18 Qershor 2021

Kritika në shoqërinë Kosovare

Shkruar nga Ali Hertica

Pjesa më e madhe e kritikës sonë shoqërore e bashkëkohore, përfshihet në mënyrë krijuese dhe përparimtare të zhvillimit të shoqërisë sonë.

Natyrisht, kjo kritikë në shumë pikëpamje ende nuk ka depërtuar mjaft thellë dhe me guxim në kundërthënjet e shoqërisë demokrtike të kohës sonë, por është duke u zhvilluar si pjesë përbërëse e aksionit demokratik dhe ka mbetur në pozita shkencore.

Kjo është esenciale për rolin progresiv të kritikës shoqërore.Fakti se kemi të bëjmë  me dukuritë e një kritike e cila ka pikënisje të ndryshme ku vetvetiu hap diskutime rreth diferencave ndërmjet kritikës konstruktive të sajë, rreth rolit të kritikës shoqërore në kushtet demokratike rreth diferencave ndërmjet, kritikës dhe kriticizmit, rreth asaj se ç’është në të vërtetë, kritike e çka nuk është, ku janë kufijët e kritikës shoqërore etj.

Është çështje e kuptimit subjektiv se në ç’formë e vë në rend të ditës këtë temë secili kritik i kritikës sonë shoqërore veç e veç.

Sepse në fund të fundit, të gjitha këto çështje pa marrë parasysh a i vë në rend të ditës punëtori praktik apo punëtori shkencor reduktohen në një çështje themelore , si duhet të jenë qëllimi dhe roli shoqëror i kritikës në kushtet e tashme të zhvillimit të shoqërisë sonë në çfarë formash duhet të afirmohet kritika.

Një pjesë e kritikës sonë shoqërore reagon menjëherë se një çështje e till ku vetvetiu është shtruar në mënyrë të mbrapshtë siqë e kan qeveria sot, d.m.th se kritika nuk ka kufij dhe se nuk mund të caktohet përgjigjja është poashtu e zbrazët.

Nuk ka dyshim se kritikën e dallon prej kritikës para se gjithash pikërisht ajo substance objective, e cila e dallon zbulimin me të vërtetë shkencor prej belbëzimit të dobët dhe eklotik ose prej sharllatantizmit pseudoshkencor siq i kemi disa politikan në kosovë me tituj të tillë ku nuk din ta dalloin artin e vërtetë prej kiçit, e cila e dallon bujarin e vërtetë njerëzor prej moralizmit fariseist.

Sikur të ishte çdo kritikë e mire, e nevojshme dhe krijuse çdo pikturim do të ishet art, çdo trillium do të ishet shkencë, e çdo krijim i kiçit do të ishte i dobishem për shoqërinë.

Prandaj ata që thonë se çdo kritikë është e mire dhe e dobishemë në realitetin tone shoqëror,  e poshtrojnë thellësisht rolin krijus shoqëror të kritikës së vërtetë.

Kritika e vërtetë shoqërore e shkencore është dalluar përherë prej pamfletit demagogjik dhe politikanet kriticist njësoj sikurse dallohet literature e mire prej kiçit.

Për këtë arsye , ,  kritika, , e tillë shoqërore do të hasë përherë në rezistencë pikrisht,  që kritika e vërtetë shoqërore të mund ta kryjë në masë të plotë rolin e vet shoqëror të rëndësishëm dhe të pazëvendsushëm.

Çdo kritikë shoqërore shkencore duhet ta ketë parasysh përherë dhe para së gjithash faktin se shoqëria nuk është thjesht përmbledhës dëshirash subjective të anëtarëve të saj, por marrëdhënie matriale, marrëdhënie e fuqive shoqërore, ku njeriu varet në masën më të madhe prej shkallës së zhvillimit të fuqive prodhuese prej rezultateve që i ka arritur në nënshtrimin e fuqive natyrore ndaj nevojave të veta, njerëzit nuk veprojnë vetëm ashtu si dëshirojnë, por para së gjithash, ashtu si janë të detyruar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)