24 Shtator 2021

Kur hajni thotë kape hajnin!

Shkruare nga Zejdush Kastrati

Gazetarët janë krijues dhe varrëmihës të kohës
                                                                    K.Kuckov

Zejdush Kastrati

Më kujtohet  kur më 1983 me pëlqimin  e Redaksisë së Rilindjes, kalova korespondent i kësaj gazete në Gjilan, takimi im i parë me kolegë  tjerë gazetarë e që numroheshin shumë pak, ishte në Soliterin e vetëm  shumëkatësh në këtë qytet, përkatësishtë në katin e fundit të këtij objekti ku ishin të vendosura zyret e Radio Gjilanit dhe korespondenturat e Rilindjes dhe Radio Prishtinës.

Në Radio Gjilan, si medium regjional dhe që ishte mjaft i dëgjuar atë kohë në tërë Rajonin e Anamoravës por edhe më gjërë, punonin bashkarishtë  shqiptarë, sërbë por edhe turqë e romë te cilet ishin të ndarë në Redaksi.

Pra, ishte medium multietnikë por redaksia e gjuhës sërbe  përbëhëj nga gazetarë  e gazetare të cilët në ngjarjet e mëvonshme antishqiptere e në veqanti në ngjarjet e “jogurt revolucionit” u identifikuan haptas si  nacionalistë dhe  pjesë përbërse e politikës shoveniste sërbe të asaj kohe, por edhe gjatë pushtetit apsolut sërbë  të viteve  89/99, e më vonë.

Ajo, që më ka mbetur  në kujtesë si një dukuri e cila edhe ditëve te sotme është shumë aktuale dhe prezente dhe dua ta ceki është  momenti kur  ditëve të para njohtohesha me kolegë  , disa gazetarë  nga redaksia  në gjuhen shqipe më thonin që të mos shoqërohesha shumë me njërin  nga kolegët e kesaj redaksie me aryetim se ai është  përson i UDB/së,  shumë i dyshimte, dhe  njeri i Komitetit.


Në fillim kisha rezerva, por  që të mos i lodhi (ata që lexojnë këtë shkrim), më besoni edhe me rastin e diferencimeve ideo/poitike qe bente  ate kohe LSPP/ja  dhe komitetet e atëhershme, edhe ngjarjet qe ndodhen duke pershirë protestat e shqiptarëve  në shenjë solidariteti, ky përson i cili edhe sot  jeton në Gjilan, (jo që  bëri dicka të madhe  për gazetarinë  në Anamoravë) por   gjatë 5 viteve të tjera sa punova si korespondent  në këtë qytet,  nuk  arrita të kuptoj  se ai  ishte pjesë e skenarëve të diferencimit të kolegëve,  largimit të tyre nga puna  apo arrestimit të tyre.

Vërtet, ishte përson që i pëlqnete “jeta e kafeve”,nuk zgjidhte  njerëzite me të cilët pinte dhe bente qefe, ishte “sevdali”,  kishte një humor dhe ishte i shoqërueshëm me të gjithe.Kuptohet,  rethanat në të cilat jetonim atë kohë e në veqanti puna e gazetarit ishte më specifike, andaj e kontaktet edhe  me njerëzit  e sigurimit të shtetit por edhe strukturave tjera ishte i domosdoshëm,  gjë që  të gjithëve na bënte të kontaktonim dikush më shumë e dikush më pak  me  keto struktura.

Pa e përsonalizuar këtë shkrim më kujtohet kur  edhe atë kohë  ndonjë nga gazetarët që bënte ndonjë shkrim për ndonjë fenomen keqëperdorimi( e që kishte shumë më pakë se sot)  si aksioni “Ke shtëpi kthe banesë”,”Familjarizmi në puënsim”...., pikërishtë disa nga ata që më patën sygjeruar të mos kontaktoja me Iks gazetarin  bënin  reagime në emër  të  Shoqatës së gazetarëve që ishte  nën ombrellë të LSPP/së duke u distancuar nga ato shkrime  apo dërgonin sqarime nëper redaksi  por edhe  hezitonin edhe të rrinin  apo  pinin ndonje pije me autorin e raportit apo shkrimit ,në ndonjë lokal  nga frika se i sheh  ndonje nga “sogurimcat” e shtetit.

