24 Prill 2024

Kur Serbia është në siklet

Shkruar nga Faton Abdullahu

Sa më shumë që mund të jenë të pakënaqur qeveritarët e Beogradit me zhvillimet e fundit në Kosovë, sa më shumë që këto zhvillime mund t’i përdorin opozitarët radikal atje kundër Tadiçit dhe politikave të tija nacionale, aq më shumë ky i fundit është i shtrënguar të bëjë diçka në raport me Kosovën, për ta dëshmuar të kundërtën e asaj që thonë opozitarët dhe për t’i amortizuar sulmet sidomos të radikalëve serb, por jo vetëm të tyre, por edhe të shtresave të gjëra të cilat ende duket se ushqehen me shpresën se Kosova nuk është e humbur dhe se duhet bërë diçka që ajo, nëse jo si dikur të bëhet pjesë e Serbisë, atëherë së paku të mos jetë shtet i pavarur dhe stabil.

Nëse nuk shihet nga kjo prizëm gjendja aktuale në Serbi, konkretisht raportet Kosovë - Serbi, nëse nuk kuptohet nacionalizmi serb edhe tek Tadiçi edhe tek shtresat e gjëra të popullsisë, sidomos asaj rurale, nuk mund të kuptohet drejt, për më keq mund të interpretohet jo mirë dhe gabueshëm, arrestimi i dy policëve shqiptarë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Por le ta shpjegojmë gjithë këtë ndodhi nga kjo qasje në të cilën po aludoj.

Kohëve të fundit ka indikacione të forta se Serbia nuk do ti mbaj zgjedhjet në Kosovë, të cilat më parë askush nuk i ka penguar që ajo ti organizoj ato, disa përfaqësues evropian kur erdhën në Prishtinë por edhe nga Brukseli  thonë se tani pas fusnotës së pranuar nga Kosova që ishte një kompromis i madh dhe goxha problemor, do të punohet seriozisht në atë që edhe pesë vendet tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë në një të ardhme të afërt.

Në anën tjetër fusnotën e pranuar e të cilën Tadiçi e konsideron fitore të tij e refuzoj një mekanizëm i rëndësishëm, Parlamenti Evropian, kurse ditë më parë Daçic nuk u kthye i entuziazmuar nga vizita në Moskë, ku ishte ditë më parë, sepse nga atje nuk pati ndonjë premtim konkret nga ana e kryediplomatit rus, për ndonjë ndihmë, përveç asaj se Moska do ta ndihmoj Serbinë në zbulimin e rastit të asaj që ata e konsiderojnë shitje e organeve të brendshme njerëzore gjatë kohës së luftës.

Të gjitha këto janë minuse politike për qeveritarët aktual në Beograd me në krye Tadiçin, të gjitha këto janë zhvillime të cilat opozita në Beograd po i përdorë suksesshëm kundër politikave të Tadiçit.

Për të gjitha këto kryetari serb është shumë i i vetëdijshëm. Në një vend me traditë të gjatë anti-perëndimore, në një vend me identitet të fortë nacionalist, sidomos të lidhur me çështjen e Kosovës të përceptohesh se ke bërë lëshime ndaj trysnisë së evro-perëndimorëve dhe të bësh lëshime sidomos ndaj çështjes së Kosovës (në rastin konkret mos mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri do të konsiderohet e tillë) mund të të kushtoj shumë për shumë çka. Është jashtë çdo dyshimi se për këtë janë të vetëdijshëm qeveritarët në Beograd, Tadiçi posaçërisht.

Prandaj pasur parasysh këto zhvillime, për Beogradin zyrtarë imponohet në mënyrë të domosdoshme veprimi aktiv. Thjeshtë pas kësaj dhe sidomos duke pasur parasysh se zgjedhjet janë në prag, diçka Beogradi duhet të ndërmarr, diçka që sado pak do ta amortizonte e nëse është e mundshme edhe do ta ndryshonte këtë perceptim jo të mirë për Tadiçin që ndryshoj shpejt pas përfitimeve që ai vjeli me vendosjen e fusnotës në emrin Kosovë.

Dhe këtë diçka Beogradi është duke e kërkuar tash sa ditë. Së pari me arrestimin e disa biznesmenëve nga Kosova. Por si duket ato nuk ishin të mjaftueshme. Prandaj u zgjodh diçka tjetër, diçka më spektakulare, diçka që bije në sy më shumë, diçkaje që plaku serb me ‘shajkaq’ në kokë nga Shumadia, do ti duartroket frenetikisht.

Dhe zgjidhja u gjet u bë edhe koreografia, me qëllim që të jetë mbresëlënëse të perceptohet si fitore. Dy polic nga Kosova të shtrirë për gjynah në tokë ma armët e dorëzuara dhe superpolicët serb me maska të mëdhenj e të fortë, të armatosur gjerë në dhëmbë me tyta automatiku të drejtuar kundër tyre. Ky është thelbi, kjo ka qenë më e rëndësishmja dhe jashtë çdo dyshimi se e gjithë kjo është bërë për konsum të brendshëm.

Tadiçi do që të fitoj, do që të vazhdoj edhe për disa vite si kryetar i Serbisë për këtë ai e ka përkrahjen edhe të evropianëve dhe jo vetëm të tyre. Arrestimi i dy policëve shqiptarë nga Kosova është bërë për këtë qëllim.

Janë kalkuluar edhe efektet e tjera anësore të këtij arrestimi, por është parë e udhës apo thënë ndryshe është konsideruar se pas gjithë kalkulimeve, për pushtetarët aktual në Beograd, më të mëdha do të jenë përfitimet e brendshme me rastin e zgjedhjeve, sesa ndëshkimet dhe vërejtjet e mundshme që mund të vijnë nga Brukseli e cila vazhdon ta konsideroj Tadiçin politikanin më të përshtatshëm aktualisht në Serbi, për planet që ajo ka në Serbi dhe në gjithë rajonin.

Nëse është kështu Prishtina zyrtare edhe përkundër reagimeve të shpejta e të ashpra të pushtetarëve edhe përkundër vërejtjeve të dërguara me arsye dhe të justifikueshme te ndërkombëtarët edhe përkundër faktit se Kosovës i është shkel integriteti edhe përkundër faktit se i është nënçmuar shtetësia dhe korrektësia, nuk do të mund të nxjerrë shumë përfitime politike nga ky veprim gati terrorist i Beogradit, sidomos jo të atilla që do ta ndihmojnë në rrugëtimin drejtë Bashkimit Evropian apo të atilla që do ta pengojnë Beogradin në këtë rrugëtim, sepse Brukseli do të ketë konsiderata të mëdha ndaj sëkëlldisë politike në të cilën gjendet Tadiçi.

Është punë tjetër dhe temë tjetër se a do të mund të nxjerrin nga e gjithë kjo përfitime partitë opozitare në Prishtinë kundër qeveritarëve aktual të cilat me vlerësimet e tyre kritikuan ashpër edhe qeveritarët. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)