28 Nëntor 2021

Mikroplastika: sa dimë për të dhe si arrin ajo në organizmin tonë

Shkruar nga Afrim Berisha

Dihet se plastika është një nga përbërësit e shumë materialeve që përdoren në jetën tonë të përditshme. Atë e gjejmë në veshje, në goma makinash, në paketime, në qese plastike, në lodra, në enë kuzhine, në shishe plastike të ujit dhe në shumë materiale tjera.

Aktualisht në mbarë botën çdo vit prodhohen më shumë se 440 milionë tonë plastikë. Sipas parashikimeve kjo shifër rritet çdo vit me katër për qind. Rreth 98 për qind e të gjitha plastikave prodhohen nga nafta dhe gazi natyror dhe vetëm dy për qind nga lëndët e para të ripërtëritshme.

Me qëllim që plastikat të arrijnë cilësitë e dëshirueshme, atyre u shtohen lëndë të ashtuquajtura aditivë. Shumë prej tyre janë të regjistruara si substanca të rrezikshme.

Vetëm disa lloje të pakta plastike mund të shpërbëhen shpejt dhe pa problem në kushte të caktuara në mjedis. Një nga këto lloje plastikash është biopoliesteri i natyrshëm PHA, që formohet nga bakteret. Megjithatë PHA-të janë rreth gjashtë herë më të shtrenjta për t‘u prodhuar se sa plastikat konvencionale.

Shumicës së plastikave u duhet një kohë e gjatë, derisa të shpërbëhen në natyrë. Për shpërbërjen e gjysmës së produkteve plastike nevojiten 100 vjet, ndërsa për gjysmën tjetër sipas studimeve llogaritet madje deri në 1000 vjet.

Një sasi e madhe e kësaj plastike përfundon si mbeturinë. Madje këto mbeturina i gjejmë jo vetëm në tokë por edhe në dete dhe në oqeane.
 
Hulumtimet shkencore tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e mbeturinave të plastikës, shpërbëhen (shkapërderdhen) në formën e grimcave të imëta të njohura si mikroplastikë dhe arrijnë edhe në organizmin tonë. Vlerësohet që një banorë urban në Evropën Perëndimore gëlltitë dhe thithë rreth 50,000 grimca plastike në vit.

Vetëm në Gjermani, sipas një studimi të Institutit Frauenhofer për Teknikën e Mjedisit, Sigurisë dhe Teknologjisë (UMSICHT) përhapen çdo vit rreth 5,4 kilogram mikroplastikë për kokë banori, sasi kjo që është kompatibile me sasinë e plastikës së 800 shisheve uji.

Çka është mikroplastika?

Mikroplastikë, konsiderohen të gjitha grimcat plastike më të vogla se 5 milimetra dhe nano-grimcat më të vogla se 0.001 milimetra.

Megjithëkëtë përkufizimi i mikroplastikës nuk është i qartë, sepse dallon në varësi të materialit të origjinës dhe proceseve të prodhimit. Prandaj ka opinione që thonë se madhësia e grimcave të plastikës  varësisht nga rasti shkon nga 0,0001 deri në 5 milimetra.

Mikroplastika ndahet në dy familje të mëdha: mikroplastikë primare, të bëra me qëllim nga njeriu dhe që janë kryesisht kokrriza dhe copëza polietileni (PE), polipropileni (PP), polistireni (PS), terefhtalat polietileni (PET), polivinil kloruri (PVC) poliamid dhe acetat etilen vinyl (EVA), dhe mikroplastikë sekondare, që vjen si pasojë e reaksioneve kimike të shkaktuara nga degradimi dhe ekspozimi ndaj agjentëve atmosferikë, kimikë dhe fizikë i qeseve, gomave, shisheve, materialeve të tekstilit dhe materialeve tjera që përmbajnë plastikë.

Si krijohen grimcat e mirkoplastikës dhe si arrijnë në organizimin tonë?

Një pjesë e madhe e mikroplastikës krijohet nga gërryerja e gomave prej fërkimit, nga bitumi (asfalti i rrugëve) dhe shënjimet e rrugëve, që në organizimin tonë mundë të arrijë kryesisht përmes ajrit.

Mikroplastika krijohet po ashtu edhe nga procesi i trajtimit të mbeturinave qoftë gjatë deponimit të tyre, apo edhe gjatë procesit të riciklimit, ku një pjesë e grimcave të mbeturinave të plastikës që nuk treten përfundojnë në plehun biologjik, e pastaj përmes zingjirit ushqyes në organizmin e njeriut.

Një burim tjetër i mikroplastikës janë edhe fushat dhe terrenet sportive me bar artificial, pastaj veshjet dhe mbathjet që kanë përmbajtje plastike dhe përdorimi i paketimeve plastike në ushqime. Edhe detergjentet për larjen e rrobave kanë përmbajtje të fibrave sintetike, ndërsa që përbërje sintetike i shtohet edhe pastave të dhëmbëve për të bërë më efikase larjen e dhëmbëve apo edhe produkteve kozmetike që përdoren për trajtimin e lëkurës.

Ky përdorim i gjithanshëm i plastikës nxjerr konkluzionin që mikroplastika gjendet kudo në organizimin tonë, pasi që mundësitë e marrjes së saj në organizëm janë nga mediume dhe forma të ndryshme si përmes ajrit që thithim, ujit që pimë, ushqimit që konsumojmë apo edhe produkteve tjera me përmbajtje plastike që përdorim në jetën e përditshme. 

