28 Nëntor 2021

Letër Blerim Latifit

Shkruar nga Gani Qarri

Të jesh profesor universitar me titull doktor shkencash dhe këshilltar i lartë i të parit të PDK-s, do të ishte në nderin tuaj, të Drenicës, Universiteteve të vendit, studentëve e shkollarëve dhe të gjithë Kosovës, që të paktën, në këto momente të organizonit një peticion për ndalimin dhe dhënien fund të ndërtimit të mëtejmë të ngrehinave turko-aziatike, të cilat e tjetërsuan tërësisht këtë vend, bënë Kosovën të pa banueshme për shqiptarët dhe po e vënë shtetin tonë të ri, në vështirësi të mëdha edhe para BE-së dhe gjithë Bashkësisë Ndërkombëtar, e jo të mjaftoheni vetëm me kritikimin e tyre në fb.

Me shpresën për mirëkuptim, i vetëdijshëm se është sfidë për mu, këtë herë vendosa tu drejtohem me një kritkë përgjithësuese, që nuk përqëndrohet vetëm në personalitetitn tuaj, por përfshin inteligjencën dhe mbarë udhëheqjen shtetërore të vendit, jo për vete, por për arsye të mëdha kombëtare.

Ju thoni me të drejtë z.Blerim se,citojë:"Na erdhi shumë mërzi kur në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me komisionierin për zgjerim të BE’së, Oliver Varhelyi, në sfond të bashkëbiseduesve dukej libri “Trashëgimia e krishterë në Kosovë e M...."!

Pikërisht,përveç se na erdhi shumë mërzi, ishte edhe një ofendim i rëndë për shqiptarët kudo, që na vuri të gjithëve në siklet të madh, sidomos kur dihet se ato kisha ishin dhe janë shqiptare,por të përvetësuara padrejtësisht nga Serbia, ndaj fajet duhet kërkuar ndër ne, në fakt ndër Ju, tek elita intelektuale dhe udhëheqëse e shtetit,sidomos tani, kur me vetëdije apo jo, mjerisht ju tjetërsuat edhe të gjithë vendin dhe kthyet Kosovën në panoramë të turpshme turko-arabe, e kjo na bënë (të paktën në këtë rast) që të mos i shohim "bash" krejt fajet vetëm tek Aleksandër Vuçiqi, pse ai në kundërshtim me Ju, lufton për interesa të shtetit të vet dhe në ballafaqim me xhaminë erdoganiste, më të madhen në Ballkan të Naim Tërnavës, paraqitet me libra, kinse të trashigimisë serbe.

E ku mbeti z. Latifi,në këtë mes trashëgimia shqiptare dhe kush duhet të shfaqet me të, para faktorëve relevant ndërkombëtar,për të dëshmuar se Kosova është atdheu ynë, përderisa Vuçiqi del me libra serbe ndërsa hoxhallarë turkofil shfaqen me pamje të Sulltan Muratit dhe xhamive erdoganistë në Kosovë?!

Për aq më tepër, me lejen tuaj, të inteligjencës dhe udhëheqjes shtetërore të Kosovës, Naim Tërnava me suitën e tij erdoganiste, i cili kërcënonte hapur se pas ndërtimit të rreth 1000 xhamive në 10 mijë km.katror të truallit të shqiptarëve, ishte i gatshëm të binte dëshmori i parë, për të ndërtuar një xhami edhe më të madhe, dhe atë nga më të mëdhatë turko-arabe, pikërisht në zemër të Kosovës, në Prishtinë, koincidencë apo jo,ju duhet ta dini, pikërisht në prag të rifillimit të bisedimeve me Serbinë, ai e vuri gur themelin e saj.

Në anën tjetër, ish drejtori i Teatrit dhe publicisti i mirënjohur z.Gani Mehmetaj në një shkrim autorial shkruan se ndërtimi fare i panevojshëm i kësaj xhamie më të madhe turko-erdoganiste në Ballkan, po bëhet jo që kanë nevojë shqiptarët për të, por me qëllim që të legalizohet edhe kisha e Millosheviqit në hapësirat e Universitetit të Kosovës, ndaj dhe ish ministri i tij i informatave Aleksandër Vuçiq në takim me komisionarin evropian për zgjerim,z. Oliver Varhelyi, për ballafaqim “dëshmie”, me bijtë e Erdoganit, se nga shqiptarët nuk po ofrohen dëshmi,del jo rastësisht në sfond, me librin “Trashëgimia e krishterë në Kosovë e M....."!

