26 Prill 2024

Kualitet apo kuantitet në kolegjet private

Shkruar nga Hidajet Ahemeti

Ështe bërë e zakonshme që për çdo vit të hapën kolegje private, me oferta marramendëse për nxënsit që u drejtohen studimeve universitare.

Mirëpo, absurdi më i madh është se gati të gjithë kolegjet private thirren në emer te universitetit, edhe pse dihet se nuk e kane të lejuar nga ministria e arsimit të quhen universitete, bile kohet e fundit nga MASHT-i është bërë thirrje që nëper reklamat e tyre mos të thirren në emër të univeristet se perndryshe mundë të sanksionohen me gjobë.

Dihet se pas luftes ka nje diversitet të kolegjeve private si nga niveli fillorë, universitar dhe pasuniversitar.

Nuk është  jashtë logjikës pse ka nje numer aq të madh të kolegjeve private përkundrazi kjo dëshomon një demokraci në zhvillim, demokraci që respekton drejtën për  arsim, demokraci që bënë shumë për zhvillimet në proceset shkencore por, alogjike është se, pjesa më e madhe e këtyrë kolegjeve nuk i plotsojnë kushtet për të ekzistuar, gjë qe rezulton me mos kualitetin e studimit.

Jemi të vetëdijshëm se, shtylla e zhvillimit ekonomik në çdo demokraci është arsimi, kuptohet një arsim cilësor duke bërë konkurrencë më demokracitë e zhvilluara.

Nga  arsimi cilësor rrjedh zhvillimi ekonomik,politik dhe social në çdo shoqeri.

A kemi studim cilësor në kolegjet private?

Personalisht, e shohë me një skepticizëm shumë të thellë këtë problem dhe rrjedhat apo proceset që janë duke u zhvilluara në këto institucione.Shumica e kolegjeve private nuk plotsojnë kushtet për të ekzistur e leje më për  të funksionuar ashtu siç duhet.

Mendoj se është një dukuri negative sa i perket nivelit të cilsisë së arsimit privat, për çdo shoqeri konkretisht për shoqerinë Kosovare, që si kurrë me parë ka nevojë të avancoj kuadro që do të ndihmojnë në shtetndertimin dhe proceset shumë të rendësishme dhe vendimëtare që do të përballemi në të ardhmen.

Të  quajme studim në  kolegje private, mendoj se është një fyerje për çdo person me logjikë të shendoshë. Keto procese jo frytëdhënse janë duke e percjellur shoqerinë Kosovare  që nga periudha e pasluftes.

Institucionet gjegjëse nuk kanë bërë aq sa duhet për parandalimin e manipulimit të shoqerisë por, në të njëjtën koh kanë stimulur njerëz për vazhdimin e degradimit  të shoqerisë Kosovare me një arsim jo cilsor siç është në kolegjet private.

Nuk jamë i pajtimit që ti mbyllim kolegjet private sepse çdo shtet funksional dhe  demokratik ka mundesi të hapura për çdo individ në përzgjedhjen e mundesive më të mira për studim.

Kritika ime shkon në drejtim të qeverisë konkretisht institucineve gjegjese që bëjnë licencimin dhe akreditimin e kolegjeve private, duke mos  u përfillur në kriteret që ekzistojnë në korrikulumet e tyre.

Siç e ceka me lartë, jamë kunder mbylljes se kolegjeve private sepse diversiteti i universiteve në një shtet tregon një demokraci të zhvillur, mundesi më të mdha në përzgjedhje, konkurrencë më të madhe që si rrjedhojë e kësaj konkurrence, dalin kuadro shumë më të fortë të cilët do të ndihmojnë proceset e rëndësishme politike,ekonomike e sociale, që ka nevojë çdo shoqeri aq më shumë shoqeria Kosovare.

Unë jamë për një reformë radikale dhe kontroll të plotë deri në zbatimin e të gjitha kritereve që ekzistojne në korrikulumin e Up-së, për tu cilsuar dhe vlersuar  në mënyrë të njejtë me Up-në, keto hapa duhet ti nderrmarrë qeveria, për parandalimin e kësaj dukurie shumë shqetsuse dhe prekse për shoqerinë tonë.

Sipas studimeve të bëra është bërë e ditur se në kolegje private studiojnë mbi 20 mijë studentë, me mbi 30 kolegje private, që Kosova renditet e para në rajon.

Jemi të njoftuar se kriteret në kolegjet private dallojnë shumë nga universiteti publik. Flitet, dhe është ekzistenciale sei njejti professor i  cili punon në të dy institucionet, si në atë publik dhe atë privat, me kriter shumë më të ulët në atë privat në vlersimin e studentëve.

Keto atribute që i kanë te mveshura kolegjet private, i bëjnë jo seriozë dhe jo të besushëm nga qytetaret e vendit dhe shumë largë nga të qenit studim cilësor.