Me përfundimin e luftës dhe largimin e pushtetit sërb,  shumica  e  gazetarëve të Gjilanit(e kam fjalen per kuadro  që punuan atë kohë) u rreshtuan  kah “krahu i luftës”  nuk ngurronin të rrahnin gjoks  se kanë sakrifikuar shumë për këtë”liri”, kryesishtë ishin pjesë e  organizimeve të Takimeve përkujtimore që organizoheshin për dëshmorët dhe  filluan edhe  të shkruanin memoare dhe libra duke ngritur vehten dhe “jaranat” e tyre si  pishtarë të gazetarisë por edhe  kontribues të demokracisë që po  e gezojmë sot. 

Personazhi i këtij rrëfimi gjithnjë ishte i harruar, i terhequr  dhe i papunë me nje shtëpi në periferi te qytetit,  larg ndodhive dhe i përbuzur por  kam bindjen se më me pak gjynahe se shumica që edhe më tutje flasin ne superlativë për vehten, kombin dhe vendin.
 
Pse gazetari  “spiun”
 
Motivi që më shtyri të bëjë këtë shkrim është  se edhe sot  kur e kemi gojën plot demokraci, fatëkeqëisshtë  një pjesë e gazetarëëve  që mbulojmë ngjarjet dhe aktualitetin politik  dhe sferat tjera    identifikohen  si  pjesë e këtij apo atij subjekti politik, këtij apo atij klani, e në veqanti si njerëz të SHIK/ut,. Ramushit,  Limës apo Kupës, Vetonit, Haxhiut.Migjenit apo Hotit,....!

Cila është e vërteta  në këto rrethana dhe kushte kur  disa media menagjohen  nga ata që nuk kanë asgjë të përbashkët  me  botën  dhe teknologjinë mediale por janë pjesë të bizneseve të dyshimta,kur disa nga gazetarët “e shtëpive të mëdha”  pos që ishin 24 orë  dhe janë akoma në shërbim të liderëve të ndyshëm , ata janë ata  që  ia bartnin edhe valigjet e tyre  nëpër Dubaj, Bruksel, Stamboll ,Vashington e .....?!  

Një  deputet veteran i Kuvendit të Kosovës,pjesë e gjitha legjislacioneve të pasluftës  ,shumë perfidë dhe populist, mund të  emërtohet edhe  përsoni që më së miri gjithnjë ka luajtur dhe  po e luan lojën  me gazetarë dhe moderatorë të ndryshëm (kuptohet pos Thaqit) qoftë të mediave të shkruara poashtu edhe atyre elektronike.

Ditë më parë në koridorin e Kuvendit të Kosovës, kalimthi por në mënyrë  thumbuese një grupi gazetarësh iu drejtua me fjalët ”ku jeni ju spiuna...”

Pas regimit  të njërit nga gazetarët duke kërkuar me ngulm  sqarime për këtë ofendim ai ndërroi fjalët dhe  u pozicionua vetëm për dy nga ata  të cilët sipas tij nuk  e kryejnë punën në mënyrë profesioanle dhe gjithnjë raportojnë dhe shkruajnë sipas  direktivave të patronit të tyre.

Po ky deputet i cili nëse  e lexon këtë shkrim duhët  bile të “skuqet”  për atë cka ka bërë vitin  e kaluar(pasi që mendon se  askush nuk e  din bisedën e zhvilluar mes tij dhe gazetarit)  kur njëri nga gazetarët qe ai  e quajti “spiun” kishte kërkuar  të bënte një intervistë  dhe përmes telefonit e kishte pyetur”se ku ndodhej ai”, pergjegjia e tij kishte qenë ”mbi nanën tënde...”. Tmerr...(pa marrë parasysh si ka qenë sjellja e gazetarit)

Se a ia vlen të jeshë i ndershëm dhe korektë (jo vetëm si gazetar) në veqanti në këto rrethana në këtë Kosovë, të jeshë i sinqertë  dhe parimor , është vështirë të japësh një përgjegjie reale dhe bindëse, por heshtja dhe mosreagimi  bile deklarativishtë, qoftë si banorë i ketij vendi,(jo qytetarë) individë cfarëdo lloj profesioni  ,gjinie e moshe ,e në veqanti si gazetar, publicistë dhe transmetues  i informatës e lajmit(cfardo qoftë ai) është obligim i dyfishtë  dhe me peshë të posaqme.

Kurrsesi nuk duhët të  lejojmë të na flasin për moralin të pamoralshmit, për  patriotizmin spiujtë,për vlerën  të paditurit, për demokracin  antidemokratët.... apo  te solidarizohemi me të pavertetat dhe insinuatat për etiketim të individëve e  qe jo rrallë bëhën  për inate, kaprice.... personale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)