Ndaj pyetja është z.Latifi se në një moment të ngjashëm, me çfarë libri, heroi, apo objekti kombëtar, kur të gjitha i mohon mendësia e instaluar turko arabe e hoxhallarëve shqipfolës në Kosovë dhe mbulon ato me xhami erdoganiste, mundë ta sfidonim ne Serbinë dhe paraqisnim si dëshmi para BE-s, kur po këta hoxhallarë të shitur, na e kanë përdhosur të gjithë trashëgiminë, objektet e emërmëdhenjtë e Kosovës dhe të kombit tonë në përgjithësi, që nga kalatë, heroi mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e shenjta Nëna Tereze, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Ahmet Korenica etj, të cilët nuk i shitën tokat e veta si udhëheqësit aktual, por vranë Magjar Pashën në Gjakovë, që erdhi t`ia falte Plavën dhe Gucinë Malit të Zi, apo Hasan Prishtina, Idriz Seferi,Isa Buletini, Bajram Curri, Bajram Daklani etj vetëm pse çliruan vendin e vet nga Perandoria turko-otomane dhe ngritën flamurin kombëtar shqiptar mbi Shkup, ish kryeqytetin e Dardanisë.

Ndërsa edhe një herë, sa i takon Vuçiqit, e çfarë mund të prisnim ne tjetër nga një ish ministër i informatave të qeverisë së Millosheviqit gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga Serbia, mos mendonit se ai në vend të librit antishqiptar në fjalë, do të vente xhaminë më të re, turko-arabe që ka filluar me lejen tuaj, ta ndërtoj në truallin shqiptar Naim Tërnava?!

Mos prisnit se edhe ai do të shkel mbi interesat e shtetit dhe popullit të vet, siç shkeli e vijon të shkelë elita udhëheqëse dhe ajo intelektuale me të dy këmbët mbi interesat e shqiptarëve, ju që mbytët çdo gjë kombëtare dhe sot nuk dihet më se ç ‘shtet është Kosova, shqiptar, serb apo turko arab, madje të huajt hasin në vështirësi të mëdha dhe paqartësi totale, kur në shtetin tonë,shohin vetëm objekte serbe dhe turko-arabe, të cilat kanë mbuluar gjithë Kosovën, juve u vraftë buka e këtij vendi, çfarë ditët ti bënit atdheut tuaj!

Ju na i sollët ujqërit në torishtë, çakejt serbosllav dhe hienat turko-arabe të cilët me forcat e bashkuara antishqiptare, nuk po e lënë shqiptarin e lindur në liri, të shohë më, as dritë dielli me sy, nga mjegulla, tymnaja dhe fantazmat mesjetare turko-arabe që po e mbysin shtetin tonë të ri.

Kombet dhe shtetet kudo në botë, kanë ruajtur e kultivuar themele shpirtërore, kulturore e tradicionale, fakte e ide të argumentuara bindëse, si dhe definicione të qarta të pranisë së tyre edhe me objekte autoktonie në hapësirat ku jetojnë, por kjo nuk po ndodhë edhe me shqiptarët, të cilët në vend të vetin janë zhveshur nga çdo gjë historike dhe kombëtare, duke u mbuluar hapësirat e tyre jetësore edhe pas çlirimit, me ngrehina të huaja sllavo serbe dhe turko arabe.

Pas dëbimit të pushtuesve serb nga Kosova, Serbia u orientua kryesisht në keqpërdorimin e fesë turko-otomane për ta shpërbërë identitetin shqiptar të Kosovës, përkatësinë evropiane, historinë dhe tradita e hershme kombëtare të shqiptarëve.

Këtë ajo e arriti, vetëm fal jush, përmes hoxhallarëve shqipfolës antikombëtar, që ju u dhatë hapësirë të pafund, të bëjnë "bash" krejt çfarë të duan, sikur ky vend të ishte fare pa zot.