Një analizë që kam bërë , nxënsit që iu drejtohen kolegjeve private për studim mundë të përcaktohen në disa shkaqe.

Lirisht mundëm me thanë se, nxënesit të cilët nuk kanë treguar rezulatat të mirë në arsimin parauniversitar, nxënësit të cilët nuk kan munder të pranohen apo studentet të cilët nuk kan munder apo janë përballur me kritere të ashpëra në universitetin publik janë detyruar padashje që të regjistrohen në kolegje private, nga kjo rrjedhë se rreth 70%  e studentëve që janë në  kolegjet privatë, me njëfarë mënyre janë të determinuar nga shumë faktore të jashtëm dhe të mbrendshëm që të jenë aty ku janë.

Dihet se në universitetin publik është duke u instaluar sistemi i Bulonjes, është nën vëzhgim që nga viti 2000. Duke u mbeshtetur në sistemin e Bulonjes, mundë të themë se ka kritere të ashpera, përdallim që në kolegjet private nuk është i instaluar në asnjë nga kolegjet private.

Shembull: Një student në universitetin publik për të fituar kushtin për të kaluar në vitin e dytë duhet të siguroj 42 kredi(Etcs), me rregulla te Bulonjes, që i bie rreth 7 provime, varet prej kredive të lëndeve studimore. Kurse në  kolegjet private kjo nuk ekziston, ndodhë që studenti të mos jepë asnjë provim të vitit të parë,të kaloj në vitin e dytë, dhe të merret me provimet e vitit të dytë.

Personalisht mendoj se ka  një mori arsyjesh se pse kolegjet private bëjnë këto shkelje, apo mos vlerësim professional.

Nese një student në kolegjet private për një vit paguan rreth 1000 euro, qe aty lidhet nje kontratë që është e garantuar në mos’humbjen e vitit të studimit, gjë që deri më tani nuk kam degjuar që një student gjate tërë vitit të studimeve nuk ka dhanë “rezultat” apo ka ngecuar me provime, kurse në universitetin publik është e kunderta, keto gjera ndodhin vetem ne institucionin privat.

Arsyja pse ndodhin keto gjera janë më shumë subjektive, nese do të ndodhte që një student të humb vitin në institucionin privat atëherë vitin tjeter nuk do të këtë të interesuar për të studjuar në atë kolegj, kjo lidhet më shumë me anën subjektive me interesa personale nga pronaret e kolegjeve private.

Të gjitha keto anomali janë duke u instaluar në shoqerine kosovare që nga periudha e pasluftes, që tregon joseriozitet të qasjes së institucioneve qeveritare ndaj ngritjes së cilsisë së arsimimit privat. Duke u nisur nga fakti se në vendet me demokraci të zhvilluar, qeveritë i japin një rol primar  arsimit duke investuar me mijëra euro për ngritjen e cilsisë së arsimit.

Arsyja që më ka  shtyrë që të merrem me analizën e këtij problemi, janë disa raste konkrete. Shembull mund ta marrë vetëm njërin prej tyre: Një ish student i Up-së, gjatë tërë vitit nuk trgoj rezultat në njërin nga fakultet e Up-së gjë që rezultoj me humbjen e vitit si rrjedhoje u detyru të lërë studimet ne Up.

Me njëfare mënyrë jo me vullnetin dhe dëshirën e tij, u regjistru në njërin nga kolegjet private, mos t’ia permendi emrin për të politizuar problemin,u regjistrua në të njejtën lami që ishte në Up.

Në atë kolegj jo që nuk dha rezultat por, nga mesatarja e notes u rendit ndër studentët më të mirë. Ky është indikatori më i mirë i shkallës së cilsisë në institucionet e arsmit privat.

Ky ishte njëri nga shembujt e shumtë që përsonalisht mendoj se, studentët aty nuk studiojnë por, vetëm humbin kohë.Është për keqëardhje për çdo person që vepron me racio të shendoshë.

Për fund mund të themë se jamë munduar sadopak të paraqes ato mangesitë që hasen në shumicen kolegjeve private, qe shoqeria kosovare ballafaqohet nga periudha e pasluftes.

Ky shkrim mund të jetë shumë sentimental, në rendë të parë për pushtetraret, pronaret e kolegjeve private por, në të njëjten koh për studentët që studiojnë apo kan studjuar në kolegjet private por, dashtëm apo nuk dashtëm të pranojmë ky është realiteti  hidhur.

Në fundë mund të përmbledhi me një lutje për pushtetarët ,duke i sugjeruar të jetë sa më vigjilente dhe e kujdeshme që të analizoj mirë këtë problem dhe të merrë masa në ngritjen e cilsisë në këto institucione private, në mënyrë që të përmbyllet ky kapitull i hidhur.

Edhe pse në shikim të parë duke si një  problem shumë i vogel në fakt është një problem kogjo i vështirë dhe me pasoja shumë të mëdha në të ardhmen.

(Autori është filozof dhe politolog)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)