26 Prill 2024

Lidhe kalin ku të thotë “gazda”

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Diplomati është njeri që mendon dy herë para se të mos thotë asgjë. (W. Churchill)

Rastësi apo e qëllimshme? Vizita e sekretares amerikane të Shtetit, zonjës, Hillari Klinton, dhe baroneshës, Ketrin Eshton, në dy ditët e fundit, të tetorit, në Kosovë, me të drejtë, mund të quhen, edhe vizita, historike, dhe me peshë të veqantë, për rajonin, por, me theks, të posaqëm, për Kosovën.

Por, për opinionin e gjërë kosovar, kjo vizitë, përmbanë në vehte, edhe një sekret, e që ka qenë dhe është obligim në radhë të parë i medias,por edhe shoqërisë civile, (pasi që kryeparlamentari, pas kthimit nga kjo vizitë, po heziton të ballafaqohet me mediat) të zbulohet e vërteta, dhe të njoftohet opinioni i gjërë, sepse, domosdo, opinioni, duhet, ta dijë të vërtetën?

 Siq dihet,vetëm dy ditë më herët, para se të vizitonin Kosovën këto dy zonja, edhe pse disa ditë më parë ishte konfirmuar zyrtarisht, se ato, do të qëndronin, në rajon, por edhe në Prishtinë, siq dihet, kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, udhëtoi, për vizitë, në Britani të Madhe, dhe për njohësit e rrethanave politike, por edhe lojërave dhe ndërskamcave që gjithnjë janë pjesë e përditshmërisë në skenën politike kosovare (por edhe gjithëshqiptare) në Kosovë, e në veqanti nëse bazohemi në deklaratat, me të cilat “Kupa”, disa herë radhazi, vetëm disa ditë më herët, po nga foltorja e Parlamentit, patë “shtrënguar” e treguar “dhëmbët”, fillimisht, ndaj deputetëve “hajna” e pastaj edhe ndaj disa  ministrave rrugaq, por edhe në Partinë në të cilën është sekretar i përgjithhëm,kjo vizitë në Britani, mund të quhet, edhe, si, një penalizim, i “Kupës”, në radhë të parë, nga ndërkombëtarët, e kuptohet, solidarizim e aplaudim, edhe i “bosave”, vendorë.

Andaj, ky itinerar i kryeparlamentarit Krasniqi, në këtë kohë, lenë hapsirë e dyshime, bukur të qëndrueshme, se kjo vizitë e Krasniqit, në këtë kohë në Britani të Madhe, në ditët kur zhvillohej kjo vizitë,ndër më të rëndësishmet për momentin, e zonjës Klinton, është një skenarë dhe loje perfide, apo, një vizitë “e dhunshme”, me qëllim, që, i pari i Parlamentit, të mos jetë, pjesë e takimeve, bisedave dhe zhvillimeve të rëndësishme, që priteshin të bëheshin, dhe që vërtet ndodhën, gjatë qëndrimit, të këtyre, dy zonjave, në Kosovë. 

Edhepse, zyrtarë të afërtë, në kabinetin e Jakup Krasniqit, flasin jozyrtarisht, se kjo vizitë, e Kryeparlamentarit, në Britani të Madhe , ka qenë e aranzhuar një muaj më herët, nëse bazohemi në radhë të parë në peshën dhe rëndësinë e këtyre dy mysafireve më të fuqishme nga skena politike botërore, pastaj mesazhi që sillnin në momentet që po kalon Kosova, si dhe prezentimi dhe fjalimi që do ti bënin deputetëve të Parlamentit të Kosovës, do të ishin adute dhe dëshmi shumë të forta, që vizita në Britani, pa ndonjë prishje protokolli, apo keqëkuptim të madhë, edhe, do të mund të anulohej, apo shtyhej për ndonjë termin tjetër.

Se kjo vizitë, e kryeparlamentarit, në Britani të Madhe, në këtë kohë, më tepër, peshon, si vizitë, “e dhunshme” dhe e përgatitur, nga faktorë relevantë, të jashtëm, por edhe disa vendor, dëshmon edhe fakti, se një javë më herët, pjesë të stafit të protokollit, por edhe të logjistikës së Parlamentit, ishin vu, në aksion, për rregullimin e enterierit të brendshem, në disa pjesë të Parlamentit, dhe që përgjigjia e tyre, ishte, se pritej, që Parlamentin, do ta viziotoj, zonja, Hillari Klinton dhe baronesha Eshton.
  
Skena dhe atmosfera, që u prezentua, gjatë vizitës së zonjës Hillari Klinton në Parlamentin e Shqipërisë, ishte një akt që është vështirë të përshkruhet,por kjo skenë dhe kjo atmosferë mungoi në Prishtinë, përkatësisht në Parlamentin e Kosovës, e që është dashur të ndodhë patjetër,por si duket, ishte, Jakup Krasniqi, ai, i cili, kësaj radhe, ua prishi disponimin dhe planin disave ,apo, ”rebelimi” i tij, jo që e “izoloi”vetëm ate, por, gjatë kësaj vizite, shumë të rëndësishme, nga dy zonja shumë me peshë ,”Kupa” Parlamentin e Kosovës, e qiti në totalisht në “aut”.
 
Se këso skenarësh, në skenën politike shqiptare, janë shumë të mundshme,të kapshme, dhe reale, dëshmon edhe rasti i vitit 2007, kur me rastin e paralajmërimit të vizitës historike të Bushit junior, në Tiranë, atë kohë,adminsitrata amerikane, nga Qeveria Shqiptare, kishte kërkuar, që nga posti i Ministrit të Jashtëm të Shqiprisë, domosdo, të largohej, Besnik Mustafaj, që për qeverinë amerikane paraqiste kërcënim dhe ishte përson non grata, apo si i dyshimtë e njeri i qarqeve të huaja.
  
Dhe, siq dihet, vërtet, kjo ndodhi, vetëm disa ditë, para se Presidenti Bush të viziotoj Shqipërinë,kur dhe proklamoi datën e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës.
  
Jakup Krasniqi, akoma është kryeparlamentar, por, sa i përket vijave dhe raporteve, me ata që na ndihmuan e janë sponzoruesit kryesor të shtetit e Pavarsisë së Kosovës, si duket vështirë do të arrijë të tejkalojë “ritestimin” dhe të qëndrojë i qetë e komod në pozitën që për momentin ka.
 
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,na kujtohet, me deklaratat, e tija, se për partinë që ai drejton, nuk ka bisedime me Sërbinë,nuk ka pjesmarrje në Komisionin e ligjit zgjedhor,patjetër,duhet të largohet presidentja aktuale Atifete Jahjaga, e me shumë tone e kërkesa, që në realitet ishin shumë parimore e të qëndueshme, por tash si duket nuk është më ai Isë i ultimatumeve, por tash ”po bluan im”, dhe,vardisja e pajtimi, janë përditshmëri që nuk po e lënë edhe këtë njeri rahat.
 
Një gjë është shumë me rëndësi në jetë:Duhet ditë hallin vetit. E ne shqiptarët,fatkeqësisht, pothuaj asnjëherë nuk e pranojmë: Kërcejmë pa marrë turr, e pastaj mbesim në gardh apo ngulemi…
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)