28 Mars 2024

Kur filozofet merren me ekonomi

Shkruar nga Astrit Ratkoceri

Po e filloj këtë shkrim me një thënie të një dietari musliman i cili thotë: “Mos debato me injorantin sepse të ulë në nivelin e tij e pastaj të mund nga përvoja.”

Seq mu kujtuan tani edhe disa thënie në lidhje me injorancën, një profesor i nderuar i imi thoshte: “Injoranca Shqiptare = 1. Ambicje e shfrenuar, 2. Liri e pa kontrolluar, 3. Shkollë e pambaruar,

4. Viktim e sistemit komunist te kaluar dhe 5. Mungesë e theksuar për të lexuar. Poashtu edhe Albert Einstein thoshte: Universi dhe injoranca nuk kanë fund.

Ajo që më shtyu të shkruaj ishin fjalët e një njeriu që fillimisht se njoha e më vonë kuptova se mjerisht ishte profesor universitar dhe këshilltarë i Kryeministrit.

Përderisa ai thoshte mendimin e tij nuk kisha gjë kundër por, kur ai filloi t’i fyej muslimanët dhe Islamin filloi ta fyejë Kur’anin nuk mund të duroja pa reaguar. Ideja se injoranti duhet të injorohet nuk mund të qëndronte kësaj here e sidomos kur ai flet për fushën time të studimit e që është ekonomia.

Si një ekonomist po të them se të thuash se Kur’ani nuk jep zgjidhje për problemet ekonomike e sidomos në këtë kohë të krizave dhe të dështimeve të vazhdueshme të këtij sistemi ekonomik, kur edhe ekonomistet e njohur pranojnë se sistemi ekonomik islam është zgjidhja më e mirë e kohës nuk tregon tjetër vetëm se injorancën tuaj në këtë lëmi.

Një sistem ekonomik Islam nuk do të lejonte që disa njerëz të bëhen milionerë brenda natës e disa të vuajnë për kafshatën e bukës. Sistemi ekonomik Islam ngritet mbi bazën e shperndarjes së drejtë të pasurisë dhe jo mbi bazën e grumbullimit të saj në duart e disa njërëzve te caktuar.

Në një sistem ekonomik Islam investimet do të rriteshin në masë të madhe ngase ky sistem nxit investimet të cilat më pas do të gjeneronin vende pune e që kjo do të kishte efekt zingjiror ku krijimi i vendeve të punës do të thotë rritje e fuqisë blerëse rrjedhimisht rritje e kërkesës e cila do të stimulonte rritjen e prodhimit dhe ofertës.

Duke pas parasyshë se është vetëm një shkrim do të mundohem që të marrë vetëm një shembull të shkurtë.

Sistemi ekonomik Islam që buron nga Kur’ani është sistem jokamatar pra, nuk e perkrahë kamatën.

Sa do ta ndihmonte ky sistem vendin tonë tregojnë raportet të cilat vazhdimisht shprehin shqetësimet e tyre tek normat e interesit.

Nëse shofim raportin e Bankës Botërore pikërishtë tek normat e larta të interesit shohim shqetësimin e tyre. Poashtu sipas statistikave në vitin 2010 në Kosovë e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre 1363 biznese të cilat po të ndihmoheshin pa kamata të larta siq janë tani e që vetëm probleme sjellin për bizneset vazhdimisht, sigurisht se do të vazhdonin aktivitetin e tyre.

Sa i përket kamatës shumë njerëz akuzojnë Kur’anin se vetëm në te është e ndaluar por, po të shohim me kujdes vërejmë se kamata vazhdimisht ka qenë e urrejtur.

Ndër citatet më të vjetra të shkruara për ndalimin e kamatës dhe cilësimin e saj si vepër të keqe është ajo e kohës së faraonëve, legjislacioni i faraonit Buhures nga familja e njëzet e katërt e faraonëve.

Aristoteli te libri “Politika” ku e gjejm: “…ka arsye të plota pët të përbuzur fajden (interesin), nga fakti që në një rast të tillë fitimet vijnë nga vetë paraja dhe jo nga ajo për të cilën paraja është shpikur. Paraja është future për t’u përdorur në këmbim dhe jo që të rritet gjithnjë e më tepër përmes interesit.”

Kamata poashtu ishte e ndaluar dhe e papranueshme edhe në fenë hebraike, sikundërse edhe në atë të krishterë.

Poashtu edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qasje të tillë.

Në të thuhet: 500. “Kanūja njef uha tė fjeshtė: sa tė dhaēė ké mė dhānė.”, do të thotë ashtu si të ka dhënë (huadhënësi) ashtu duhet t’ia kthesh. Pra, Kanuni nuk e pranon kamatën, nëse dikush huazon diçka, aq ka për të kthyer, s’ka huazime me interes. Ata që e njohin mirë këtë tekst dhe ligjet që përmban ky libër e kanë të qartë qëndrimin që ka ndaj kamatës.

Prandaj shohim se nuk është vetëm Islami ai që e ndalon një gjë të tillë por, është vetëm Islami ai që ka mbetur i pandryshuar.

Poashtu zbulime të shumta që janë bërë në shkencën e ekonomisë vetëm se i kanë treguar mrekullitë Kur’anore dhe asesi nuk e kundërshtojnë atë.

Nëse flasim për menaxhmentin dimë se: sipas ekonomistëve dhe definicioneve të shumta që ka të gjitha të sjellin në një përfundim se “Menaxhimi është arritja e rezultateve përmes njerëzve tjerë” (the naked manager, R.Heller)

All-llahu në Kur’an thotë: “Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët që të shrytezojnë njëri-tjetrin për shërbime” (43:32)

Menaxhmenti modern ka kuptuar se puna ekipore dhe konsultimi ka rëndësi të madhe e sidomos kur stili Japonez i menaxhimit i ndërtuar në këto parime u bë më efektivi në botë. Kur’ani thotë: “…e konsultohu me ta në të gjitha çështjet…” (3:159)

Pra, Islami jo vetwm qw ofron zgjidhje pwr problemet e caktuara ekonomike, por islami ofron sistem ekonomik tw kompletuar dhe tw dwshmuar.

Nuk do të hyjë në detaje tjera në mënyrë që most ë zgjatet shkrimi por, këto ishin shkrutimisht vetëm disa pika ku Islami dhe Kur’ani tregon se ka zgjidhje për qështjet ekonomike.

Dikush që ka njohuri sado minimale për ekonominë nuk thotë se Kur’ani nuk zgjedhë problemin ekonomik.

Eh kjo fjala minimale më kujtoj edhe atë termin që ju e përdornit vazhdimishtë “Islam minimal”, siq duket vazhdimisht thirreshit në njohuritë minimale siq thotë filozofi i njohur Francis Bacon: “Dozat e vogla të filozofisë shpiejnë në ateizëm, por sasitë e mëdha kthejnë tek Zoti.”

(Autori vijon studimet master për menaxhment)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)