24 Shtator 2021

Kthimi i LDK-së në pushtet, për të shpëtuar ekzistencën e shtetit

Shkruar nga Mentor Barani

Pas një kohe relativisht të qetë, në të cilën u keqkuptua skajshmërish roli i LDK-së si opozitë, kjo parti e cila di të punoj në heshtje, di të punoj pa zhurmë, di si asnjë parti t’i mobilizoj masat e gjëra në të mirë të shtetit, po i jep shenjat e para të ndryshimeve politike në Kosovë, ndryshime për të cilat ky vend aq shumë ka nevojë, ndryshime për të cilat kaq shumë ka pritur.

Ideja për formimin e një grupi ekspertësh, të cilët do t’i ndihmojnë kësaj partie në rrugën e kthimit të shpejt në pushtet, i tronditi gjithë ata të dalldisurit me pushtet.

Dhe më së shumti mediet e klanizuara dhe oborrtare të pushtetit që s’prajnë se shpikuri metoda për të stopuar këtë frymë që paralajmëron kthimin e LDK-së në pushtet, një kthim ky i domosdoshëm për të shpëtuar ekzistencën e shtetit të Kosovës.

U tentua në gjithfarë formash të interpretohet kjo ide, madje me përpjekje qyqare, vetëm nga frika se LDK-ja tanimë e ka seriozisht të bërit opozitë, një opozitë që ja tronditi qysh tani themelet e lëkundura të një qeverisjeje që po numëron ditët.

Ky është një realitet i dukshëm, që s’do koment. LDK-ja e prirur nga një lider i aftë, që di të mobilizoj masat dhe të rikthej besimin, po jep shenjat e para të pranverës së re të demokracisë, në të cilën e keqja do të mbetet një e kaluar dhe Kosova do të kthehet në binare të shëndosha të shtetëndërtimit dhe rrugëtimit të saj drejt integrimeve euro-atlantike.

Tani "Qeveria ne Hije", do t'i rri me "Pushke në faqe", "Qeverisë në mjegull" dhe kështu, Kosova shumë shpejt, mund t’i jep fund qeverisjes së keqe, të cilën e ka instalua viteve të fundit në Kosovë, PDK-ja, me logjikën e një partie që s’bën qeverisje po sundon në shërbim të një klani.

Kjo qeveri, me një mal problemesh dhe në një situatë kaotike brendapërbrenda, tani e tutje, s’do të ketë lehtë të mashtroj një popull të rraskapitur, të shtruar përtokë, sepse përballë ka një “qeveri në hije”, të përgatitur nga një lider që në politikë po del të jetë boksier i kategorisë së rënd dhe di të godas ashtu siç godasin boksierët profesionist.

Kjo lëvizje e fundit e LDK-së, gjithashtu është një lajm i keq sidomos për uturimat (zhurmë për asgjë) e Vetëvendosjes, e cila synoj pa asnjë meritë të marr primatin e opozitës dhe të AAK-së.
 
Ka ardhur koha që përfundimisht skena politike të çmilitarizohet dhe në Kosovë të rikthehet demokracia.

Këtë më së miri mund ta bëj një parti që është krijua në principe demokratike, një parti që i dha demokraci jo vetëm Kosovës, por edhe rajonit, në kohën kur LDK-ja e Ibrahim Rugovës tronditi themelet e komunizmit dhe në këto hapësira shndritën dritëzat e para të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Kështu, qeverisja në hije, apo grupi i ekspertëve, si do ta quajmë, që po krijon LDK-ja, po trondit një pushtet të paaftë me qeverisë ashtu siç duhet me vendin, të paaftë me ndërtua shtet për të gjithë.

 Është koha e LDK-së, e liderit të saj karizmatik, Isa Mustafës, që të merr Kosovën dhe ta shkëput nga kjo e keqe që e ka plandos atë në një gjendje të pashpresë.

Ky është lajm i mirë, për qytetarët e Kosovës, sepse vërtetë po ndodh diçka e pritur, “Qeveria në Hije", po i rri përballë "Qeverisë në mjegull", së cilës i ka humbur rruga kaherë.

Me këtë po dëshmohet se pushteti s’mund të bëj asgjë pa LDK-në, se LDK-ja është prijëse e opozitës dhe në zgjedhjet e ardhshme do të qeverisë me vendin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2021 - Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2021-2025, i ftuar Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)    

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione rishqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj viziton KF “Liria”  dhe me pas KF “Prizreni” . (Stadiumi i Prizrenit, ora 10:30)

- Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili do të mbaj sot konferencë për media. (Te Deponia Ilegale e mbeturinave, afër Tauk Bahçes, ora 14:00 - mediat i presim në udhëkryqin e Tauk Bahçes, te rruga e Bledit, nga ora 13:40)

- Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot mban takim elektorale me strukturat e rinisë së degës së Nismës në Malishevë. (Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, ora 14:00)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj bashkë me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame në Prizren. (Prizren, ora 14:15)

 - Kandidatit të PDK-së për komunën e Prizrenit, Shaqir Totaj shpalos programit për arsim. (Qendra Europa, në Plato, ora 16:00)

- Mbahet dita e dytë e Kongresit të Parë Klinik i Kolegjit te Kirurgëve të Kosovës organizuar në bashkëpunim me Odën e Mjekëve të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 17:00)