Në ndihmë asaj si gjithmonë i erdhën dhe vazhdojnë ti vijnë edhe sot hoxhallarët antikombëtar, të cilët janë bërë "shtet"-në vete e kthyer në tyxharët më të rrezikshëm politik dhe punojnë ditë e natë, pa asnjë kursim për interesa të huaja, sidomos ato serbo-ruse dhe turko-arabe, sa që brenda vetëm njëzet vitesh, pothuajse u realizuan në tërësi të gjitha objektivat e pushtuesve të vjetër dhe të rinj, duke lënë shqiptarët, pa përkatësi kombëtare, dinjitet, atdhe dhe shtet të vetin.

Sot kur sheh gjithë këto ngrehina serbe dhe turko-arabe edhe në shekullin XXI në vendin tënd, nuk dinë më se kujt i takon ky shtet.

Vetëm brenda dy dekadash përmes donacioneve të dyshimta, dhe misioneve të huaja konspirative, turkofili dhe erdoganisti i përbetuar Naim Tërnava & CO në një vend me një popullsi rreth 1.5 milion banorë, ndërtuan pothuajse rreth 1000 xhami, kështu që ballafaqimi i të huajve me rreth 1000 xhami turko arabe në vetëm pak më tepër se 10 mijë kilometra katror, ku nuk bie në sy pothuajse asnjë objekt autokton shqiptar, kërkon sqarim të gjatë e të hollësishëm, se është ky një shtet turko arab, apo turko-arabo-serb, në mes të Evropës. 

Pra sikur mos të mjaftonte as kjo, Naim Turrnava mu në vigjilje të rifillimit të bisedimeve me Serbinë, sapo e nisi edhe një tjetër xhami edhe më të madhe, më të madhen siç thotë ai në Ballkan, xhaminë e “njëmijë e një-të”, për ti dhënë këtij vendi pamje plotësisht turko-arabe thuase Kosova gjendet midis Afganistanit apo është ndonjë provincë e Bangladeshit, me qëllim që ta bindë BE-në dhe botën mbarë, se në këtë vend nuk ka shqiptarë, dhe Kosovën duhet t`ia ktheni Serbisë.

Qëllimi i islamistëve gjakprishur turko-arab pa kulturë dhe me prirje terroriste, të mbetur me shekuj prapa të jetuarit të shekullit XXI, është që duke penguar me forcë shqiptarët të jetojnë në bashkëkohësi, ta diskreditojnë deri në fund shtetin e ri të Kosovës, duke e paraqitur atdheun e shqiptarëve, në momentet vendimtare dhe kohët më kritike,të bisedimeve me Serbinë, para BE-së, si vazhdimësi të “tokave turko-arabe”....

Kështu që,në atdheun tonë, islamistët kanë mbytur të vepruarit dhe të jetuarit shqip, këtu dominojnë marrëzitë më të pështira turko-arabe, të cilët falë jush, Kosovën e bënë vend të pabanueshëm për shqiptarët, ndaj dhe ikin sot nga sytë këmbët, kaq shumë të rinj shqiptar.

Mjerisht në vendin tonë të çliruar para 21 vitesh nga SHBA,NATO dhe shtetet më të përparuara evropiane si Gjermania, Anglia etj, sot ta zënë frymën ngrehinat turko-arabe dhe veprimet e huaja të “largëta” mesjetare, sa që të gjithë ata të cilët ende e ndiejnë veten shqiptarë, nuk do të dëshironin të ishin bashkëjetues të këtyre ngjarjeve vrastare për ne.

Veprimet e tilla të hoxhallarëve antikombëtar, të lejuara nga ju, dëshmojnë se pas dëbimit të Serbisë, pushtuesit xhihadisto-islamik, do të jenë zot të “rinj” të këtij vendi dhe terrorizojnë pareshtur Kosovën dhe popullin e saj, tash dhe në të ardhmen.

Madje dhe deputetja e mbuluar me shami “alla-turka”, nga radhët e PDK-s, nuk deklaron më kot publikisht, se tanimë ka ardhur koha, që në këtë vend, të votohet edhe sheriati!

Këto janë hijet më të zeza mbi tokën tonë, që po nxijnë e katranosin jetën e shqiptarëve autokton, idealet e tyre më të larta kombëtare dhe çdo akt të virtytshëm e të ndritshëm patriotik, përfshi këtu edhe sakrificën sublime të çlirimit të vendit dhe jetën e lirë në shtetin e çliruar të Kosovës me gjakun e pastër të shqiptarëve atdhetar.