Si të reduktohet përhapja e mikroplastikës?

Përhapja më e madhe e plastikës në botë vjen nga përdorimi i saj dhe gjenerimi i mbeturinave të plastikës. Në Kosovë, plastika përbën rreth 13% të totalit të përgjithshëm të mbeturinave që është pak a shumë e ngjashme me mesataren në Evropë dhe në botë. Gjenerimi i mbeturinave të plastikës për kokë banori në Kosovë për një vit vlerësohet të jetë rreth 44 kg, që është më e ulët se mesatarja globale prej 60 kilogramësh.

Andaj, forma më e mirë për ta mbrojtur mjedisin dhe shëndetin tonë nga plastika dhe përhapja e mikroplastikës, është reduktimi i përdorimit të saj.

Në veçanti është shumë i rëndësishëm reduktimi i përdorimit të plastikës njëpërdorimshe, që është edhe burimi kryesor i plastikës në botë. Në funksion të këtij reduktimi tashmë në shumë vende të botës e sidomos në Evropë janë duke u aplikuar masa të veçanta.

Kështu në shtetet e Bashkimit Evropian është arritur ujdia për ndalimin e plastikës njëpërdorimshme. Pjatat plastike, pipat plastikë dhe produktet e tjera, që hidhen pas përdorimit, do të jenë të ndaluara nga viti 2021. Nga reduktimi i plastikës njëpërdorimshe, Komisioni i BE pret që të ulen me 3.4 milionë tonë emetimet e CO2.

Në kuadër të masave tjera për reduktimin e përdorimit të plastikës, në shumë vende tanimë janë bërë edhe sisteme të avancuara të ripërdorimit dhe riciklimit të plastikës apo edhe rimbursimit për kthimin e shisheve të plastikës.

Megjithëkëtë që të arrihet kalimi në një ekonomi të gjelbër që ruan mjedisin, nevojiten më shumë masa dhe objektiva - si tarifat e detyrueshme për prodhuesit e pijeve dhe ushqimeve që përdorin plastikën, taksat për produktet e dëmshme plastike për mjedisin, ndalimi i produkteve të caktuara të plastikës, kufizime të përdorimit të plastikës në bujqësi, kopshtari, në veshje të tekstilit dhe në produkte të higjenës dhe kozmetikës.

Alternativa tjera përfshijnë përdorimin e plastikave ekologjike që mundë të zbërthen më lehtë dhe që nuk përmbajnë kemikate të dëmshme për mjedisin.
Cilat janë ndikimet e mikroplastikës në shëndet?
Përkundër që janë bërë disa hulumtime, që kryesisht kanë evidentuar praninë e mikroplastikës në organizëm, efektet afatgjata të plastikës dhe përbërësve të saj tek njerëzit janë aktualisht të paqarta dhe hulumtimi në këtë fushë është ende i ri.
Shkenca nuk ka zbuluar akoma shumicën e pasojave të akumulimit të mikrogrimcave plastike në indet e njeriut, gjë që është një pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se mjekësia deri më tash nuk ka pasur mënyra të besueshme për të zbuluar ndikimin e këtyre grimcave jo të degradueshme në inde.

Disa nga hulumtimet kanë provuar të nxjerrin lidhjen midis depërtimit të mikro dhe nano grimcave të plastikës, të cilat njerëzit i thithin me frymëmarrje ose i gëlltisin, me sëmundjet e ndryshme, por deri me tani nuk ka pasur rezultate konkrete.

Kështu për shembull shkencëtarët nga Arizona në hulumtimet e tyre, përdorën 47 mostra nga mushkëritë, mëlçia, shpretka dhe veshkat, të cilat i morën nga një klinikë sëmundjesh neurodegjenerative dhe me metodën e tyre është zbuluar prania e mikroplastikë dhe kimikateve të tyre në të gjitha indet, por nuk gjetën rezultate për efektet e këtyre mikrogrimcave në këto organe.

Një studim tjetër i kryer nga studiues të Universitetit të Vjenës dhe i koordinuar nga Instituti Austriak për Sigurinë e Ushqimit, hulumtoi ndërlidhjen e mënyrës së të ushqyerit dhe praninë e mikroplastikës në organizëm dhe efektin e tyre. Hulumtimi dokumentoi praninë e mikroplastikës në feçet e banorëve të Evropës, mirëpo, një nga pyetjet që parashtrohet tek ky  hulumtim dhe që ende nuk ka përgjigjeje është: Nga vijnë mikrocopëzat plastike në organizëm, nga proceset e prodhimit të ushqimit, nga përmbajtja e etiketave në ushqim, nga ambalazhet e ushqimit apo ndonjë burim tjetër? Dhe cili është ndikimi i tyre në shëndet?

Një nga konkluzionet që ka dalë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është se deri me tani nuk ka hulumtime që argumentojnë rreziqe të mëdha për shëndetin e njeriut që rrjedhin nga mikroplastika në ushqim dhe ujë.

Sidoqoftë, hulumtimet në studimin e mikroplastikës në organizëm janë subjekt i shumë instituteve dhe agjencive kërkimore dhe pritet që së shpejti të ketë rezultate konkrete që flasin për ndikim e tyre në shëndet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)