27 Shtator 2022

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë

Shkruar nga Hysen Ibrahimi 

Ky mocion mosbesimi ndaj Qverisë ”Thaqi 2” kishte me qenë për herë të parë që ta fus Thaqin që ta provoi votën e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, se deri më tani ai është votuar vetëm me aklamacion…. – shkruan z. Hysen Ibrahimi.

Opozita në Kosovë, vetëm e bashkuar, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shkelje kushtetutare, miratimin e buxhetit për Kosovën, blerjen e votave, mosrespektimin e propozimeve ndaj elektoratit etj, mund të kërkon një mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie në Kuvendin e Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës së bashku me VV-në dhe AAK-në, përmes një veprimi të përbashkët dhe të pjekur politik, gjithëmonë duke menduar për të mirën e vendit, pas të gjitha këtyre shkeljeve dhe quarjes së Kosovës në një humnerë edhe politike edhe okonomike, që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me këto dështime të pa përgjegjshme dhe orientimin e vendit në rrugën e integrimit të nismës për arritjen e standardeve evropiane në jetën parlamentare dhe qeverisëse të vendit.

Kjo nisëm e mosbesimit, do të ishte pikërisht në kohën e dështimit të rëndë, por edhe para këtyreve duke filluar nga votat e vjedhura për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.

Kjo inisiativë e partisë më të madhe opozitare LDK-së dhe me përkrahjen e VV-së dhe AAK-së, duhet të kenë parasyshë se Republika e Kosovës, ndodhet në një krizë të thellë dhe se shpresa e vetme e të gjithë shqiptarëve është që opozita e bashkuar ta rrëzoi këtë qeveri, e cila vërtetë imazhin e Kosovës e ka futur në vendet më të urryera, më të korruptuara në rang Ballkani, Europe dhe më larg.

Apeli për partitë opozitare për tu bashkuar dhe duke lën menjanë ndarjet dhe duke u bashkuar më fort se kurrë, ti qasen seriozisht mocionit të mosbesimit kundër kësaj qeverie dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme të Kosovës.

Ky apel, vjen në amër të atyre qidnra e mijërave të varfërve që po luftojnë për bukën e gojës, e që po i shofim për çdo ditë nëpër mediat e Kosovës. Mërgata është e preokupuar me këtë gjendje dhe po e përjeton shumë rëndë.

Mocioni i mosbesimit, sigurisht se duhet hartuar e bazuar sipas opinionit qyetetarë të Republikës së Kosovës, sipas gjendjes së vështirë të popullatës dhe antarësisë së tyre dhe sipas gënjeshtrave të kësaj qeverie.

Opinioni i qytetarëve të Kosovës, e din më mirë, se Kosova është duke rrëshqitur drejtë izolimit politik edhe ekonomik në këtë rast nga Banka Monetare Ndërkombëtare.

Kjo Qeveri, është ndeshë me të gjithë faktorët edhe nga mbrenda edhe nga jashtë, vetëm e vetëm për të realizuar planin e tyre tani të dështuar për të qeverisur.

Ky mocion mosbesimi ndaj Qverisë ”Thaqi 2” kishte me qenë për herë të parë që ta fus Thaqin që ta provoi ai votën e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, se deri më tani ai është votuar vetëm me aklamacion.

Kryeminstri, do të vihet përballë mocionit të mosbesimit nga opozita e bashkuar si rrugë e vetme për rrëzimin e kësaj Qeverie.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022

 - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë shënon Ditën Botërore të Turizmit, në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës dhe me përkrahjen e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Privat (PPSE). (Parku Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)