Tendencat e mendësisë mesjetare turko-arabe, me lejen tuaj, vijojnë edhe sot t`ia zënë frymën këtij populli dhe mbyllin të gjitha rrugët për një jetë të qetë e moderne evropiane duke penguar integrimin e vendit në BE, NATO dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

Kooketimi i polotikbërësve të shitur e mafioz me imamët antikombëtar dhe organizata të dyshimta islamike për para, shtyu Kosovën të bie pre e ideologjizmave orientale, duke quar deri aty sa me lejen e qeverive të udhëhequra nga Hashim Thaçi & CO, në vendin e quajtur Debellde, atje ku Thaçi ia pati bërë bakshish falë-FYROMIT mbi 2500 hektar tokë të Kosovës, hoxhallarët antishqiptar, si Zekerija Qazimi me shokë, të hapnin edhe kampe stërvitjesh, ku për muaj të tërë, sikur Kosova të mos kishte asnjë policë të vetëm në gjithë territorin e saj, përgatitën pa asnjë pengesë, qindra djem të rinj shqiptar, për ti bërë mish për top dhe dërguar ushtar të ISIS-t në Siri dhe Irak, një pjesë e të cilëve edhe sot ende gjenden atje.

Kjo jo vetëm se e ktheu Kosovën në një vend edhe më të dyshimtë dhe të pasigurt për qytetarët e vendit dhe në rrezik permanent për përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare me veprim legal në Kosovë, por u mori jetën edhe shumë të rinjve shqiptar të cilët nga hoxha Zekerija Qazimi & CO u dërguan për të lënë eshtrat e tyre në luftëra të huaja të brendshme ndërarabe në Siri dhe Irak.

Mjerisht me vërshimin masiv të fundamentalizmit islamik në Kosovë hoxhallarët si Irfan Salihu futën në ligjëratat e tyre edhe fyerjet ndaj të gjithë heronjve tanë kombëtar, ofendonin publikisht para xhematit në xhami, femrat shqiptare si lavire dhe Kosova filloi të kthehet në vatër të terrorizmit, ku ekstremistët islamik, përveç kërcënimeve verbale nisën ti rrihnin njerëzit rrugëve dhe nëpër xhami, të gjithë ata që nuk u bindeshin wahabistëve dhe salafistëve të Naim Tërnavës, deri te prof Xhabir Hamiti, vetëm pse mendonin më ndryshe se erdoganisti Naim Tërnava.

Të gjitha dyert dhe rrugët për invadimin e ekstremistëve islamik në Kosovë,ua hapët pikërisht ju, ishte Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe të gjithë ata që tash e mbi dy dekada e rrjepën këtë vend, pa asnjë mëshirë, ndërsa sot, pa fije turpi i janë bashkuar valles së islamistëve dhe kanë kthyer Kosovën në shtet të imamëve arabo-turko anadollak, ku Naim Tërnava me izë të Erdoganit, nisë edhe xhamin e "1001-të", pa pyetur askend, në tokë të shqiptarëve dhe në truallin e Kosovës.

Është shumë indikativ fakti se gurthemelin e kësaj "alamet" xhamie Tërnava e vuri, pikërisht në momentet kur sapo rifilluan bisedimet me Serbinë, për ta bindur, Amerikën, Evropën dhe gjithë botën demokratike se Kosova dhe shqiptarët nuk janë më ata që SHBA, NATO dhe BE, dikur i çliruan, pavarësuan, sollën njohjet ndërkombëtare dhe mbajnë në këmbë shtetin e tyre të brishtë edhe sot, duke i kujtuar për popull evropian, por janë turko-arab të tërbuar në zemër të Evropës, të cilët përderisa ju i mbani gjallë me të gjitha, duke siguruar edhe kufijtë e vendit, paqen dhe shtetin e tyre me ushtarë të KFOR-it, ata thellojnë rrënjosjen e mesjetës arabe, afrikano-aziatike, në tokat e të parëve të vet autokton shqiptaro-evropian.

