo shpifja juaj se dikush nga muslimanët, hoxhollarët apo dijetarë musliman thotë se Zoti i pranon lutjet vetëm Arabisht është tepër banale.

Zoti i pranon lutjet në të gjitha gjuhet dhe këtë e thonë të gjithë ata që ndjekin këtë Islam, ndërsa se qka thotë “islami” që ju e paskeni shpikur unë nuk e di.

I nderuar z.Sahitaj unë jam musliman dhe lutem shqip në gjuhën më të lehtë për mua ngase kështu më ka mësuar Islami.

Nëse dikush paska qenë komunist dhe tani cenka bërë musliman i devotshëm për këtë mund të keni të drejtë pasi që në kohën e komunizmit shumica e të rinjëve kanë qenë të tillë. Por ama që tani t’i fyejmë pse janë bërë musliman sështë aspak e drejtë ngase po ta ndjekim këtë logjikë përveq Muhamedit (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) të tjerët nuk po u lejoka të hyjnë në islam. Sa për ilustrim mund të marrim shembull Omerin i cili e luftoi me shpatë Islamin dhe më pas u pendua dhe u bë musliman dhe njëri nga shokët më të mirë të Profetit. Prandaj logjika e tillë për këtë qështje nuk u përdor nga Profeti dhe si të tillë nuk e përkrahim as ne.

Sa i përket qështjes së pagesave është një nga shpifjet e vjetra që tani më nga masa e gjerë është kuptuar se nuk qëndron dhe nuk e shoh te arsyeshme te shkruhet dhe komentohet për të.

Po e përmbyll këtë shkrim me 2 citate nga Kur’ani që flasin për pendimin:

“Thuaj: “O robërit e mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresen ndaj mëshirës së Zotit, se Zoti i falë të gjitha mëkatet, Ai është që falë shumë dhe është mëshirues”” (Zumer, 53) “…Zoti pranon pendimin se është mëshirues” (Teube, 118)

Autori vijon studimet master për menaxhment.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2021

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 8:50 - Mediet të jenë të pranishme më së largu, ora 8:10)

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021-22 kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Kabashit" në Korishë. (Korishë, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Lekë Dukagjini" në "Gani Saramati". (Objekti i shkollës, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20 - Mediat e akredituara duhet të jenë më së largu në ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në zbulimin e emrit të ri të shkollës "Abdyl Frashëri" në "Rexhep Hyseni". (Objekti i shkollës, ora 10:15)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave të sallës së edukatës fizike në shkollën "Dëshmorët e Zhurit" në Zhur. (Zhur, ora 11:15)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës . (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30) 

- Konstituohet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kuvendi i Sociologjisë në kuadër të Departamentit të Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës organizon promovimin e librit të Gëzim Selacit, "Legjitimiteti politik në Kosovë". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të marrin pjesë në përurimin e rekuizitave ndërtimit të shkollës së re “Zef Lush Marku” në Velezhë. (Velezhë, ora 12:00)

- Drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Liman Kazaz do të bëjë prezantimin e raportit të punës 4 vjeçar të kësaj drejtorie. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, ora 14:00)