24 Shtator 2021

Lufta kundër korrupsion në numra

Shkruar nga Lëvizja Fol

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë gjatë vitit të shkuar ka vazhduar, por pa përfunduar ndonjë zyrtar i lartë prapa grilave.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka vazhduar hetimet në dy raste që konsiderohet si më të mëdha deri tash.

 

Hetimet për të paktën pesë vepra penale në Ministrinë e Transportit janë duke vazhduar nga kjo prokurori. I dyshuari kryesor mbetet Fatmir Limaj, i dyshuar se ka kryer krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare, përvetësim gjatë detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe për pastrim parash.

Nën hetime mbetet edhe shefi i Prokurorimit, Nexhat Krasniqi. Pavarësisht se po bëhen një vit nga nisja e hetimeve, ende nuk ka ngritje të aktakuzës për këtë rast. Prokuroria është arsyetuar se duhet kohë pasi që rasti është shumë i ndjeshëm.

Arrestimi i ish-Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, konsiderohet si rasti i dytë më i madh gjatë 2010-s. Ai u kap në vendin e punës dhe u mbajt në paraburgim për tre muaj nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën ose autoritetin zyrtar, ushtrim të ndikimit, shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe marrje e mitos.

Rasti është udhëhequr tërësisht nga një prokuror kosovarë, ndërsa aksioni është kryer po nga policë kosovarë. Për këtë rast mbeten të dyshuar edhe zyrtarë tjerë, njëri prej të cilëve vazhdon të kryej detyrat që kishte në Bankën Qendrore.

Brenda vitit kalendarik 2010 Policia e Kosovës ka hetuar 704 raste të dyshuara për korrupsion dhe krim të organizuar. Nga këto 704 raste ka arrestuar 171 persona të të dyshuar, 530 raste janë dërguar në Prokurori përkatëse varësisht nga regjioni, 257 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë, dhe ndaj 909 të dyshuarve janë ngritur kallëzime penale. Vlera e dëmeve të mundshme të shkaktuara nga veprimet e të dyshuarve korruptive është milionëshe.

Krahasuar me vitin 2009, Policia e Kosovës ka arritur sukses më të madh. Për krime ekonomike të ndryshme dhe korrupsion, gjatë vitit 2009 kanë qenë 90 raste nën hetime, 103 persona janë arrestuar, 325 raste janë dërguar në prokurori, 161 raste janë dërguar në prokurori me raport të veçantë, dhe ndaj 564 të dyshuarve është ngritur kallëzim penal.
Mirëpo gjithë ky sukses i Policisë në zbulimin, dhe kapjen e të dyshuarve të cilët po e shkatërrojnë vendin me veprime të tyre të kundërligjshme, nuk dihet se çfarë veprimesh hetimore ka ndërmarrë Prokuroria saktësisht.

Si pasojë e mungesës së një baze të të dhënave Prokuroria e Kosovës nuk ka mundur t’i jap Lëvizjes FOL të dhëna të sakta se çfarë ka ndodhur me rastet e dërguara nga Policia.

Prokuroria nuk ka të dhëna për secilin vit veç e veç por në total numri i përgjithshëm i lëndëve të korrupsionit që pritet të trajtohen nga prokurorë  vendës është mbi 400. Ky numër është i shpërndarë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ato të qarqeve dhe komunale. Pozitive është se, nga ky numër, 100 lëndë ndodhen në fazën e hetimeve preliminare, që pritet të dorëzohen në Gjykatë për gjykim, kurse 300 lëndë janë në fazën hetimore.

I përfshirë në luftën kundër korrupsionit është edhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX. Ky mision prokurorët e të cilit merren me raste të \"ndjeshme \"me të cilat nuk merren prokurorët vendës, gjatë vitit 2010 ka punuar në 91 raste të korrupsionit në nivel të Prokurorisë Speciale dhe atyre të Qarkut.

Sipas të dhënave të ofruara nga EULEX-i, 51 raste janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe 40 nga Prokuroritë e Qarqeve që numri më i madh i tyre bije në Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës në të cilën punon numri më i vogël i prokurorëve.