Shqiptarët janë ata të cilët nuk morën vesh as mend, dhe as që mësuan gjë edhe kur në vitin 2014,radikalizmit islamik u shpërfaq në përmasa të atilla kërcënuese, sa që nisi të matej dhe kërkonte përballje edhe me vet shtetin e Kosovës, me ç` rast Kosova u detyrua ti burgoste mbi dyzet imamë salafisto-vahabist, të dyshuar për terrorizëm islamik, disa prej të cilëve u dënuan edhe me më tepër se 10-12 vite burg dhe nga atëherë ende nuk i kanë përfunduar dënimet.

Përditshmëria e të jetuarit të shqiptarëve autokton edhe në vendin e vet, tanimë mbi dy dekada të lirë,jo vetëm po rrezikohet seriozisht por edhe është kthyer në makth nga hoxhallarët, të cilët nuk tolerojnë asgjë kombëtare, sikur Kosova të gjendej dikund në arabistan....

Të tillë ishin edhe hoxhallarët e vitit 1909, që të nxitur nga xhonturqit protestonin në të gjitha qytetet më të mëdha shqiptare, kundër alfabetit latin të gjuhës shqipe duke nxitur Xhavit Pashën që të bënte masakra mbi shqiptarët dhe mbyllte shkollat shqepë me ushtri.

Të tillë ishin edhe ata të mëvonshmit që ndihmuan qeverinë greke, pas traktatit të Lozanës më 1923, ku me një pikë të veçantë mbroheshin shqiptarët çamë nga shpërngulja dhe këmbimi i popullsive greke dhe turke, duke i regjistruar çamët shqiptar si turq në deftere, për ti mundësuar Greqisë të bëjë dëbimin e tyre në Turqi.

Të tillë dhe aspak më të mirë, u dëshmuan edhe hoxhallarët e trojeve shqiptare nën pushtimin jugosllavë, me të cilët edhe Ramë Bllaca kishte më shumë telashe se sa me vet pushtuesit serb, sepse po këta hoxhallarë ishin ata që i detyronin shqiptarët të venin gisht, për tu regjistruar turq, në regjistrat e administratës shtetërore serbe, duke u thënë se është haram dhe i vret zoti të shkruhen shqiptar dhe hapur edhe zyra deri në fshatrat e thella të Hasit për lehtësimin e marrjes së "vezikave"-pasaportave për tu shpërngulur në Turqi.

Kurse sot për habi, edhe intelektualët (qofshin të tillë) jo vetëm se nuk e ngritin zërin as reagojnë për asgjë, por ende sikur dominohen nga mentaliteti i robit, të nënshtruarit dhe fenomeni i të jetuarit nën okupim, ndaj dhe janë pajtuar me gjithçka edhe me rrëshqitjen e Kosovës në shoqëri turpi me mentalitet mesjetar turko-arab, dhe shndërrimin e saj, në vatër të radikalizmit islamik, ku Naim Tërnava të cilit përfundimisht, duket që iu ka mbushur mendja se edhe ky, tanimë e ka mundur shtetin tonë të brishtë, sapo merr sinjalin nga Serbia dhe Rusia se tani është momenti kur Kosova nuk guxon të duket si truall i Evropës por shkretëtirë e beduinëve arab, nisë xhami të re, ku mungojnë vetëm devetë, nëse nuk janë politikbërësit tanë ata që për para, mund ti shalojë secili nga hoxhallarët e kamur prej donacioneve konspirative.

Është e pamundshme të kuptohet realisht se si menjëherë pas lufte në shekullin XXI iu dha kaq shumë hapësirë, të sulën gjithë këta imam antikombëtar për ta zhytur Kosovën e pasluftës kaq thellë në mesjetë me të ashtuquajturën fe, sikur Kosova dhe shqiptarët, të mos kishin pasur fare nevojë për liri, por të kishin vuajtur për mungesë të imamëve, xhamive radikalizmit islamik dhe mentalitetit turko-arab,duke e bërë kaq të huaj dhe të zymtë deri në pafundësi, këtë vend për shqiptarët.

Kosova kurrë nuk mbahet mend të ketë qenë ndonjëherë kaq fort e mbërthyer nga dominimi islamik, sikur të ishte shteti i ajatollahëve të Iranit, ku kohët e fundit jo vetëm politika, por edhe inteligjenca është përmbysur deri në atë masë, sa që përkundër problemeve me të cilat ballafaqohet populli dhe shteti ynë, vërehet mungesa totale e reagimit intelektual, medias dhe analistëve, gjë që dëshmon vetëdijen e ulët, paaftësinë, papërgjegjësinë dhe mungesën totale të guximit qytetar, veçanërisht në Kosovë.

