24 Prill 2024

Metropoli - Bardhë e zi

Shkruar nga Roland Sylejmani

Teksa pres furgonin e linjes 4 për të shkuar në shkollë, zhurma e automjeteve të shumta është e tmerrshme në oret e mengjesit. Për të ikur në shkollë më duhet të pres furgonin ilegal, sepse po të pres autobusin e trafikut urban që funksionon në kuadër të komunës së Prishtinës, duhen së paku 40 min, më keq se 40 minutat e pritjës është se ndonjëherë punojnësit e këtijë të fundit hyjn në grevë pa asnjë paralajmrim, që për nxënësit dhe punëtoret shkakton vonesa në shkollë, e në vende pune ku ata punojnë.
 
Ky është vetëm njeri nga problemet e shumta që kryeqendra e shtetit më të ri në Europë ka.

Qysh në hyrje të qytetit , vërehet dominimi i mbeturinave, ndërsa po të jesh me veturë gropat ta prishin komoditetin e udhëtimit, dikur kishte dy lumenjë të cilet bashkë me malin e Gërmis e bënin ajrin e Prishtinës një prej me të pastërtit në rajon.

Po tani me çka mund të krenohet Prishtina?

Me Hotel Unionin për të cilin dikur u morr vendim që të rrënohej dikur, pastaj u tha që u dogj e nuk u denua askush, e tani po bëhen disa muaj që ka filluar të restaurohet, e që nuk mund ta dallosh nga një gërmall e rëndomtë, apo të krenohet me granitin, material me  të cilin u shtrua sheshi jonë, e që kushtojë miliona euro nga taksat e qytetarve , që çdo javë e shohim duke u renovuar.

Aty të  shehi ku në një çoshe të tijë qëndron përkulur statuja e Nënës Tereze, e rrethuar herë me ujë e në mungesë të ujit dalin në pah gjësendet e hudhura nga qytetaret e pandërgjegjshëm.

 Rrethojat e kuvendit i paraprijn, statujes se Skenderbeut qe duket si i vorrosur ne nje grop, e ne mes te asaj grope duket sikur e humbet madheshtia e tije.

Nje fenomen tjeter janë shitsit e telefonave shemtojn pamjen me pakot e tyre qysh ne hyrje te qendres, ne vazhdimsi te sheshit sheh shites ambulant qe bezdisin qytetaret kalimtar me \"ofertat\" e tyre, ky eshte sheshi kontraverz i Prishtines sone te dashur, aty ku ne mes te sheshit gjen libra, kioska, shites farash, lëmoshekërkues besa besa edhe xhepa vjedhes, aty ku në kohë e pa kohe organizohet koncerte,  protesta, e panaire.

 Eshte e dhimbshme te shohesh nje Prishtine te tille!

Nje Prishtine qe nuk dihet ku fillon e ku mbaron, ku trotuaret shendrrohen ne parking makinash, bibloteka qe ngjajn me bodrume shtepish. Ne kete kryeqender ku mungon salla e operas, ku mbizotrojne bastret sportive.

Ky është vendi që pa të drejtë po e titullojmë Metropol.

Vera është sitna më dashur për të rinjet, jo vetem pse kushtet klimatike të krijojne nje komoditet lehtesie e gjallerie por edhe bashkeatdhetaret tane qe jetojne jashtë vendit \"shkarkohen\" këtu, festojme, kënaqemi e plotesojmë minutat që s\'jemi parë me muaj.

Mirpo vendet për argetim mungojnë, rregullorja për funksionimin e lokaleve të natës ( Disco, Pub- e, Klube të ndryshme ) nuk kan licence edhe pse disa prej tyre i plotesojne kriteret e parapara me rregulloren ne fjalë. Kjo gje po e ngulfat jeten e nates dhe te rinjeve po ju mungon hapsira per argetim, ne kete vere qe lam pas dhe veren para saj, ka pas nderhyrje edhe te policis se njesitit special ( për hire te vertetes teksa shihje ato nderhyrje te ngjanin me aksionet ushtarake te paramilitarve serb ne shtepit shqiptare ) A e meritojne mergimtaret kete dhurate per pushime?

 Ku është gjallëria dhe fryma rinore qe dikur e karakterizonte Prishtinën?
 Ku jane vizitoret e teatrit?
 Ku janë sallat sportive te mbushura plotë me tifoz?
 Ku janë aktivitetet kulturore per femijet?

Si perfundim Prishtinës po i këndohet, nëse jo si më heret, kur Sabri Fejzullahu këndonte \" Pranverë në Prishtinë\", apo Gili përmes vargjeve tregonte për puthjen e parë në Ulpianë, tani është Eliza Hoxha që i këndon homazh  Prishtines. Me këtë homazh të Elizes do ta përmbyllja shkrimin tim, i cili nuk ka prapavi politike,  është thjeshtë një shkrim që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarve, me të cilet i ndajm hapsirat e qytetit tonë të dashur e të cilat po ngushtohen dita ditës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)