28 Mars 2024

Manipulimi i Serbisë me regjione‏

Shkruar nga Hysen Ibrahimi

Reagim ndaj artikullit:    

N. M. Jovanović të datës 18. 10. 2010, partija serbe G17 plus, në programin e tyre, e cila është në kulicion me partnerët e saj në qeverisje, parashohin një program për „Unionin e regjioneve të Serbisë“

Kjo sëmundje nuk mund të quhet ndryshe përveç se: „kërkon gjakim i të zezës mbi të bardhen, ikja nga e bardha në të zezen, nga realiteti në absurditet“. 

Ndodhë edhe kjo! „Sipas agjensisë së mediave serbe „Blic“ N. M. Jovanović të datës 18. 10. 2010, partija serbe G17 plus, në programin e tyre, e cila është në kulicion me partnerët e saj në qeverisje, parashohin një program për „Unionin e regjioneve të Serbisë“ i cili do të prezentohet në fund të tetorit 2010.

Sipas tyre Serbija do të ndahet në shtatë regjone, Vojvodina, Beogradi, Shumadija, Srbija verilindore, Srbija veriore, Srbija peredimore dhe Kosova ! Sipas tyre Kosova dhe Vojvodina do ta kenë statusin Krahinë Autonome por që do të jenë në regjion“!

Ndonëse nuk janë të reja këto plane të Serbisë për ndarje regjionesh, për gllabrim tokash shqiptare dhe të huaja, për kolonizimin e tokave jo serbe, sepse këtë e kanë në gjenin e tyre prej kohëve të lashta.

E veçanta e kësaj serbije është që të sajon plane gjithëherë kur e shofin se mund të ndikoj në propaganden e saj, sidomos tani kur e kanë lakun në fytë nga Bashkësia Ndërkombëtare për të filluar bisedimet teknike me Kosovën dhe të përfundon më në fund me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga vet Serbija.

Temat e tilla në këto momente janë tejet delikate për Serbinë do ti quaja „Tema spitalore“ sepse motivi nxitës i kësaj teme është pikërisht sëmundja e tyre për t’u marrë me gënjeshtra pa kurfar fije turpi, qoft tani edhe para botës, që po dalin mjaft qesharak.

Politika Serbe, është duke u udhëhqeur nga njerëzit e sëmurë që në fokus e kanë grabitjen e tokave Dardane, por më në fund kjo dështoi njëherë e përgjithmonë, kurr më Kosova nën serbinë. Këta po dëshmohen se  e kanë ndjenjen e edukuar nga mendja e sëmurë e të parëve të tyre, sepse për çdo çështje që e shofin rrezikun, tentojnë për të sajuar plane, për të reaguar në situata të caktuara duke u thirrur në ate „se po ruajmë identitetin, kishat dhe lashtësinë serbe“!

Kjo sëmundje nuk mund të quhet ndryshe përveç se: „kërkon gjakim i të zezës mbi të bardhen, ikja nga e bardha në të zezen, nga realiteti në absurditet“. 

Pra  Serbia prekë interesat e brendshme të shtetit të Republikës së Kosovës, ku duke dërguar mercenarët e vet nëpër botë për të denigruar popullin Shqiptar me djegien e Flamurit kombëtar Shqiptar, sikurse që ndodhi para pak kohe në Itali, tani kur planifikon të sajon regjione për të futë Kosovën nën serbi etj, duhet të sinjalizohet nga Institucionet e shtetit të Kosovës, se kjo nuk i kontribuon stabilitetit të Rajonit dhe fillimin e bisedimeve teknike në mes dy shteteve të barabarta, Kosovës dhe Serbisë.

Serbija, në fokus duhet ta ket njeriun, identitetin dhe ndjenjen e tij, përndryshe do të përballet me mos përkrajen e Republikës së Kosovës për tu integruar në BE.

Institucionet e Kosovës, kanë rastin për një reagim institucional dhe për të ngritur akuzën ndaj krimeve, burgosjeve, maltretimeve, plaçkitjes, dhunimeve të Serbisë mbi popullin shqiptarë në Kosovë, pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë.

Duhet ditur edhe një, që Serbija gjithëherë i ka humbur të gjitha luftërat në betejë, por është e njohur që me dinakërinë e saj që ti fitoj të gjitha betejat në tavolinë. Prandaj, bisedat me Serbinë në tavolinë gjithsesi, me çdo kusht të zhvillohen me praninë e SHBA-ve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)