Nëse në vitet e pasluftës së dytë botërore shqiptarët filluan të zhvishen me vullnetin e tyre nga islamizmi, perçet, mbulesat, shamitë dhe mentalitetet turko-arabe, të vetëdijshëm se nuk janë të tyre, as propaganda serbo-jugosllave nuk mundi ti vesh ata më, me islamizëm arkaik dhe lidhje me terrorizmin islamik,por vetëm pak vite pas çlirimit të Kosovës, Serbia përmes imamve të shitur turko-arab, arriti ta bëjë atë që për mbi 80 vite sundim nuk mundi ta bënte e gjithë Jugosllavia rreth 24-5 milionëshe, sa thuhej që ishte.

Këta imam bashibozuk antikombëtar bënë që me veprimet e veta devijante, brenda pak vitesh në liri, të mos ngelet më vlerë, simbol as shenjtëri kombëtare e pashkelur nga ta, që nga Skënderbeu, e shenjëta Nëna Tereze, Rilindësit e famshëm dhe burrat më me nam dhe më emërmëdhenj që patën shqiptarët të cilët bënë historinë e kombit tonë, pa u sharë, fyer e nëpërkëmbur prej islamistëve, duke zhgënjyer edhe shqiptarin e fundit në Kosovë.

Keqpërdorimi i fesë nga Serbia për ta shpërbërë identitetin shqiptar të Kosovë, përmes hoxhallarëve antikombëtar, po vazhdon edhe sot, pa asnjë pengesë, falë jush z.Blerim Latifi, falë udhëheqjes dhe inteligjencës së heshtur shqiptare, që e morën në qafë, kombin tonë dhe popullin shqiptar të Kosovës, ndaj ndërmerrni diçka, qoftë edhe vetëm organizimin e një peticioni për përfundimin e marrëzive të mëtejme turko-arabe, dhe ndalimin e ngritjes edhe të një ngrehine më tepër, turko-arabe, si xhamia erdoganiste e Naim Tërnavës në zemër të Kosovës në Prishtinë.

Përndryshe traditat e hershme kombëtare, autoktonia dhe historia jonë, po përmbysen me lejen tuaj, nga hoxhallarët erdoganist të tipit të Naim Tërnavës, të cilët janë kthyer në tyxharët më të pështirë politik dhe punojnë ditë e natë, pa asnjë pengesë, për interesa të huaja, duke bërë shqiptarët rob të xhamive dhe mendësisë mesjetare turko-arabe.

Këta bashkë me ju, me udhëheqjen e shtetit dhe inteligjencën e tredhur “kosovare”, po lënë shqiptarët pa dinjitet, pa përkatësi kombëtare, pa shtet dhe atdhe. Falë juve inteligjencës së vendit z.Blerim Latifi dhe drenicakut Hashim Thaçi, që tash e 20 vite udhëheqë me këtë shtet, po ndodhin gjithë këto të këqija, dhe megjithatë ti dhe kolegët tu intelektual, mjaftoheni duke përshkruar të keqen në fb., mendoni vërtetë se kjo ju bënë nderë dhe mjafton, para problemeve që ndodhet Kosova.

Jo,unë nuk besoj! Ndaj nëse nuk hidheni në veprim të njëmendtë dhe nuk i ndaloni e jepni fund këtyre çmendurive, presim nga ju që o ti largoni këta hoxhallarë xhambaz një orë e më parë nga vendi, ose të thyeni qafën edhe ju, bashkë me ta, ku të dëshironi, në Turqi, Rusi, shtetet arabe apo edhe në Serbi, por vetëm të ikni nga Kosova, në mënyrë që shqiptarët të mund të jetojnë të lirë dhe shqiptarisht në vendin e vet.

P.S: Ky shkrim nuk u bë për të polemizuar me ju personalisht, por për sensibilizimin tuaj e të inteligjencës së vendit si dhe të opinionit kombëdashës mbarëshqiptar, jo vetëm në Kosovë, me bindjen e mirë se është koha e fundit për veprim praktik, para se Kosova të pësojë dhe denigrohet edhe më shumë në momentet përfundimtare dhe më kritike, të bisedimeve me Serbinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)