19 Prill 2024

Më mirë vonë sesa shumë vonë, Varhelyi

Shkruar nga Ekrem Krasniqi

Për arsye ende të paqarta Komisioni Evropian (EC) dhe 27 vendet e Bashkimit Evropian nuk i patën përfshirë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe 17.77 milion banorë të rajonit, në listën e marrëveshjeve të para me ndërmarrjet farmaceutike për blerjen e vaksinave anti-COVID-19 vitin e kaluar.

Vendim-marrësit e Bashkimit Evropian, kishin bërë marrëveshje në atë kohë vetëm për 447,7 milion banorët e tyre.  

Askush ne BE, nuk ka shpjeguar deri më sot shpjeguar në mënyrë të qartë se pse dhe si ndodhi ashtu në 2020.  

Asnjë nga zyrtarët e BE-së në Bruksel ose zyrtarët në kryeqytetet tjera nuk e morën përgjegjësinë se si banorët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë, u anashkaluan për vaksinat që u blenë vitin e kaluar nga blloku evropian.  

Disa në Bruksel do të thonë se kështu ndodhi për shkak të disa rregullave të politikave të BE-së dhe rregulloreve të saj, se ka qenë e pamundur për Komisionin Evropian që të negociojë dhe të blejë vaksina për shtete të treta.  

Por, kjo ishte vitin e kaluar. Gjërat ndryshuan këtë vit.  

Pas disa kontingjenteve vaksinash dërguar përmes rrjetit COVAX, e cila është bashkë-themeluar dhe bashkë-financuar nga BE, më shumë se 600,000 vaksina filluan që të dërgohen në rajon këtë javë, të negociuara dhe të paguara nga vet BE.  

Komisioni Evropian dhe Austria e bënë punën kësaj here, këtë vit.   

Tingëllon sikur disa në Bruksel dhe disa kryeqytete të tjera e kuptuan gabimin e vitit të kaluar. A ndryshoi qëndrimi i BE-së këtë vit për shkak se vaksinat Kineze dhe Ruse filluan që të bëhen shqetësuese për vaksinat e tjera të tregut në rajon ? Ndoshta është kështu.  

Por kush shqetësohet se çfarë është arsyeja e vërtetë që BE e ndezi motorin tash dhe vaksinat erdhën ?

Kosova ishte dhe është shteti i vetëm në rajon, që ka vuajtur dhe rrezikuar për shkak të pozicionit të saj kundër vaksinave Ruse dhe Kineze:  

“Vaksina të perëndimit, ose asnjë vaksine”, vendosën krerët e Kosovës.  

Kosova, shteti më i izoluar nga BE dhe më i varfëri në Kontinentin Evropian e bëri një bast të rrezikshëm shëndetësor kësaj radhe.  

4680 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech të negociuara dhe të financuara nga BE, arritën dje në Prishtinë.  

Oliver Varhelyi është sot atje që të tregojë se si BE kujdeset për banorët e rajonit dhe të Kosovës.  

Më mirë vonë sesa shumë vonë, Z. Oliver Varhelyi. Të lumtë Austria, gjithashtu.  

(Autori është themelues i agjencisë së lajmeve dtt-net.com për çështje të Ballkanit Perëndimor-BE)  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)