EULEX-i ka ofruar të dhëna më të sakta për rastet veç e veç dhe natyrën e tyre. Sipas këtyre të dhënave 5 raste penale janë në fazën para gjykimit për korrupsion, 34 raste pritet të nisin të gjykohen të cilat janë të natyrës së krimeve ekonomike, 32 të tjera të krimit të organizuar po ashtu pritet të nisin të gjykohen.

Rastet penale që janë në fazën e finale të gjykimit për vitin 2010 janë 18 raste të korrupsionit ndërsa 4 janë të krimit të organizuar. Numri i të pandehurve për këto raste është: 175 të akuzuar për korrupsion dhe 175 për krim të organizuar.
Gjatë vitit 2009-2010 kolegjet gjyqësore të kryesuara nga gjyqtarë të EULEX-t, kanë shpallur 14 aktgjykimi për korrupsion dhe 2 për krim të organizuar. Këto aktgjykime në shumicën e rasteve kanë qenë fajësuese për të pandehurit.

Në bazë të kësaj pune Lëvizja FOL nuk është e kënaqur më punën që është kryer. Pavarësisht se për raste të tilla duhet hetim i shumanshëm, niveli i korrupsionit në Kosovë po e tejkalon luftën kundër tij dhe rrjedhimisht sukseset në këtë luftë janë minore krahasuar me nivelin e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Disa hapa pozitivë:

Hapi pozitiv 1-  Një ndër hapat pozitiv që janë ndërmarr vitin e kaluar për luftimin e korrupsionit është krijimi i “Task Forcës” kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo njësi e veçantë është formuar në shkurt dhe udhëhiqet nga një prokuror vendës. Ajo përbehet prokurorë vendës dhe ndërkombëtarë por edhe nga policë.

Hapi pozitiv 2 - Hapi i ditë pozitiv që është bërë është emërimi i prokurores Drita Hajdari, koordinatore e prokurorëve kundër korrupsionit. Ajo po e menaxhon punën kundër korrupsionit. Mirëpo e vetme në këtë punë nuk do t’ia del.

Suksesi 1 - Suksesi më i madh që edhe theu tabunë është bastisja e Ministrisë së Transportit. Me rastin e bastisjes në Kosovë u thye paragjykimi se “të fortët janë të paprekshëm”.

Suksesi 3 - Fillimi i Gjykimit në dhjetor 2010 të dy ish-ministrave nga komuniteti serbë dhe të një zëvendësministri. Slavisha Petkoviq, Branislav Gerbiq ish-ministra dhe zëvendësministri i Shëndetësisë në qeverinë e tashme, Nemanja Vujoviq, u ulën në bankën e të akuzuarve nën akuzën se kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit më shumë se 1 milion e 100 mijë euro me ndërtimet fiktive të shtëpive për të kthyerit. Mirëpo kryeministri Thaçi, i cili ka propaganduar luftën kundër korrupsionit, nuk e shkarkoi këtë zëvendësministër nga detyra.

Rekomandime:

Lëvizja FOL kërkon që të rritet numri i hetuesve dhe prokurorëve për t’u marrë me rastet e korrupsionit. Sipas vlerësimeve të Lëvizjes, numri duhet të dyfishohet. Kjo duhet të ndodh në mënyrë të veçantë në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë e cila ka numrin më të madh të rasteve të korrupsionit.

Kjo prokurori vazhdon të funksionojë vetëm me 5 prokurorë, ndërsa vetëm 1 merret me raste të korrupsionit. Vetëm shfletimi i lëndëve të dërguara nga Policia i të gjitha rasteve do t’ia merrte thuajse gjithë kohën një prokurori. Për trajtimin e tyre as që bëhet fjalë.

Për këtë arsyeje në këtë prokurori numri i prokurorëve duhet të jetë njëzet (20), ndërsa numri i prokurorëve të specializuar për ndjekjen e rasteve të korrupsionit duhet të jetë të paktën  pesë (5).

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)